Asistencë Juridike

Projektligj i miratuar ne mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 04 shkurt 2015
Projektligj i miratuar ne mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 04 shkurt 2015V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Propozimin e projektligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA  # P R O J E K T L I GJ  PËR  INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e  të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë V E N D O S I: KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1Objekti i ligjit Ky ligj përcakton procedurat dhe rregullat që do të zbatojnë organet shtetërore për shqyrtimin, miratimin dhe mbështetjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, që realizohen në Republikën e Shqipërisë, si dhe shërbimet ndaj investitorit në “dritaren unike”. Neni 2Qëllimi i ligjit Ky ligj synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë të identifikuar prej këtij ligji si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve. Neni 3Përkufizime Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohen: 1. “Investime strategjike”, investimet e kryera në një nga sektorët ekonomikë strategjikë sipas përcaktimeve të këtij ligji. 2. “Sektorë strategjikë”, sektorët ekonomikë të përcaktuar sipas këtij ligji, të cilët konsiderohen nga shteti shqiptar me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit. 3. “Projekti potencial strategjik”, projekti i mundshëm i investimit me impakt strategjik për zhvillimin e vendit dhe me interes publik, i cili klasifikohet si i tillë që nga momenti i nismës për të hartuar projektin nga promovuesi i projektit deri në momentin e përfitimit të statusit “Investim/investitor strategjik”. 4. “Subjekte investuese strategjike”, subjektet investuese të interesuara për zhvillimin dhe realizimin e një investimi të kualifikuar si strategjik, sipas këtij ligji. Subjekte investuese strategjike mund të jenë personat juridikë privatë, vendas dhe të huaj. 5. “Statusi “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë””, statusi i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili u jepet personave juridikë privatë, vendas dhe të huaj, të cilët kërkojnë të realizojnë një projekt investues, të kualifikuar si strategjik nga ky ligj përgjatë të gjitha fazave të ndërtimit, zbatimit të projektit strategjik dhe operimit të investimit/veprës strategjike. 6. “Vlera e investimit”, vlera totale e investuar nga investitori deri në momentin që projekti bëhet operacional. 7. “Procedurë e asistuar”, procedura administrative e parashikuar në këtë ligj, me të cilën administrata publike ndjek, koordinon, asiston, mbikëqyr dhe, sipas rastit, përfaqëson investimin strategjik përgjatë fazave të implementimit të tij. 8. “Procedurë e veçantë”, procedura administrative e parashikuar në këtë ligj, me të cilën jepet mbështetje me rregulla të veçanta për investime strategjike me impakt në ekonomi, punësim, industri, teknologji dhe/ose zhvillim rajonal, me synim lehtësimin dhe përshpejtimin e investimeve. 9. “Komiteti i Investimeve Strategjike”, organi administrativ kolegjial pranë  Këshillit të Ministrave, i përcaktuar në këtë ligj. 10. “Agjent asistues i projektit strategjik dhe/ose investitorit strategjik”, përfaqësuesi i “dritares unike” të shërbimeve ndaj projektit/invesitorit strategjik, i cili është përgjegjes për koordinimin e punës dhe përfaqësimin e saj përkundrejt  investitorit në shërbimet me një ndalesë. 11. “Grupi operacional”, grupi ad hoc i punës, i cili përbëhet nga ekspertë të ministrive të linjës, të fushave në të cilën/at kërkohet të realizohet investimi strategjik për të asistuar dhe mbështetur profesionalisht në ndjekjen e të gjitha procedurave dhe përgatitjen e të gjitha akteve e dokumenteve ligjore, me qëllim përgatitjen, zbatimin, zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik të veçantë. 12. “Agjencia”, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)”. 13. “Risku operacional”, risku i humbjeve si pasojë e dështimeve apo pamjaftueshmërisë së burimeve, proceseve, sistemeve apo rrethanave të tjera të jashtme. 14. “Ferma e madhe bujqësore”, një sasi e konsiderueshme toke bujqësore e shfrytëzueshme për përpunimin intensiv të kulturave bujqësore, që gjeneron impakt në ekonomi dhe punësim, koncepti i së cilës mund të shërbejë si model edhe për ferma të tjera. 15. “Konsolidimi i tokës”, ripërshtatja dhe ristrukturimi i planifikuar i parcelave të tokës dhe i pronësisë së tyre. Kjo mund të përfshijë ndryshimin e formës, pronësisë/regjimit juridik dhe shfrytëzimit të tokës, në çdo kombinim. 16. “Regjistri i investimeve strategjike”, baza e të dhënave për çdo investim strategjik që do të kryhet në Republikën e Shqipërisë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, i cili do të administrohet nga Agjencia. 17. “Memorandum mirëkuptimi”, marrëveshja përgjithësisht jodetyruese, për shërbimet ndaj projektit strategjik dhe investitorit potencial strategjik, në të cilën parashikohen zotimet dhe premtimet e ndërsjella të palëve për përgatitjen, hartimin dhe zbatimin e projektit investues strategjik. 18. “Zona me përparësi zhvillimi”, zonat rajonale dhe/ose lokale të qeverisjes vendore, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, të cilat konsiderohen për mbështetje të posaçme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Neni 4Fusha e veprimit Ky ligj zbatohet për të gjitha investimet strategjike, që përzgjidhen si të tilla në bazë të kritereve e sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe në ata sektorë ekonomikë të përcaktuar shprehimisht nga ky ligj si sektorë të investimeve strategjike. Neni 5Interesi publik  Investimet strategjike, të përcaktuara si të tilla në këtë ligj, konsiderohen me interes publik. Përcaktimi i interesit publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik vlerësohet sipas: a) vlerës së investimit;b) kohës së realizimit të investimit;c) produktivitetit dhe vlerës së shtuar të investimit;ç) hapjes së vendeve të reja të punës;d) prioritetit ekonomik sektorial;dh) zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal;e) zhvillimit apo përmirësimit të kushteve dhe standardeve për prodhimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve; ë) ofrimit të teknologjive të reja për të rritur konkurrueshmërinë dhe efektivitetin e investimit; f) rritjes së nivelit të përgjithshëm të sigurisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve; g) mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit.  Neni 6Shërbime të promovimit dhe të përfaqësimit 1. Për të tërhequr investimet strategjike në Shqipëri, Agjencia mund të zhvillojë apo të blejë shërbime të promovimit. 2. Shteti mund të përfaqësohet në tregjet ndërkombëtare për investimet strategjike edhe nëpërmjet agjentëve ndërkombëtarë të investimeve. Përmes Agjencisë, shteti nënshkruan marrëveshjet e përfaqësimit me agjentët ndërkombëtarë të investimeve, shërbimi i të cilëve do të kompensohet në rast suksesi nga vetë investitorët, përmes formës së tarifës së suksesit. 3. Rregulla më të hollësishme për shërbimet e promovimit dhe përfaqësimit caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 7Parimet e proporcionalitetit dhe përputhshmërisë në funksion të kushteve të veçanta 1. Kushtet e veçanta, stimuluese dhe nxitëse, aplikohen deri në atë shkallë sa të mos shuajnë riskun operacional, duke respektuar parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive në procedura dhe treg. Risku operacional i një investimi të propozuar, vendas apo të huaj, duhet të qëndrojë gjithmonë në anën e investitorit. 2. Kushtet e veçanta, stimuluese dhe nxitëse, aplikohen proporcionalisht, si në raport me vlerën dhe rëndësinë e investimit, ashtu edhe me interesin dhe dobinë publike të investimit të propozuar. KREU IIINVESTIMET STRATEGJIKE DHE KRITERET VLERËSUESE TË PËRZGJEDHJES Neni 8Sektorët strategjikë dhe kriteret për zbatimin e procedurave 1. Sektorë strategjikë, në zbatim dhe për efekt të këtij ligji, konsiderohen: a) Sektori energjetik dhe minerar;b) Sektori “Transport, infrastrukturë e komunikimeve elektronike dhe mbetjet urbane”;c) Sektori “Turizëm (Strukturat turistike)”;ç) Sektori “Bujqësi (Ferma e madhe bujqësore) dhe peshkim”;d) Sektori “Zona ekonomike”;dh) Zona me përparësi zhvillimi. 2. Nënsektorët specifikë brenda sektorëve të përmendur në pikën 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të  Këshillit të Ministrave. 3. Përveç sa parashikohet në pikën 1, të këtij neni, investimet e propozuara për t’u konsideruar strategjike, duhet të përmbushin njëherësh kriteret e përcaktuara, si më poshtë: a) Për sektorin energjetik dhe minerar dhe nënsektorët investimi të jetë: i. i barabartë ose më i madh se 30 000 000 (tridhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”;ii. i barabartë ose më i madh se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. b) Për sektorin “Transport, infrastrukturë e komunikimeve elektronike dhe mbetjet urbane” dhe nënsektorët  investimi të jetë: i. barabartë ose më i madh se 30 000 000 (tridhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”;ii. barabartë ose më i madh  se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e veçantë”. c) Për sektorin “Turizëm” ( Struktura turistike) investimi të jetë: i. i barabartë ose më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) euro, dhe që në të njëjtën kohë krijon, minimalisht, 80 vende të reja pune, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”,ii. i barabartë ose më i madh  se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. ç) Për sektorët “Bujqësi (ndërtimi i modelit të “Fermës së madhe bujqësore”) dhe peshkim” investimi të jetë: i. i barabartë ose më i madh se 3 000 000 (tre milionë) euro, dhe që, në të njëjtën kohë, krijon, minimalisht, 50 vende të reja pune, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”;ii. i barabartë ose më i madh  se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. d) Për sektorin “zona ekonomike”, përfshirë nënsektorët e tij investimi të jetë: i. i barabartë ose më i madh  se 5 000 000 (pesë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”;ii. i barabartë ose më i madh se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.  