Blog

Dhoma e Biznesit të Diasporës në partneritet me Shoqatën e Kultivuesve Italianë  dhe me mbështetjen e IOM Albania organizojnë Konferencën “Përfshirja Sociale në Zhvillimin Rural”, që do të mbahet ditën e mërkurë, 29 shtator 2021, ora 09:30-13:00, në Hotel Xheko Imperial, Salla Carlsberg.

Në kuadër të Projektit “Angazhimi i Diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”, Dhoma e Biznesit të Diasporës në partneritet me Shoqatën e Kultivuesve Italianë  dhe me mbështetjen e IOM Albania organizojnë Konferencën “Përfshirja Sociale në Zhvillimin Rural”, që do të mbahet ditën e mërkurë, 29 shtator 2021, ora 09:30-13:00, në Hotel Xheko Imperial, Salla Carlsberg.

Në këtë konferencë do të evidentohen arritjet dhe sfidat që u hasën në zbatimin e këtij projekti si dhe do të referojnë Dr. Elisabeta Katiaj, mentorë e projektit, ekspertët italianë të organizatës partnere në këtë projekt dhe Dr. Ilir Pilku, tematika e të cilëve lidhet me aftësimin profesional i fermerëve si investim i vlefshëm në zhvillimin e qëndrueshëm agrar, zhvillimin bujqësor dhe përfshirjen sociale, dhe fuqizimin e fermerëve.Në konferencë do të sjellin përvojën me këtë projekt edhe dy nga përfituesit e tij, sipërmarrës dhe kultivues të shegës dhe prodhues të vajit të ullirit.Konferenca do të shërbejë edhe për rrjetëzimin mes sipërmarrësve, fermerëve dhe të interesuarve të tjerë në fushën e zhvillimit bujqësor dhe rural.

Post a comment