Blog

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare organizon takimin mujor të rrjetëzimit në dt. 21 tetor 2021, ora 17:00 !

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare organizon takimin mujor të rrjetëzimit online në dt. 21 tetor 2021, ora 17:00 në platformën zoom. Ky takim do të zhvillohet sipas formatit të miratuar ndërkombëtarisht nga sfera e sipërmarrjes, ku konfirmimi nënkupton regjistrimin tuaj në një takim biznesi online.  

Duke ju falenderuar për interesin tuaj në organizatën tonë, mbani parasysh disa udhëzime informative rreth pjesëmarrjes tuaj ne takim.  

 

Çfarë ju pret në ketë takim: 
-        Ju do të njiheni me Bordin Drejtues të DHBD-ës 
-        Do të takoni pronarë biznesesh nga sektorë të ndryshëm të tregut 
-        Do t’ju duhen rreth 100 minuta nga koha juaj 
-        Do t'ju kërkohet të thoni disa fjalë për veten dhe punën tuaj 
-        Sigurohuni që të lidheni të paktën 10 'më herët për të zgjidhur çdo problem teknik që mund të shfaqet. 
 
Gjithashtu, jeni të lutur të mbani në konsideratë si vijon: 
-        Është e domosdoshme t’ju shohim dhe t’ju dëgjojmë prandaj nuk mund të pranojmë vizitorë me kamera të mbyllur  
-        Në shenjë respekti, angazhohemi të gjithë të lidhemi në kohë dhe të qëndrojmë gjatë gjithë zhvillimit të aktivitetit 
 
Për cdo informacion na kontaktoni në mirela.ballguri@adbc.al/info@adbc.al ose në numrin: Cel +355 68 443 6055

Post a comment