dh) Për sektorin “Zona me përparësi zhvillimi” investimi të jetë: i. i barabartë ose më i madh se 1 000 000 (një milion) euro, dhe që, në të njëjtën kohë, krijon, minimalisht, 150 vende të reja pune, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”;ii. i barabartë ose më i madh se 10 000 000 (dhjetë milionë) euro dhe që, në të njëjtën kohë, krijon, minimalisht, 600 vende të reja pune, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. 4. Përveç sa parashikohet në pikën 3, të këtij neni, për realizimin e projektit, subjekti investues, për procedurën e asistuar/e veçantë në momentin e aplikimit dhe/ose të kontratës në rastet kur sipas ligjit të aplikueshëm nënshkruhet një e tillë për partneritetin publik privat me shtetin shqiptar, duhet të paraqesë të dhëna financiare të cilat provojnë aftësinë e tij për përmbushjen e garancive financiare për realizimin e investimit, në masën jo më pak se 10% të vlerës së investimit. 5. Këshilli i Ministrave përcakton marzhet e garancisë financiare, rregulla më të hollësishme për to, si dhe natyrën e dokumentacionit provues, që subjekti duhet të paraqesë për të vërtetuar kapacitetin financiar për realizimin e projektit, sipas përcaktimit të pikës 4, të këtij neni. 6. Statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, e përfitojnë edhe investitorët/projektet investuese, për të cilat, pavarësisht se nuk janë parashikuar të realizohen në një nga sektorët e përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, parashikohet që vlerën totale të kapitalit investues të projektit ta kenë të barabartë ose më e madhe se 100 000 000 (njëqind milionë) euro. 7. Këshilli i Ministrave, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, në zbatim të shkronjës “dh”, të pikës 1, të këtij neni, përcakton me vendim rregulla të hollësishme për përcaktimin dhe funksionimin e zonave të cilat do të konsiderohen me përparësi zhvillimi. KREU IIIORGANET DHE STRUKTURAT ADMINISTRATIVE Neni 9Komiteti i Investimeve Strategjike 1. Për zbatimin me sa më efikasitet të këtij ligji, krijohet Komiteti i Investimeve Strategjike, organ administrativ kolegjial pranë Këshillit të të Ministrave, i cili kryesohet nga Kryeministri dhe në përbërje të tij ka këta anëtarë: – Zëvendëskryeministrin;– Ministrin përgjegjës për çështjet e financave;– Ministrin përgjegjës për çështjet e ekonomisë dhe turizmit;– Ministrin përgjegjës për çështjet e infrastrukturës dhe transportit;– Ministrin përgjegjës për çështjet e energjisë dhe industrisë;– Ministrin përgjegjës për çështjet e zhvillimit urban;– Ministrin përgjegjës për çështjet e bujqësisë;– Ministrin përgjegjës për mjedisin;– Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit;– si dhe, rast pas rasti, ministrat përgjegjës, kur çështjet që do të diskutohen në këtë Komitet u përkasin fushave të përgjegjësive që ata mbulojnë. 2. Komiteti i Investimeve Strategjike fton të marrin pjesë në mbledhjet e tij, pa të drejtë vote, drejtues të njësive të qeverisjes vendore, për të dhënë opinionet dhe shprehur mendimet e tyre mbi investimet strategjike që parashikohen të realizohen në zonat e juridiksionit administrativ të tyre. 3. Komiteti i Investimeve Strategjike ka këto përgjegjësi: – Monitoron funksionimin e sistemit të “dritares unike” për shërbimet ndaj investitorit strategjik,– Monitoron performancën e impaktit të investimeve strategjike e të ecurisë së tyre, si dhe miraton programet konkrete për mbështetjen dhe stimujt për investimet strategjike;– Miraton planin e veprimit për masat, procedurat dhe afatet, në lidhje me shërbimet dhe lehtësimin e procedurave për hartimin dhe zbatimin e një projekti investues strategjik, në të cilin përcaktohen angazhime, detyra dhe afate konkrete për institucionet qendrore dhe njësitë e qeverisjes vendore, për të gjitha fazat e realizimit dhe zbatimit të projektit;– Miraton projektet me statusin “projekt me potencial strategjik”. Rregulla me të hollësishme në lidhje me këtë pikë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 4. Komiteti i Investimeve Strategjike miraton, me vendim, rregulloren për mënyrën e funksionimit dhe kompetencat e tij. 5. Rolin e Sekretariatit të Komitetit të Investimeve Strategjike e kryen Agjencia, e cila mundëson të gjithë mbështetjen e nevojshme për mbarëvajtjen e mbledhjeve. Për këtë qëllim, pranë Agjencisë ngrihet sekretariati teknik, përbërja dhe mënyra e funksionimit të të cilit përcaktohen në rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Investimeve Strategjike. Neni 10Organet dhe strukturat e tjera administrative ndihmëse 1. Agjencia, përveç detyrave dhe kompetencave të tjera, që ka në zbatim të ligjit “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”, është struktura administrative kompetente për dhënien e shërbimeve për investitorin në një “dritare unike” për investitorët/projektet të cilat aplikojnë dhe kërkojnë të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. 2. Agjencia është agjenti asistues për projektet potenciale strategjike, investitorët potencialë ose investitorin, me status të miratuar sipas këtij ligji. 3. Agjencia, në rolin e agjentit asistues, në zbatim të detyrave të përcaktuara në këtë ligj, ndjek të gjitha procedurat administrative të parashikuara, që nga momenti i paraqitjes së një kërkese/propozimi investues për përfshirjen në procedurat administrative për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” deri në përfundimin e të gjitha procedurave administrative të parashikuara nga ky ligj, për realizimin e projektit investues. 4. Agjencia analizon paraprakisht profilin e investitorit dhe për këtë qëllim ka të drejtë t’i kërkojë investitorit informacione lidhur me kapacitetin financiar dhe aftësinë e tij për të gjeneruar fonde të mjaftueshme për financimin e investimit, deklaratat financiare, strukturën menaxheriale, pronësinë, pozicionimin në treg, eksperiencat e mëparshme lidhur me fushën e investimit, projekte të ngjashme, si dhe komponentë të tjerë të nevojshëm për të provuar aftësitë e tij investuese dhe potencialin për të qenë investitor strategjik për projektet e investimeve strategjike, sipas përcaktimeve në këtë ligj. 5. Agjencia kryen veprimet përgatitore dhe shërbimet e nevojshme ndaj projektit potencial strategjik dhe investitorit/investitorëve potencialë strategjikë, ofron shërbime analize, vlerësimi, koordinimi informacioni, të konsolidimit të tokës si dhe shërbime përfaqësimi të investitorit tek institucionet/entet/autoritet publike në lidhje me përgatitjen, zbatimin dhe realizimin e një projekti investues strategjik. 6. Pranë Agjencisë krijohet “Regjistri i investimeve strategjike”, i cili është baza e të dhënave për çdo investim strategjik që do të kryhet në Republikën e Shqipërisë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Rregullat e hollësishme për funksionimin, krijimin, administrimin, formatimin, përmbajtjen etj., si dhe procedura për sigurinë e regjistrit miratohen me vendim të  Këshillit të Ministrave. 7. Agjencia raporton pranë Komitetit të Investimeve Strategjike ndjekjen dhe zbatimin e të gjitha detyrave dhe  procedurave  të parashikuara në planin e veprimit që nga momenti i paraqitjes së një propozimi investues për përfshirjen në procedurat administrative për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” deri në përfundimin e të gjitha procedurave administrative të parashikuara nga ky ligj, për realizimin e projektit investues. 8. Grupi operacional i krijuar pranë Agjencisë ka këto detyra: a) Përcakton  procedura të detajuara në lidhje me përgatitjen dhe zbatimin e çdo projekti individual dhe informimin e investitorit dhe institucioneve të interesuara për to;b) Kryen veprime që lidhen me paraqitjen e zhvillimin e projektit dhe që mbështetin kryerjen e investimit strategjik dhe hartimin e një liste masash e dokumentesh që duhet të përmbajë dhe/ose që duhet të merren për të realizuar projektin e investimit strategjik, përmes sistemit të “dritares unike”, me procedurë të përshpejtuar;c) Bën vlerësimin teknik të projektit të investimit strategjik, të potencialit strategjik të tij, të riskut operacional dhe të planit të veprimit për realizimin e këtij projekti. Grupi operacional, rast pas rasti, në varësi të çështjes, kërkon mendim nga Autoriteti i Konkurrencës, njësitë përkatëse të qeverisjes vendore apo agjenci ose institucione të tjera. 9. Ministria përgjegjëse për ekonominë monitoron veprimtarinë e Agjencisë në rolin e “dritares unike”, në kuadër të zbatimit të detyrave funksionale e të ofrimit të shërbimeve për investitorin, të përcaktuara nga ky ligj, si dhe  treguesit e  cilësisë së shërbimeve që kryen Agjencia. 10. Njësia e veçantë në Kryeministri nxit hartimin e politikave dhe programeve të mbështetjes e lehtësuese për investimet/investitorët strategjikë, mbështet agjencinë në rolin e “dritares unike” për zbatimin e planit të veprimit, përmes sistemit të institucioneve dhe të administrimit publik, si dhe evidenton e raporton vonesat dhe pengesat në praktikat burokratike me synim eliminimin e tyre në realizimin e projektit të investimit strategjik dhe krijimin e modeleve të qëndrueshme të veprimit administrativ në zbatim të ligjit.  KREU IVPROCEDURAT PËR INVESTIMET STRATEGJIKE Neni 11Procedurat administrative 1. Procedurat administrative të parashikuara nga ky ligj, referuar investimeve strategjike brenda fushës së veprimit të përcaktuar në nenin 4, të cilat lidhen me përgatitjen, zbatimin, zhvillimin dhe realizimin e një projekti investues strategjik, si dhe me lëshimin e  licencave/lejeve/autorizimeve dhe mendimeve, në zbatim të këtij ligji, janë me prioritet, renditen të para në radhë dhe ndiqen me procedurë të përshpejtuar për të gjitha institucionet/entet/autoritetet publike, shtetërore, të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në këto procedura. 