Blog

HISTORI SUKSESI/Anëtari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, distributor ekskluziv i kompanisë “AHT Advanced Heating Technologies International Group” në Zvicër!

Bizneset shqiptare vijojnë me suksese në të gjithë botën e një prej tyre është dhe “AHT Heating Albania-Rcon”. Së fundmi kjo kompani ka fituar të drejtën për të qenë distributori ekskluziv i kompanisë “AHT Advanced Heating Technologies International Group”, me seli në Zvicër.

Administratori i kompanise “AHT” z.Panajot K. Rumi, anëtar i Kryesisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare u shpreh se ky vendim është një zhvillim që u jep mundësi dhe hapësira zhvillimi domethënës për territorin e Ballkanit. Ka qenë grupi zviceran i kompanisë që ka marë vendimin pasi ecuria lokale e kompanisë shqiptare ishte e rëndësishme duke mos u prekur as dhe nga kufizimet e COVID-19, duke e bërë atë një biznes shembull për shumë shtete të tjerë ku operon Grupi AHT. Kompania AHT HEATING ALBANIA operon që nga viti 2017 në Shqipëri dhe është partner i kompanise zviceriane “AHT” ku operon në 78 vende në botë. Te gjitha aktivitetet e grupit nderkombetar “AHT” bazohen në parimin “Permiresim të jetës – Mbrojtje të Mjedisit. Kompania AHT HEATING ALBANIA operon që nga viti 2017 në Shqipëri dhe është partner i Kompanise Zviceriane AHT ku operon në 78 vende në botë, duke prodhuar ngrohje elektrike nën dysheme, e cila është ekonomike, e shpejtë, miqësore ndaj mjedisit dhe i jep arkitektit një lirishmëri të jashtëzakonshme në projektim, duke garantuar dhe një konsum tepër të ulët për investitorin.

Post a comment