Blog

Aeroportet

Aeroporti Nënë Tereza (më para: Aeroporti i Rinasit) në Rinas është aeroporti i kryeqytetit dhe njëkohësisht i vetmi aeroport ndërkombëtar i Shqipërisë për fluturime civile. Nga Rinasi fluturojnë disa avionë të shoqërive të fluturimit drejt destinacioneve të Evropës, dhe prej pikave të tranzitit për në disa qytete të tjera jo evropiane.

 Aeroporti i Kukësit mban emrin e ish presidentit Zajed bin Sultan dhe është një aeroporti i dytë civil në Shqipëri.
Ndërtimi i këtij aeroporti nisi në muajin maj të vitit 2002. Ky aeroport shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 aeroplane. Aeroporti është i pajisur me të gjitha mjetet e kontrollit të hapësirës ajrore.
Funksionalizimi i aeroportit do të bëhet së shpejt pas miratimit të marrëveshjes me koncesionarin e Rinasit sipas ministrit të Transportit. Marrëveshja është ratifikuar nga Këshilli i Ministrave e pritet të ratifikohet në ditët në vijim në parlament.Ky aeroport do të jetë aeroporti i dytë civil në Shqipëri pas Rinasit.për këtë aeroport janë të interesuara 2 kompani “low cost” si RyanAir dhe WIzz Air.

Aerodromi ushtarak i Kuçovës Punimet për ndërtimin e kësaj baze, filluan në vitin 1952. Në vitin 1996 u tentua nga qeveria që ky aeroport të kthehej në civil, por ky projekt nuk u bë për shkak të trazirave të vitit 1997. Futja e ushtrisë shqiptare në NATO filloi të ndryshojë pozitivisht për këtë aerodrom. Është investuar për rikonstruksionin e bazës ajrore. Kjo bazë sot është një nga më të rëndësishme në vend me parametra bashkëkohorë ku mund të ulen avion të çdo lloji dhe mbrohet nga NATO.

Baza ajrore e Gjadrit filloj të ndërtohet duke zgjatur nga viti 1969 deri diku nga mesi i viteve 1970. Veçantia e kësaj baze, është ndërtimi afër malit pranë fshatit Zadrimë, me qëllim që avionët të futeshin në strehim direkt pas uljes. Strehimi përbëhet prej një tuneli rreth 600 metra të gjatë në formë ‘U’-je që mund të strehojë rreth 50 avionë sëbashku me personelin.
Kjo bazë u bë “shtëpia” e Regjimentit të ri 5646 të Gjuatësve, duke përmbledhur fillimisht një Skuadrilje me gjuajtësin “F-6/MiG-19S”.
Më pas, në maj 1976, në bazë erdhën gjashtë trainues të avancuar “FT-5 “ (një version kinez dyvendesh i ardhur nga MiG-17) dhe pak kohë më vonë një Skuadrilje “F-7A/MiG-21F-13”. Kompletimi përfundimtar u bë në 16 tetor 1976, kur një Skuadrilje e terë “F-6/MiG-19S” mbërriti në Gjadër e ardhur nga Kuçova. Pas kësaj, baza cilësohej njësia më e armatosur e Forcave Ajrore Shqiptare. Vitet e fundit të funksionimit njësia u riemërtua Regjimenti 4010 i Gjuajtësve.

Fusha nën administrim
Shtoi Shkodër
Gjirokastë

Fusha jo në administrim
Lulamas Korçë
Akerni Vlorë
Finiq Sarandë
Pluk Lushnje

Support