2. Të gjitha institucionet/entet/autoritetet publike shtetërore detyrohen të bashkëpunojnë dhe t’i japin Agjencisë, në rolin e “dritares unike” për ofrimin e shërbimeve ndaj investitorit, me kërkesën e saj, sqarime, informacione dhe dokumentet e nevojshme në lidhje me përgatitjen, zbatimin dhe realizimin e një projekti investues strategjik. Roli, përgjegjësitë dhe detyrat në marrëdhëniet e Agjencisë me këto insititucione, si dhe rregulla më të hollësishme dhe afatet administrative për procedurën me prioritet e të përshpejtuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni  12Paraqitja e projektit dhe dokumentacioni përkatës 1. Subjekti investues i interesuar, në zbatim të këtij ligji, i cili kërkon përfshirjen e projektit investues në procedurat administrative të investimeve strategjike, me qëllim marrjen e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”, apo “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë Agjencisë, duke i bashkëlidhur dokumentacionin e mëposhtëm: a) Planin e biznesit të investimit, planin e financimit të investimit dhe programin e punës për realizimin e projektit/investimit strategjik;b) Vlerësimin e impaktit social dhe ekonomik e strategjik të projektit;c) Listën me të gjitha incentivat dhe kërkesat për mbështetje dhe shërbime që subjekti investues kërkon nga shteti shqiptar për realizimin e projektit investues;ç) Dokumentacionin që provon kapacitetet financiare për realizimin e projektit investues, si mënyrë garancie për zbatimin dhe zhvillimin e projektit në fjalë, sipas kërkesave të nenit 8, të këtij ligji; d) Deklaratën e subjektit investues të interesuar mbi vërtetësinë e të dhënave dhe dokumenteve të paraqitura në dosje; dh) Autorizimin me shkrim nga ana e investitorit, me të cilin autorizohet Agjencia, në rastin e kërkesës për përfshirjen në procedurat administrative për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë” për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme të të dhënave të paraqitura në dosje, si dhe dakordësinë e investitorit për publikimin e detajeve të investimit të propozuar, përveç të dhënave që konsiderohen prej tij si konfidenciale, të cilat nuk mund të bëhen publike apo t’u shfaqen personave të tretë;e)   Mandatpagesën për tarifat e aplikueshme. 2. Rregulla më të hollësishme për dokumentacionin dhe vlerësimin e tij     përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 13Propozimi dhe mbështetja paraprake e një projekti me potencial strategjik 1. Subjekti investues i interesuar, vendas/i huaj, dhe ministri i linjës sipas sektorit të projektit investues, nëpërmjet Agjencisë, kanë të drejtën për të kërkuar përfshirjen e një projekti investues në procedurat administrative të investimeve strategjike, me qëllim marrjen e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” apo “Investim/ investitor strategjik, procedurë e veçantë”. 2. Subjekti investues i interesuar, i cili kërkon përfshirjen në procedurat administrative të investimeve strategjike, me qëllim zhvillimin e një propozimi për projektin potencial strategjik, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë Agjencisë, e cila, pasi vlerëson paraprakisht potencialin strategjik të një projekti, bazuar në nenin 5, të këtij ligji, në rolin e agjentit asistues, asiston subjektin për mbledhjen e informacionit me të dhënat e karakterit teknik, ligjor, administrativ etj., të nevojshme për hartimin, përgatitjen dhe zbatimin e investimit. Neni 14Memorandumi i mirëkuptimit Me qëllim mbështetjen e projektit me potencial strategjik, me propozimin e Agjencisë, Komiteti i Investimeve Strategjike autorizon ministrin/ministrat përgjegjës të fushës dhe/ose agjencinë, për negociimin, lidhjen dhe nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi në të cilin parashikohen  shërbimet, zotimet dhe premtimet e ndërsjella të qeverisë e të investitorit për hartimin, përgatitjen dhe zbatimin e projektit investues strategjik.  Memorandum mirëkuptimi mund të nënshkruhet që në fazën e shprehjes së interesit paraprak dhe të veprimeve përgatitore që zhvillojnë projektin potencial strategjik.  Neni 15Tarifat për shërbimet ndaj investitorit/investimit strategjik 1. Për shërbimet ndaj investitorit/investimit strategjik mund të aplikohen: a) tarifa  e kostove dhe e shërbimit administrativ;b) tarifa e menaxhimit. 2. Këto tarifa, si dhe procedurat për vendosjen, pagesën dhe administrimin e tyre miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 16Shqyrtimi i dosjes së projektit me potencial strategjik dhe miratimi i statusit procedurë e asistuar/e veçantë 1. Agjencia, nëpërmjet grupit operacional, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga data e paraqitjes së plotë të dosjes së projektit për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, verifikon dokumentacionin  e depozituar dhe kryen vlerësimin teknik, financiar e strategjik të projektit me potencial strategjik. 2. Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik sipas fushave të përgjegjësisë, nëse konstaton se dokumentacioni është i paplotë, i kërkon, me shkrim, subjektit investues plotësimin e të gjitha dokumenteve dhe të dhënave të kërkuara. Subjekti investues duhet të plotësojë dokumentacionin brenda një afati 10-ditor nga dita e marrjes së njoftimit. 3. Nëse projekti strategjik dhe aplikimi i investitorit përmbushin kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik sipas fushave të përgjegjësisë, i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike i njoftohet, me shkrim, kërkuesit. 4. Në rastet e zhvillimit të procedurave konkurruese/tenderuese/ koncesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike i njoftohet me shkrim kërkuesit. 5. Komiteti i Investimeve Strategjike, në rast se vendos për mospranimin e kërkesës për përfshirjen e projektit investues në procedurën e asistuar/ veçantë, njofton subjektin investues të interesuar nëpërmjet sekretariatit. Neni 17Përmbajtja e vendimit Vendimi  me anë të të cilit Komiteti i Investimeve Strategjike miraton statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në përmbajtje të tij duhet të parashikojë, gjithashtu, edhe elementet e mëposhtme: – Titullin e projektit investues;– Vlerën e parashikuar të kapitalit që do të investohet;– Emrin e investitorit të interesuar dhe partnerëve të tij;– Llojin e projektit investues;– Vendin/zonën ku do të zhvillohet ky projekt investues;– Afatin për të cilin jepet statusi  “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”.  Neni 18 Rastet e revokimit të vendimit për dhënien e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”  Në rast se përgjatë përgatitjeve, zhvillimit dhe zbatimit të projektit investues strategjik, Komiteti i Investimeve Strategjike konstaton dhe vërteton se në projektin investues ka të dhëna të pavërteta apo ndryshim të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për përfshirjen e këtij projekti në procedurën e asistuar/e veçantë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtën të revokojë vendimin për dhënien e statusit “ Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. Neni 19Shërbimet ndaj investitorit në rastin e procedurës së asistuar Pas marrjes së vendimit për dhënien e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, investitori nëpërmjet “dritares unike” (Agjencia) mund të përfitojë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, shërbime dhe lehtësi të llojit: – kryerje e veprimeve përgatitore, përgatitje e dokumenteve dhe aplikim  administrativ me procedurë të përshpejtuar nga agjenti asistues, përfshirë dokumentet e nevojshme që shoqërojnë aplikimin, kur ato lëshohen nga një organ i administratës shtetërore, me kërkesë të një organi tjetër të administratës shtetërore;– trajtim me prioritet të përgatitjes së dokumentacionit, dhënies së mendimeve apo ndjekjen e procedurave të cilat përfshihen në fushën e veprimtarisë së organeve të administratës shtetërore të përfaqësuar në grupin operacional, për përgatitjen dhe realizimin e investimit strategjik;– konsolidim i tokës;– programe mbështetëse;– mbështetje me infrastrukturë ndihmëse;– vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, sipas legjislacionit në fuqi. Neni 20Shërbimet ndaj investitorit në rastin e procedurës së veçantë Pas marrjes së vendimit për dhënien e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, investitori mund të përfitojë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, përveç sa parashikohet në nenin 19, të këtij ligji, shërbime dhe garanci që kanë të bëjnë me: – shpronësimin e pasurive të paluajtshme, pronë private, për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike;– miratimin nga ana e Kuvendit, kur vlerësohet nga Këshilli i Ministrave,  të kontratave përkatëse të investimit strategjik, me kërkesë të  investitorit strategjik për të rritur sigurinë e marrëdhënies juridike të rregulluar përmes tij dhe shtetit shqiptar.  KREU VPROCEDURA E ASISTUAR Neni 21Marrja e licencave/lejeve/autorizimeve pas përfitimit të statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” 1. Pas miratimit të statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, nga  Komiteti i Investimeve Strategjike, subjekti investues i interesuar paraqet pranë Agjencisë një dosje të plotë, e cila duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet nga legjislacioni sektorial për miratimin e licencave/lejeve/autorizimeve, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet, së bashku me mandatpagesat e tarifave respektive. 2. Agjencia përcjell dosjen e subjektit investues që ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, për marrjen e licencave/lejeve/autorizimeve, pranë institucioneve/enteve/autoriteteve publike, kompetente për lëshimin e këtyre dokumenteve ligjore, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së dosjes. 3. Institucionet/entet/autoritet publike, me marrjen e dokumentacionit nga Agjencia, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune, japin licencat/ lejet/ autorizimet, sipas legjislacionit në fuqi. 4. Përjashtimisht nga sa parashikohet në pikën 4, të këtij neni, për shkaqe të arsyeshme që lidhen me kompleksitetin e licencave/lejeve/autorizimeve, afati shtyhet vetëm një herë, për një periudhë kohe 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune. 5. Institucionet/entet/autoritet publike, nëse konstatojnë se dokumentacioni është i paplotësuar, i kërkojnë subjektit investues, vetëm një herë, me shkrim, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e marrjes së dosjes, plotësimin e të gjithë dokumentacionit dhe të dhënat e kërkuara, duke listuar kërkesat në mënyrë specifike. 