0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Afati përfundimtar të zbatimit të LIGJIT Nr. 90/2019 “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME” për të gjithë individët dhe personat juridik që zotërojnë prona në territorin e Republikën e Shqipërise, deri më 31.12.2021.

Në zbatim të modulit të shërbimeve që Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ofron, kujtojmë gjithë Diasporën Shqiptare, për afatin në përfundim të zbatimit të LIGJIT Nr. 90/2019 “PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME” për të gjithë individët dhe personat juridik që zotërojnë prona në territorin e Republikën e Shqipërise, deri më 31.12.2021.

 

  1. Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 31 dhjetor 2021 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me vlerën e tregut.
  2. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
  3. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të ekspertit.
  4. Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin:a) bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt ekspertimi, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale, dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi;b) tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.
  5. Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me çmimet minimale fiskale në fuqi, atëherë ky fakt shprehet në formularin që i bashkëlidhet aplikimit të tij për rivlerësim.
  6. Në rastin e parashikuar në pikën 5, të këtij neni, zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin:a) bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi; b) tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.
  7. Në rastet kur pasuria e paluajtshme rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë, si vlerë regjistrimi, në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të fitimit të pronësisë.
  8. Tatimi që paguhet për regjistrimin e këtij rivlerësimi është 3 për qind e bazës së tatueshme, që përcaktohet sipas pikave 4 dhe 6 të këtij neni.
  9. Për rastet e kalimit të së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme, në zbatim të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, të bërë pas rivlerësimit, tatimi llogaritet sipas normave në fuqi mbi fitimin e realizuar, si diferencë e vlerës, në momentin e kalimit të së drejtës së pronësisë, me vlerën e rivlerësuar, për të cilën është paguar tatimi.

 

  1. Personat juridikë, të cilët kanë të regjistruar në pasqyrat e tyre financiare pasuri të paluajtshme me vlerë më të vogël se ajo e tregut, kanë të drejtë të bëjnë, brenda periudhës së zbatimit të këtij ligji, rivlerësimin me vlerën e tregut të këtyre pasurive.
  2. Rivlerësimi me vlerën e tregut bëhet nga ekspertë të pavarur, të licencuar për vlerësimin e pasurisë.
  3. Diferenca ndërmjet vlerës që rezulton nga rivlerësimi, me vlerën kontabël të pasurisë, reflektohet në pasqyrat financiare të vitit 2020.
  4. Personat juridikë, për këtë rivlerësim, paguajnë 5 për qind të diferencës ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, për pasuritë e paluajtshme.

Për qëllime të zbatimit të këtij neni, personi juridik mban një kartelë të pasurisë së paluajtshme, ku evidenton vlerën përkatëse të pasurisë së paluajtshme që nga momenti i njohjes fillestare të aktivit dhe tatimin përkatës, të paguar sipas legjislacionit në fuqi.

Diferenca ndërmjet vlerës së rivlerësimit dhe vlerës kontabël të regjistruar, nuk është objekt amortizimi për qëllime tatimore.

Nxitoni për të përfituar nga ky avantazh fiskal, duke i dhënë vlerën e tregut pasurisë Tuaj dhe duke kursyer në taksim vlera të ardhme në rast shitje.

                                                                                                             Stafi i DHBD mund t’ju asistojë në rast nevoje. 

                                                                                                                               Kontaktoni në [email protected]

 

  www.adbc.al     

 

No Posts Found!