6. Subjekti investues, që ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, ka përgjegjësinë për plotësimin me korrektësi dhe vërtetësi të të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për lëshimin e licencave/lejeve/autorizimeve përkatëse, në zbatim të legjislacionit sektorial për miratimin e tyre. KREU VIPROCEDURA E VEÇANTË  Neni 22Marrja e licencave/lejeve/autorizimeve për procedurën e veçantë 1. Pas miratimit të statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë” nga  Komiteti i Investimeve Strategjike, subjekti investues i interesuar paraqet pranë Agjencisë një dosje të plotë, e cila duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që kërkohet nga legjislacioni sektorial për miratimin e licencave/lejeve/autorizimeve, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet, së bashku me mandatpagesat e tarifave respektive. 2. Agjencia ia përcjell dosjen e subjektit investues që ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, për marrjen e licencave/lejeve/autorizimeve, pranë institucioneve/enteve/autoriteteve publike kompetente për lëshimin e këtyre dokumenteve ligjore, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së dosjes. 3. Institucionet/entet/autoritetet publike, me marrjen e dokumentacionit nga Agjencia, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune, japin licencat/lejet/ autorizimet, sipas legjislacionit në fuqi. 4. Përjashtimisht nga sa parashikohet në pikën 3, të këtij neni, për shkaqe të arsyeshme që lidhen me kompleksitetin e licencave/lejeve/autorizimeve, afati shtyhet vetëm një herë. 5. Institucionet/entet/autoritetet publike, nëse konstatojnë se dokumentacioni është i paplotësuar, i kërkojnë vetëm një herë subjektit investues plotësimin e të gjithë dokumentacionit dhe të dhënat e kërkuara. Subjekti investues duhet të plotësojë dokumentacionin brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e marrjes së njoftimit. 6. Subjekti investues, që ka përfituar statusin “Investim/investitor, strategjik, procedurë e veçantë”, ka përgjegjësinë për plotësimin me korrektësi dhe vërtetësi të të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për lëshimin e licencave/lejeve/autorizimeve përkatëse, në zbatim të legjislacionit sektorial për miratimin e tyre. Neni 23Unifikimi i procedurave Nëse për realizimin e një projekti potencial strategjik, procedurë e veçantë, përfshihen disa sektorë dhe nevojitet kryerja  e disa procedurave konkurruese/ tenderuese/koncesionare nga autoritete të ndryshme, Këshilli i Ministrave mund: – të unifikojë projektin e investimit strategjik duke përcaktuar si autoritet kontraktues sektorin me rëndësi më të madhe në investim, në varësi të natyrës së projektit të investimit strategjik;– të bashkojë procedurat për vendimmarrjen për t’u trajtuar nga një autoritet i vetëm kontraktues ose me bashkëfirmosje.  KREU VIIMASA MBËSHTETËSE Neni 24Mbështetja me infrastrukturë ndihmëse  1. Shteti mund të mbështetë me infrastruktura ndihmëse investimin strategjik të miratuar, që shërben për përgatitjen, zbatimin e projektit dhe realizimin e investimit, të tilla si rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion. 2. Ministria përgjegjëse për çështjet e ekonomisë shqyrton dhe verifikon nevojat dhe kërkesat për infrastrukturë ndihmëse, si dhe vlerëson koston e përafërt për realizimin e saj, kosto kjo e cila nuk duhet të jetë disproporcionalisht e lartë, në raport me vlerën dhe rëndësinë e projektit investues strategjik. 3. Mbështetja me infrastrukturë ndihmëse miratohet me vendim nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe i njoftohet, me shkrim, investitorit. 4. Autoritetet/entet publike kompetente për realizimin e këtyre punëve dhe shërbimeve marrin menjëherë të gjitha masat dhe ndjekin të gjitha procedurat e nevojshme organizative dhe operacionale për identifikimin dhe plotësimin me prioritet të kërkesave infrastrukturore në fjalë, në mbështetje të investimit strategjik të miratuar. Neni 25Përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore për realizimin e investimeve strategjike 1. Në dispozicion të zhvillimit dhe realizimit të projekteve investuese strategjike, sipas këtij ligji mund të vihen trojet, pyjet, tokat bujqësore si dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar. 2. Mënyra dhe forma e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave, për aq sa nuk përcaktohet ndryshe në këtë ligj dhe ligjet e tjera sektoriale në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Neni 26Shpronësimet për interes publik 1. Për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, të cilat kanë përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, si dhe të punëve dhe shërbimeve mbështetëse infrastrukturore, lejohet shpronësimi, për interes publik, i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, sipas rregullimeve në legjislacionin e aplikueshëm për shpronësimin për interes publik, nëse investitori nuk ka mundur ta zgjidhë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me marrëveshje me pronarin e pasurisë së paluajtshme, mbasi janë kryer më parë përpjekjet përmes instrumenteve të lehtësimit të aksesit në tokë nga investitori dhe ose ristrehimit nga shteti. Mënyra e dokumentimit të marrëveshjes ose mosmarrëveshjes me pronarin e pasurisë së paluajtshme dhe afati kohor për fillimin/përfshirjen e shtetit në procedurat e shpronësimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 2. Shpronësimi, për interes publik, i pasurive të paluajtshme, pronë private, realizohet në përputhje me procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për shpronësimet për interes publik. 3. Kompensimi financiar që nevojitet për realizimin e shpronësimeve mbulohet nga subjekti që ka paraqitur kërkesën për shpronësim. 4. Shpronësimi për interes publik, i pasurive të paluajtshme, pronë private, në zbatim të këtij ligji, nuk lejohet për shpronësimin e pasurive të paluajtshme në pronësi të investitorëve strategjikë të tjerë, që kanë realizuar investimin e tyre në një periudhë  kohore të mëhershme. Neni 27E drejta e përdorimit të brigjeve Lejimi i përdorimit të brigjeve të detit, liqeneve, lumenjve dhe shtretërve të tyre, si dhe zonave përkatëse në funksion të realizimit të një projekti investues strategjik miratohet me vendim të veçantë nga Këshilli i Ministrave, me propozim nga Komiteti i Investimeve Strategjike, pas marrjes së mendimit paraprak nga institucionet, kompetencat e të cilave shtrihen në këto zona. Neni 28Pjesëmarrja e shtetit në një investim strategjik Shteti mund të jetë bashkëpjesëmarrës në investime strategjike, në rolin e zhvilluesit të projektit, zonës apo formave të tjera, sipas rregullave dhe përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.. Organizimi i pjesëmarrjes dhe forma përcaktohen me vendim të  Këshillit të Ministrave. Neni 29Fondi i Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike 1. Në funksion të mbështetjes shtetërore për realizimin e investimit, krijohet Fondi i Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. 2. Mënyra e krijimit, funksionimit dhe administrimit të këtij Fondi me qëllim vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore, në pronësi të institucioneve qendrore apo të njësive të qeverisjes vendore, miratohet me vendim të  Këshillit të Ministrave. Neni 30Masat administrative dhe disiplinore për mospërmbushjen e detyrave Veprimi ose mosveprimi nga nëpunësi publik apo punonjësi, në kundërshtim me nenin 9, të këtij ligji, konsiderohet mospërmbushje e rëndë e detyrës  dhe përbën shkak për fillimin e procedurës disiplinore, sipas përcaktimeve të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, ose Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë. Agjencia i propozon organit administrativ përgjegjës marrjen e masave disiplinore ndaj personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil. Neni 31Kundërvajtjet administrative 1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë: a) Mospërmbushja e detyrimit të parashikuar në pikën 2, të nenit 11, dënohet me gjobë nga 5 0 000 deri në 500  000 lekë.b) Mosrespektimi i afateve të parashikuara në pikën 3, të nenit 21, dhe në pikën 3, të nenit 22, dënohet me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. 2. Autoriteti kompetent për vendosjen e gjobës është Agjencia. 3. Procedura e konstatimit, vendosjes, ankimimit dhe ekzekutimit të gjobës bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative. KREU VIIIDISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 32Zbatimi i dispozitave 1. Ky ligj zbatohet për investimet strategjike, për të cilat parashikohet të realizohen rishtazi në Republikën e Shqipërisë, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilat konsiderohen “investime të reja”, por edhe për ato investime strategjike të cilat janë në proces të zhvillimit të tyre dhe për të cilat nuk është nënshkruar ende një kontratë ndërmjet institucionit/entit/autoritetit publik dhe investitorit strategjik. 2. Ky ligj zbatohet, gjithashtu, edhe për ato investime strategjike, për të cilat është nënshkruar një kontratë para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që klasifikohen investime strategjike, në kuptim të këtij ligji, me qëllim realizimin dhe konkretizimin e tyre. Dispozitat e përcaktuara në kreun VII, të këtij ligji, “Masa mbështetëse”, nuk aplikohen për kontratat e investimeve të nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Neni 33Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit Këshilli i Ministrave miraton aktet nënligjore në zbatim të pikës 3, të nenit 6; të pikave 2, 5 dhe 7, të nenit 8; të pikës 3, të nenit 9; të pikës 6, të nenit 10; të pikës 2, të nenit 11; të pikës 2, të nenit 12; të pikës 2, të nenit 15;  të pikës 1, të nenit 26; dhe të neneve 28 e 29, pika 2, të këtij ligji. Aktet nënligjore në zbatim të pikave 2, 5 e 7, të nenit 8; të pikës 3, të nenit 9; të pikës 6, të nenit 10; të pikës 2, të nenit 11; të pikës 2, të nenit 12; të pikës 2, të nenit 15; nxirren brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Neni 34Afati përfundimtar i paraqitjes së kërkesave Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, është data 31 dhjetor 2018. Neni 35Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj  pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E T A R I ILIR META *** V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË” Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Propozimin e projektligjit “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMA  # P R O J E K T L I GJ  PËR  INVESTIMET STRATEGJIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e  të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë V E N D O S I: KREU IDISPOZITA TË PËRGJITHSHME Neni 1Objekti i ligjit Ky ligj përcakton procedurat dhe rregullat që do të zbatojnë organet shtetërore për shqyrtimin, miratimin dhe mbështetjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, që realizohen në Republikën e Shqipërisë, si dhe shërbimet ndaj investitorit në “dritaren unike”. Neni 2Qëllimi i ligjit Ky ligj synon nxitjen dhe tërheqjen e investimeve strategjike, vendase dhe të huaja, në sektorët e ekonomisë të identifikuar prej këtij ligji si sektorë strategjikë, nëpërmjet vendosjes së procedurave të posaçme administrative favorizuese, lehtësuese apo përshpejtuese të mbështetjes e të shërbimeve ndaj investitorëve. Neni 3Përkufizime Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptohen: 19. “Investime strategjike”, investimet e kryera në një nga sektorët ekonomikë strategjikë sipas përcaktimeve të këtij ligji. 20. “Sektorë strategjikë”, sektorët ekonomikë të përcaktuar sipas këtij ligji, të cilët konsiderohen nga shteti shqiptar me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit. 21. “Projekti potencial strategjik”, projekti i mundshëm i investimit me impakt strategjik për zhvillimin e vendit dhe me interes publik, i cili klasifikohet si i tillë që nga momenti i nismës për të hartuar projektin nga promovuesi i projektit deri në momentin e përfitimit të statusit “Investim/investitor strategjik”. 22. “Subjekte investuese strategjike”, subjektet investuese të interesuara për zhvillimin dhe realizimin e një investimi të kualifikuar si strategjik, sipas këtij ligji. Subjekte investuese strategjike mund të jenë personat juridikë privatë, vendas dhe të huaj. 23. “Statusi “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë””, statusi i miratuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i cili u jepet personave juridikë privatë, vendas dhe të huaj, të cilët kërkojnë të realizojnë një projekt investues, të kualifikuar si strategjik nga ky ligj përgjatë të gjitha fazave të ndërtimit, zbatimit të projektit strategjik dhe operimit të investimit/veprës strategjike. 24. “Vlera e investimit”, vlera totale e investuar nga investitori deri në momentin që projekti bëhet operacional. 25. “Procedurë e asistuar”, procedura administrative e parashikuar në këtë ligj, me të cilën administrata publike ndjek, koordinon, asiston, mbikëqyr dhe, sipas rastit, përfaqëson investimin strategjik përgjatë fazave të implementimit të tij. 26. “Procedurë e veçantë”, procedura administrative e parashikuar në këtë ligj, me të cilën jepet mbështetje me rregulla të veçanta për investime strategjike me impakt në ekonomi, punësim, industri, teknologji dhe/ose zhvillim rajonal, me synim lehtësimin dhe përshpejtimin e investimeve. 27. “Komiteti i Investimeve Strategjike”, organi administrativ kolegjial pranë  Këshillit të Ministrave, i përcaktuar në këtë ligj. 28. “Agjent asistues i projektit strategjik dhe/ose investitorit strategjik”, përfaqësuesi i “dritares unike” të shërbimeve ndaj projektit/invesitorit strategjik, i cili është përgjegjes për koordinimin e punës dhe përfaqësimin e saj përkundrejt  investitorit në shërbimet me një ndalesë. 29. “Grupi operacional”, grupi ad hoc i punës, i cili përbëhet nga ekspertë të ministrive të linjës, të fushave në të cilën/at kërkohet të realizohet investimi strategjik për të asistuar dhe mbështetur profesionalisht në ndjekjen e të gjitha procedurave dhe përgatitjen e të gjitha akteve e dokumenteve ligjore, me qëllim përgatitjen, zbatimin, zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik të veçantë. 30. “Agjencia”, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA)”. 31. “Risku operacional”, risku i humbjeve si pasojë e dështimeve apo pamjaftueshmërisë së burimeve, proceseve, sistemeve apo rrethanave të tjera të jashtme. 32. “Ferma e madhe bujqësore”, një sasi e konsiderueshme toke bujqësore e shfrytëzueshme për përpunimin intensiv të kulturave bujqësore, që gjeneron impakt në ekonomi dhe punësim, koncepti i së cilës mund të shërbejë si model edhe për ferma të tjera. 33. “Konsolidimi i tokës”, ripërshtatja dhe ristrukturimi i planifikuar i parcelave të tokës dhe i pronësisë së tyre. Kjo mund të përfshijë ndryshimin e formës, pronësisë/regjimit juridik dhe shfrytëzimit të tokës, në çdo kombinim. 34. “Regjistri i investimeve strategjike”, baza e të dhënave për çdo investim strategjik që do të kryhet në Republikën e Shqipërisë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, i cili do të administrohet nga Agjencia.  35. “Memorandum mirëkuptimi”, marrëveshja përgjithësisht jodetyruese, për shërbimet ndaj projektit strategjik dhe investitorit potencial strategjik, në të cilën parashikohen zotimet dhe premtimet e ndërsjella të palëve për përgatitjen, hartimin dhe zbatimin e projektit investues strategjik. 36. “Zona me përparësi zhvillimi”, zonat rajonale dhe/ose lokale të qeverisjes vendore, të përcaktuara si të tilla me vendim të Këshillit të Ministrave, të cilat konsiderohen për mbështetje të posaçme për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe punësimin. Neni 4Fusha e veprimit Ky ligj zbatohet për të gjitha investimet strategjike, që përzgjidhen si të tilla në bazë të kritereve e sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj dhe në ata sektorë ekonomikë të përcaktuar shprehimisht nga ky ligj si sektorë të investimeve strategjike. Neni 5Interesi publik  Investimet strategjike, të përcaktuara si të tilla në këtë ligj, konsiderohen me interes publik. Përcaktimi i interesit publik në përzgjedhjen e një investimi strategjik vlerësohet sipas: d) vlerës së investimit;e) kohës së realizimit të investimit;f) produktivitetit dhe vlerës së shtuar të investimit;ç) hapjes së vendeve të reja të punës;d) prioritetit ekonomik sektorial;dh) zhvillimit ekonomik rajonal dhe lokal;e) zhvillimit apo përmirësimit të kushteve dhe standardeve për prodhimin e mallrave dhe ofrimin e shërbimeve; ë) ofrimit të teknologjive të reja për të rritur konkurrueshmërinë dhe efektivitetin e investimit; f) rritjes së nivelit të përgjithshëm të sigurisë dhe cilësisë së jetës së qytetarëve; g) mbrojtjes së mjedisit dhe konsumatorit.  Neni 6Shërbime të promovimit dhe të përfaqësimit 4. Për të tërhequr investimet strategjike në Shqipëri, Agjencia mund të zhvillojë apo të blejë shërbime të promovimit. 5. Shteti mund të përfaqësohet në tregjet ndërkombëtare për investimet strategjike edhe nëpërmjet agjentëve ndërkombëtarë të investimeve. Përmes Agjencisë, shteti nënshkruan marrëveshjet e përfaqësimit me agjentët ndërkombëtarë të investimeve, shërbimi i të cilëve do të kompensohet në rast suksesi nga vetë investitorët, përmes formës së tarifës së suksesit. 6. Rregulla më të hollësishme për shërbimet e promovimit dhe përfaqësimit caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 7Parimet e proporcionalitetit dhe përputhshmërisë në funksion të kushteve të veçanta 3. Kushtet e veçanta, stimuluese dhe nxitëse, aplikohen deri në atë shkallë sa të mos shuajnë riskun operacional, duke respektuar parimet e konkurrencës së lirë dhe efektive në procedura dhe treg. Risku operacional i një investimi të propozuar, vendas apo të huaj, duhet të qëndrojë gjithmonë në anën e investitorit. 4. Kushtet e veçanta, stimuluese dhe nxitëse, aplikohen proporcionalisht, si në raport me vlerën dhe rëndësinë e investimit, ashtu edhe me interesin dhe dobinë publike të investimit të propozuar. KREU IIINVESTIMET STRATEGJIKE DHE KRITERET VLERËSUESE TË PËRZGJEDHJES Neni 8Sektorët strategjikë dhe kriteret për zbatimin e procedurave 5. Sektorë strategjikë, në zbatim dhe për efekt të këtij ligji, konsiderohen: e) Sektori energjetik dhe minerar;f) Sektori “Transport, infrastrukturë e komunikimeve elektronike dhe mbetjet urbane”;g) Sektori “Turizëm (Strukturat turistike)”;ç) Sektori “Bujqësi (Ferma e madhe bujqësore) dhe peshkim”;h) Sektori “Zona ekonomike”;dh) Zona me përparësi zhvillimi. 6. Nënsektorët specifikë brenda sektorëve të përmendur në pikën 1, të këtij neni, përcaktohen me vendim të  Këshillit të Ministrave. 7. Përveç sa parashikohet në pikën 1, të këtij neni, investimet e propozuara për t’u konsideruar strategjike, duhet të përmbushin njëherësh kriteret e përcaktuara, si më poshtë: e) Për sektorin energjetik dhe minerar dhe nënsektorët investimi të jetë: iii. i barabartë ose më i madh se 30 000 000 (tridhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”;iv. i barabartë ose më i madh se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. f) Për sektorin “Transport, infrastrukturë e komunikimeve elektronike dhe mbetjet urbane” dhe nënsektorët  investimi të jetë: iii. barabartë ose më i madh se 30 000 000 (tridhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”;iv. barabartë ose më i madh  se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e veçantë”. g) Për sektorin “Turizëm” ( Struktura turistike) investimi të jetë: iii. i barabartë ose më i madh se 5 000 000 (pesë milionë) euro, dhe që në të njëjtën kohë krijon, minimalisht, 80 vende të reja pune, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”,iv. i barabartë ose më i madh  se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. ç) Për sektorët “Bujqësi (ndërtimi i modelit të “Fermës së madhe bujqësore”) dhe peshkim” investimi të jetë: iii. i barabartë ose më i madh se 3 000 000 (tre milionë) euro, dhe që, në të njëjtën kohë, krijon, minimalisht, 50 vende të reja pune, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”;iv. i barabartë ose më i madh  se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. h) Për sektorin “zona ekonomike”, përfshirë nënsektorët e tij investimi të jetë: iii. i barabartë ose më i madh  se 5 000 000 (pesë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”;iv. i barabartë ose më i madh se 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) euro, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”.  dh) Për sektorin “Zona me përparësi zhvillimi” investimi të jetë: iii. i barabartë ose më i madh se 1 000 000 (një milion) euro, dhe që, në të njëjtën kohë, krijon, minimalisht, 150 vende të reja pune, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”;iv. i barabartë ose më i madh se 10 000 000 (dhjetë milionë) euro dhe që, në të njëjtën kohë, krijon, minimalisht, 600 vende të reja pune, për investitorët/projektet që do të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”. 8. Përveç sa parashikohet në pikën 3, të këtij neni, për realizimin e projektit, subjekti investues, për procedurën e asistuar/e veçantë në momentin e aplikimit dhe/ose të kontratës në rastet kur sipas ligjit të aplikueshëm nënshkruhet një e tillë për partneritetin publik privat me shtetin shqiptar, duhet të paraqesë të dhëna financiare të cilat provojnë aftësinë e tij për përmbushjen e garancive financiare për realizimin e investimit, në masën jo më pak se 10% të vlerës së investimit. 5. Këshilli i Ministrave përcakton marzhet e garancisë financiare, rregulla më të hollësishme për to, si dhe natyrën e dokumentacionit provues, që subjekti duhet të paraqesë për të vërtetuar kapacitetin financiar për realizimin e projektit, sipas përcaktimit të pikës 4, të këtij neni. 6. Statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, e përfitojnë edhe investitorët/projektet investuese, për të cilat, pavarësisht se nuk janë parashikuar të realizohen në një nga sektorët e përcaktuar në pikën 1, të këtij neni, parashikohet që vlerën totale të kapitalit investues të projektit ta kenë të barabartë ose më e madhe se 100 000 000 (njëqind milionë) euro. 7. Këshilli i Ministrave, brenda 90 (nëntëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, në zbatim të shkronjës “dh”, të pikës 1, të këtij neni, përcakton me vendim rregulla të hollësishme për përcaktimin dhe funksionimin e zonave të cilat do të konsiderohen me përparësi zhvillimi. KREU IIIORGANET DHE STRUKTURAT ADMINISTRATIVE Neni 9Komiteti i Investimeve Strategjike 6. Për zbatimin me sa më efikasitet të këtij ligji, krijohet Komiteti i Investimeve Strategjike, organ administrativ kolegjial pranë Këshillit të të Ministrave, i cili kryesohet nga Kryeministri dhe në përbërje të tij ka këta anëtarë: – Zëvendëskryeministrin;– Ministrin përgjegjës për çështjet e financave;– Ministrin përgjegjës për çështjet e ekonomisë dhe turizmit;– Ministrin përgjegjës për çështjet e infrastrukturës dhe transportit;– Ministrin përgjegjës për çështjet e energjisë dhe industrisë;– Ministrin përgjegjës për çështjet e zhvillimit urban;– Ministrin përgjegjës për çështjet e bujqësisë;– Ministrin përgjegjës për mjedisin;– Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit;– si dhe, rast pas rasti, ministrat përgjegjës, kur çështjet që do të diskutohen në këtë Komitet u përkasin fushave të përgjegjësive që ata mbulojnë. 7. Komiteti i Investimeve Strategjike fton të marrin pjesë në mbledhjet e tij, pa të drejtë vote, drejtues të njësive të qeverisjes vendore, për të dhënë opinionet dhe shprehur mendimet e tyre mbi investimet strategjike që parashikohen të realizohen në zonat e juridiksionit administrativ të tyre. 8. Komiteti i Investimeve Strategjike ka këto përgjegjësi: – Monitoron funksionimin e sistemit të “dritares unike” për shërbimet ndaj investitorit strategjik,– Monitoron performancën e impaktit të investimeve strategjike e të ecurisë së tyre, si dhe miraton programet konkrete për mbështetjen dhe stimujt për investimet strategjike;– Miraton planin e veprimit për masat, procedurat dhe afatet, në lidhje me shërbimet dhe lehtësimin e procedurave për hartimin dhe zbatimin e një projekti investues strategjik, në të cilin përcaktohen angazhime, detyra dhe afate konkrete për institucionet qendrore dhe njësitë e qeverisjes vendore, për të gjitha fazat e realizimit dhe zbatimit të projektit;– Miraton projektet me statusin “projekt me potencial strategjik”. Rregulla me të hollësishme në lidhje me këtë pikë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. 9. Komiteti i Investimeve Strategjike miraton, me vendim, rregulloren për mënyrën e funksionimit dhe kompetencat e tij. 10. Rolin e Sekretariatit të Komitetit të Investimeve Strategjike e kryen Agjencia, e cila mundëson të gjithë mbështetjen e nevojshme për mbarëvajtjen e mbledhjeve. Për këtë qëllim, pranë Agjencisë ngrihet sekretariati teknik, përbërja dhe mënyra e funksionimit të të cilit përcaktohen në rregulloren për organizimin dhe funksionimin e Komitetit të Investimeve Strategjike. Neni 10Organet dhe strukturat e tjera administrative ndihmëse 11. Agjencia, përveç detyrave dhe kompetencave të tjera, që ka në zbatim të ligjit “Për krijimin, mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve”, është struktura administrative kompetente për dhënien e shërbimeve për investitorin në një “dritare unike” për investitorët/projektet të cilat aplikojnë dhe kërkojnë të përfitojnë statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. 12. Agjencia është agjenti asistues për projektet potenciale strategjike, investitorët potencialë ose investitorin, me status të miratuar sipas këtij ligji. 13. Agjencia, në rolin e agjentit asistues, në zbatim të detyrave të përcaktuara në këtë ligj, ndjek të gjitha procedurat administrative të parashikuara, që nga momenti i paraqitjes së një kërkese/propozimi investues për përfshirjen në procedurat administrative për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” deri në përfundimin e të gjitha procedurave administrative të parashikuara nga ky ligj, për realizimin e projektit investues. 14. Agjencia analizon paraprakisht profilin e investitorit dhe për këtë qëllim ka të drejtë t’i kërkojë investitorit informacione lidhur me kapacitetin financiar dhe aftësinë e tij për të gjeneruar fonde të mjaftueshme për financimin e investimit, deklaratat financiare, strukturën menaxheriale, pronësinë, pozicionimin në treg, eksperiencat e mëparshme lidhur me fushën e investimit, projekte të ngjashme, si dhe komponentë të tjerë të nevojshëm për të provuar aftësitë e tij investuese dhe potencialin për të qenë investitor strategjik për projektet e investimeve strategjike, sipas përcaktimeve në këtë ligj. 15. Agjencia kryen veprimet përgatitore dhe shërbimet e nevojshme ndaj projektit potencial strategjik dhe investitorit/investitorëve potencialë strategjikë, ofron shërbime analize, vlerësimi, koordinimi informacioni, të konsolidimit të tokës si dhe shërbime përfaqësimi të investitorit tek institucionet/entet/autoritet publike në lidhje me përgatitjen, zbatimin dhe realizimin e një projekti investues strategjik. 16. Pranë Agjencisë krijohet “Regjistri i investimeve strategjike”, i cili është baza e të dhënave për çdo investim strategjik që do të kryhet në Republikën e Shqipërisë pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Rregullat e hollësishme për funksionimin, krijimin, administrimin, formatimin, përmbajtjen etj., si dhe procedura për sigurinë e regjistrit miratohen me vendim të  Këshillit të Ministrave. 17. Agjencia raporton pranë Komitetit të Investimeve Strategjike ndjekjen dhe zbatimin e të gjitha detyrave dhe  procedurave  të parashikuara në planin e veprimit që nga momenti i paraqitjes së një propozimi investues për përfshirjen në procedurat administrative për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” deri në përfundimin e të gjitha procedurave administrative të parashikuara nga ky ligj, për realizimin e projektit investues. 18. Grupi operacional i krijuar pranë Agjencisë ka këto detyra: d) Përcakton  procedura të detajuara në lidhje me përgatitjen dhe zbatimin e çdo projekti individual dhe informimin e investitorit dhe institucioneve të interesuara për to;e) Kryen veprime që lidhen me paraqitjen e zhvillimin e projektit dhe që mbështetin kryerjen e investimit strategjik dhe hartimin e një liste masash e dokumentesh që duhet të përmbajë dhe/ose që duhet të merren për të realizuar projektin e investimit strategjik, përmes sistemit të “dritares unike”, me procedurë të përshpejtuar;f) Bën vlerësimin teknik të projektit të investimit strategjik, të potencialit strategjik të tij, të riskut operacional dhe të planit të veprimit për realizimin e këtij projekti. Grupi operacional, rast pas rasti, në varësi të çështjes, kërkon mendim nga Autoriteti i Konkurrencës, njësitë përkatëse të qeverisjes vendore apo agjenci ose institucione të tjera. 19. Ministria përgjegjëse për ekonominë monitoron veprimtarinë e Agjencisë në rolin e “dritares unike”, në kuadër të zbatimit të detyrave funksionale e të ofrimit të shërbimeve për investitorin, të përcaktuara nga ky ligj, si dhe  treguesit e  cilësisë së shërbimeve që kryen Agjencia. 20. Njësia e veçantë në Kryeministri nxit hartimin e politikave dhe programeve të mbështetjes e lehtësuese për investimet/investitorët strategjikë, mbështet agjencinë në rolin e “dritares unike” për zbatimin e planit të veprimit, përmes sistemit të institucioneve dhe të administrimit publik, si dhe evidenton e raporton vonesat dhe pengesat në praktikat burokratike me synim eliminimin e tyre në realizimin e projektit të investimit strategjik dhe krijimin e modeleve të qëndrueshme të veprimit administrativ në zbatim të ligjit. KREU IVPROCEDURAT PËR INVESTIMET STRATEGJIKE Neni 11Procedurat administrative 1. Procedurat administrative të parashikuara nga ky ligj, referuar investimeve strategjike brenda fushës së veprimit të përcaktuar në nenin 4, të cilat lidhen me përgatitjen, zbatimin, zhvillimin dhe realizimin e një projekti investues strategjik, si dhe me lëshimin e  licencave/lejeve/autorizimeve dhe mendimeve, në zbatim të këtij ligji, janë me prioritet, renditen të para në radhë dhe ndiqen me procedurë të përshpejtuar për të gjitha institucionet/entet/autoritetet publike, shtetërore, të përfshira në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në këto procedura. 2. Të gjitha institucionet/entet/autoritetet publike shtetërore detyrohen të bashkëpunojnë dhe t’i japin Agjencisë, në rolin e “dritares unike” për ofrimin e shërbimeve ndaj investitorit, me kërkesën e saj, sqarime, informacione dhe dokumentet e nevojshme në lidhje me përgatitjen, zbatimin dhe realizimin e një projekti investues strategjik. Roli, përgjegjësitë dhe detyrat në marrëdhëniet e Agjencisë me këto insititucione, si dhe rregulla më të hollësishme dhe afatet administrative për procedurën me prioritet e të përshpejtuar përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni  12Paraqitja e projektit dhe dokumentacioni përkatës 1. Subjekti investues i interesuar, në zbatim të këtij ligji, i cili kërkon përfshirjen e projektit investues në procedurat administrative të investimeve strategjike, me qëllim marrjen e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar”, apo “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë Agjencisë, duke i bashkëlidhur dokumentacionin e mëposhtëm: a) Planin e biznesit të investimit, planin e financimit të investimit dhe programin e punës për realizimin e projektit/investimit strategjik;b) Vlerësimin e impaktit social dhe ekonomik e strategjik të projektit;c) Listën me të gjitha incentivat dhe kërkesat për mbështetje dhe shërbime që subjekti investues kërkon nga shteti shqiptar për realizimin e projektit investues;ç) Dokumentacionin që provon kapacitetet financiare për realizimin e projektit investues, si mënyrë garancie për zbatimin dhe zhvillimin e projektit në fjalë, sipas kërkesave të nenit 8, të këtij ligji; d) Deklaratën e subjektit investues të interesuar mbi vërtetësinë e të dhënave dhe dokumenteve të paraqitura në dosje; dh) Autorizimin me shkrim nga ana e investitorit, me të cilin autorizohet Agjencia, në rastin e kërkesës për përfshirjen në procedurat administrative për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë” për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme të të dhënave të paraqitura në dosje, si dhe dakordësinë e investitorit për publikimin e detajeve të investimit të propozuar, përveç të dhënave që konsiderohen prej tij si konfidenciale, të cilat nuk mund të bëhen publike apo t’u shfaqen personave të tretë;e)   Mandatpagesën për tarifat e aplikueshme. 2. Rregulla më të hollësishme për dokumentacionin dhe vlerësimin e tij     përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 13Propozimi dhe mbështetja paraprake e një projekti me potencial strategjik 3. Subjekti investues i interesuar, vendas/i huaj, dhe ministri i linjës sipas sektorit të projektit investues, nëpërmjet Agjencisë, kanë të drejtën për të kërkuar përfshirjen e një projekti investues në procedurat administrative të investimeve strategjike, me qëllim marrjen e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” apo “Investim/ investitor strategjik, procedurë e veçantë”. 4. Subjekti investues i interesuar, i cili kërkon përfshirjen në procedurat administrative të investimeve strategjike, me qëllim zhvillimin e një propozimi për projektin potencial strategjik, duhet të paraqesë një kërkesë me shkrim pranë Agjencisë, e cila, pasi vlerëson paraprakisht potencialin strategjik të një projekti, bazuar në nenin 5, të këtij ligji, në rolin e agjentit asistues, asiston subjektin për mbledhjen e informacionit me të dhënat e karakterit teknik, ligjor, administrativ etj., të nevojshme për hartimin, përgatitjen dhe zbatimin e investimit. Neni 14Memorandumi i mirëkuptimit Me qëllim mbështetjen e projektit me potencial strategjik, me propozimin e Agjencisë, Komiteti i Investimeve Strategjike autorizon ministrin/ministrat përgjegjës të fushës dhe/ose agjencinë, për negociimin, lidhjen dhe nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi në të cilin parashikohen  shërbimet, zotimet dhe premtimet e ndërsjella të qeverisë e të investitorit për hartimin, përgatitjen dhe zbatimin e projektit investues strategjik.  Memorandum mirëkuptimi mund të nënshkruhet që në fazën e shprehjes së interesit paraprak dhe të veprimeve përgatitore që zhvillojnë projektin potencial strategjik. Neni 15Tarifat për shërbimet ndaj investitorit/investimit strategjik 1. Për shërbimet ndaj investitorit/investimit strategjik mund të aplikohen: c) tarifa  e kostove dhe e shërbimit administrativ;d) tarifa e menaxhimit. 5. Këto tarifa, si dhe procedurat për vendosjen, pagesën dhe administrimin e tyre miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Neni 16Shqyrtimi i dosjes së projektit me potencial strategjik dhe miratimi i statusit procedurë e asistuar/e veçantë 6. Agjencia, nëpërmjet grupit operacional, brenda 30 (tridhjetë) ditëve pune nga data e paraqitjes së plotë të dosjes së projektit për përfitimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, verifikon dokumentacionin  e depozituar dhe kryen vlerësimin teknik, financiar e strategjik të projektit me potencial strategjik. 7. Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik sipas fushave të përgjegjësisë, nëse konstaton se dokumentacioni është i paplotë, i kërkon, me shkrim, subjektit investues plotësimin e të gjitha dokumenteve dhe të dhënave të kërkuara. Subjekti investues duhet të plotësojë dokumentacionin brenda një afati 10-ditor nga dita e marrjes së njoftimit. 8. Nëse projekti strategjik dhe aplikimi i investitorit përmbushin kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik sipas fushave të përgjegjësisë, i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike i njoftohet, me shkrim, kërkuesit. 9. Në rastet e zhvillimit të procedurave konkurruese/tenderuese/ koncesionare vetëm pas përzgjedhjes së subjektit fitues të garës dhe nëse projekti i propozuar përmbush kërkesat e këtij ligji, Agjencia, në bashkëpunim me institucionet/entet përgjegjëse për investimin strategjik sipas fushave të përgjegjësisë, vlerëson projektin e propozuar dhe i propozon Komitetit të Investimeve Strategjike miratimin e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. Vendimi i Komitetit të Investimeve Strategjike i njoftohet me shkrim kërkuesit. 10. Komiteti i Investimeve Strategjike, në rast se vendos për mospranimin e kërkesës për përfshirjen e projektit investues në procedurën e asistuar/ veçantë, njofton subjektin investues të interesuar nëpërmjet sekretariatit. Neni 17Përmbajtja e vendimit Vendimi  me anë të të cilit Komiteti i Investimeve Strategjike miraton statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në përmbajtje të tij duhet të parashikojë, gjithashtu, edhe elementet e mëposhtme: – Titullin e projektit investues;– Vlerën e parashikuar të kapitalit që do të investohet;– Emrin e investitorit të interesuar dhe partnerëve të tij;– Llojin e projektit investues;– Vendin/zonën ku do të zhvillohet ky projekt investues;– Afatin për të cilin jepet statusi  “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. Neni 18 Rastet e revokimit të vendimit për dhënien e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”  Në rast se përgjatë përgatitjeve, zhvillimit dhe zbatimit të projektit investues strategjik, Komiteti i Investimeve Strategjike konstaton dhe vërteton se në projektin investues ka të dhëna të pavërteta apo ndryshim të të dhënave të dala rishtazi, mbi bazën e të cilave nuk do të ishte vendosur për përfshirjen e këtij projekti në procedurën e asistuar/e veçantë, Komiteti i Investimeve Strategjike ka të drejtën të revokojë vendimin për dhënien e statusit “ Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”. Neni 19Shërbimet ndaj investitorit në rastin e procedurës së asistuar Pas marrjes së vendimit për dhënien e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, investitori nëpërmjet “dritares unike” (Agjencia) mund të përfitojë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, shërbime dhe lehtësi të llojit: – kryerje e veprimeve përgatitore, përgatitje e dokumenteve dhe aplikim  administrativ me procedurë të përshpejtuar nga agjenti asistues, përfshirë dokumentet e nevojshme që shoqërojnë aplikimin, kur ato lëshohen nga një organ i administratës shtetërore, me kërkesë të një organi tjetër të administratës shtetërore;– trajtim me prioritet të përgatitjes së dokumentacionit, dhënies së mendimeve apo ndjekjen e procedurave të cilat përfshihen në fushën e veprimtarisë së organeve të administratës shtetërore të përfaqësuar në grupin operacional, për përgatitjen dhe realizimin e investimit strategjik;– konsolidim i tokës;– programe mbështetëse;– mbështetje me infrastrukturë ndihmëse;– vënie në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, sipas legjislacionit në fuqi. Neni 20Shërbimet ndaj investitorit në rastin e procedurës së veçantë Pas marrjes së vendimit për dhënien e statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, investitori mund të përfitojë, në përputhje me parashikimet e këtij ligji, përveç sa parashikohet në nenin 19, të këtij ligji, shërbime dhe garanci që kanë të bëjnë me: – shpronësimin e pasurive të paluajtshme, pronë private, për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike;– miratimin nga ana e Kuvendit, kur vlerësohet nga Këshilli i Ministrave,  të kontratave përkatëse të investimit strategjik, me kërkesë të  investitorit strategjik për të rritur sigurinë e marrëdhënies juridike të rregulluar përmes tij dhe shtetit shqiptar. KREU VPROCEDURA E ASISTUAR Neni 21Marrja e licencave/lejeve/autorizimeve pas përfitimit të statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar” 7. Pas miratimit të statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, nga  Komiteti i Investimeve Strategjike, subjekti investues i interesuar paraqet pranë Agjencisë një dosje të plotë, e cila duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që kërkohet nga legjislacioni sektorial për miratimin e licencave/lejeve/autorizimeve, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet, së bashku me mandatpagesat e tarifave respektive. 8. Agjencia përcjell dosjen e subjektit investues që ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, për marrjen e licencave/lejeve/autorizimeve, pranë institucioneve/enteve/autoriteteve publike, kompetente për lëshimin e këtyre dokumenteve ligjore, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së dosjes. 9. Institucionet/entet/autoritet publike, me marrjen e dokumentacionit nga Agjencia, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune, japin licencat/ lejet/ autorizimet, sipas legjislacionit në fuqi. 10. Përjashtimisht nga sa parashikohet në pikën 4, të këtij neni, për shkaqe të arsyeshme që lidhen me kompleksitetin e licencave/lejeve/autorizimeve, afati shtyhet vetëm një herë, për një periudhë kohe 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pune. 11. Institucionet/entet/autoritet publike, nëse konstatojnë se dokumentacioni është i paplotësuar, i kërkojnë subjektit investues, vetëm një herë, me shkrim, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e marrjes së dosjes, plotësimin e të gjithë dokumentacionit dhe të dhënat e kërkuara, duke listuar kërkesat në mënyrë specifike. 12. Subjekti investues, që ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e asistuar”, ka përgjegjësinë për plotësimin me korrektësi dhe vërtetësi të të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për lëshimin e licencave/lejeve/autorizimeve përkatëse, në zbatim të legjislacionit sektorial për miratimin e tyre. KREU VIPROCEDURA E VEÇANTË  Neni 22Marrja e licencave/lejeve/autorizimeve për procedurën e veçantë 7. Pas miratimit të statusit “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë” nga  Komiteti i Investimeve Strategjike, subjekti investues i interesuar paraqet pranë Agjencisë një dosje të plotë, e cila duhet të përmbajë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që kërkohet nga legjislacioni sektorial për miratimin e licencave/lejeve/autorizimeve, sipas legjislacionit në fuqi për licencat, autorizimet dhe lejet, së bashku me mandatpagesat e tarifave respektive. 8. Agjencia ia përcjell dosjen e subjektit investues që ka përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, për marrjen e licencave/lejeve/autorizimeve, pranë institucioneve/enteve/autoriteteve publike kompetente për lëshimin e këtyre dokumenteve ligjore, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga data e paraqitjes së dosjes. 9. Institucionet/entet/autoritetet publike, me marrjen e dokumentacionit nga Agjencia, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve pune, japin licencat/lejet/ autorizimet, sipas legjislacionit në fuqi. 10. Përjashtimisht nga sa parashikohet në pikën 3, të këtij neni, për shkaqe të arsyeshme që lidhen me kompleksitetin e licencave/lejeve/autorizimeve, afati shtyhet vetëm një herë. 11. Institucionet/entet/autoritetet publike, nëse konstatojnë se dokumentacioni është i paplotësuar, i kërkojnë vetëm një herë subjektit investues plotësimin e të gjithë dokumentacionit dhe të dhënat e kërkuara. Subjekti investues duhet të plotësojë dokumentacionin brenda 10 (dhjetë) ditëve pune nga data e marrjes së njoftimit. 12. Subjekti investues, që ka përfituar statusin “Investim/investitor, strategjik, procedurë e veçantë”, ka përgjegjësinë për plotësimin me korrektësi dhe vërtetësi të të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme për lëshimin e licencave/lejeve/autorizimeve përkatëse, në zbatim të legjislacionit sektorial për miratimin e tyre. Neni 23Unifikimi i procedurave Nëse për realizimin e një projekti potencial strategjik, procedurë e veçantë, përfshihen disa sektorë dhe nevojitet kryerja  e disa procedurave konkurruese/ tenderuese/koncesionare nga autoritete të ndryshme, Këshilli i Ministrave mund: – të unifikojë projektin e investimit strategjik duke përcaktuar si autoritet kontraktues sektorin me rëndësi më të madhe në investim, në varësi të natyrës së projektit të investimit strategjik;– të bashkojë procedurat për vendimmarrjen për t’u trajtuar nga një autoritet i vetëm kontraktues ose me bashkëfirmosje. KREU VIIMASA MBËSHTETËSE Neni 24Mbështetja me infrastrukturë ndihmëse  5. Shteti mund të mbështetë me infrastruktura ndihmëse investimin strategjik të miratuar, që shërben për përgatitjen, zbatimin e projektit dhe realizimin e investimit, të tilla si rrugë, ujësjellës, kanalizime, energji elektrike dhe telekomunikacion. 6. Ministria përgjegjëse për çështjet e ekonomisë shqyrton dhe verifikon nevojat dhe kërkesat për infrastrukturë ndihmëse, si dhe vlerëson koston e përafërt për realizimin e saj, kosto kjo e cila nuk duhet të jetë disproporcionalisht e lartë, në raport me vlerën dhe rëndësinë e projektit investues strategjik. 7. Mbështetja me infrastrukturë ndihmëse miratohet me vendim nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe i njoftohet, me shkrim, investitorit. 8. Autoritetet/entet publike kompetente për realizimin e këtyre punëve dhe shërbimeve marrin menjëherë të gjitha masat dhe ndjekin të gjitha procedurat e nevojshme organizative dhe operacionale për identifikimin dhe plotësimin me prioritet të kërkesave infrastrukturore në fjalë, në mbështetje të investimit strategjik të miratuar. Neni 25Përdorimi i pasurive të paluajtshme shtetërore për realizimin e investimeve strategjike 3. Në dispozicion të zhvillimit dhe realizimit të projekteve investuese strategjike, sipas këtij ligji mund të vihen trojet, pyjet, tokat bujqësore si dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar. 4. Mënyra dhe forma e vënies në dispozicion të pasurive të paluajtshme në pronësi të shtetit shqiptar për zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike rregullohen me vendim të Këshillit të Ministrave, për aq sa nuk përcaktohet ndryshe në këtë ligj dhe ligjet e tjera sektoriale në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Neni 26Shpronësimet për interes publik 1. Për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, të cilat kanë përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, si dhe të punëve dhe shërbimeve mbështetëse infrastrukturore, lejohet shpronësimi, për interes publik, i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, sipas rregullimeve në legjislacionin e aplikueshëm për shpronësimin për interes publik, nëse investitori nuk ka mundur ta zgjidhë pronësinë mbi pasurinë e paluajtshme me marrëveshje me pronarin e pasurisë së paluajtshme, mbasi janë kryer më parë përpjekjet përmes instrumenteve të lehtësimit të aksesit në tokë nga investitori dhe ose ristrehimit nga shteti. Mënyra e dokumentimit të marrëveshjes ose mosmarrëveshjes me pronarin e pasurisë së paluajtshme dhe afati kohor për fillimin/përfshirjen e shtetit në procedurat e shpronësimit përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave. 2. Shpronësimi, për interes publik, i pasurive të paluajtshme, pronë private, realizohet në përputhje me procedurat e përcaktuara në legjislacionin në fuqi për shpronësimet për interes publik. 6. Kompensimi financiar që nevojitet për realizimin e shpronësimeve mbulohet nga subjekti që ka paraqitur kërkesën për shpronësim. 7. Shpronësimi për interes publik, i pasurive të paluajtshme, pronë private, në zbatim të këtij ligji, nuk lejohet për shpronësimin e pasurive të paluajtshme në pronësi të investitorëve strategjikë të tjerë, që kanë realizuar investimin e tyre në një periudhë  kohore të mëhershme. Neni 27E drejta e përdorimit të brigjeve Lejimi i përdorimit të brigjeve të detit, liqeneve, lumenjve dhe shtretërve të tyre, si dhe zonave përkatëse në funksion të realizimit të një projekti investues strategjik miratohet me vendim të veçantë nga Këshilli i Ministrave, me propozim nga Komiteti i Investimeve Strategjike, pas marrjes së mendimit paraprak nga institucionet, kompetencat e të cilave shtrihen në këto zona. Neni 28Pjesëmarrja e shtetit në një investim strategjik Shteti mund të jetë bashkëpjesëmarrës në investime strategjike, në rolin e zhvilluesit të projektit, zonës apo formave të tjera, sipas rregullave dhe përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.. Organizimi i pjesëmarrjes dhe forma përcaktohen me vendim të  Këshillit të Ministrave. Neni 29Fondi i Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike 4. Në funksion të mbështetjes shtetërore për realizimin e investimit, krijohet Fondi i Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike. 5. Mënyra e krijimit, funksionimit dhe administrimit të këtij Fondi me qëllim vënien në dispozicion të pasurive të paluajtshme shtetërore, në pronësi të institucioneve qendrore apo të njësive të qeverisjes vendore, miratohet me vendim të  Këshillit të Ministrave. Neni 30Masat administrative dhe disiplinore për mospërmbushjen e detyrave Veprimi ose mosveprimi nga nëpunësi publik apo punonjësi, në kundërshtim me nenin 9, të këtij ligji, konsiderohet mospërmbushje e rëndë e detyrës  dhe përbën shkak për fillimin e procedurës disiplinore, sipas përcaktimeve të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, ose Kodit të Punës të Republikës së Shqipërisë. Agjencia i propozon organit administrativ përgjegjës marrjen e masave disiplinore ndaj personit/personave përgjegjës, sipas legjislacionit në fuqi për shërbimin civil. Neni 31Kundërvajtjet administrative 1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen, si më poshtë: c) Mospërmbushja e detyrimit të parashikuar në pikën 2, të nenit 11, dënohet me gjobë nga 5 0 000 deri në 500  000 lekë.d) Mosrespektimi i afateve të parashikuara në pikën 3, të nenit 21, dhe në pikën 3, të nenit 22, dënohet me gjobë në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo ditë vonesë, por jo më shumë se 150 000 (njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë. 2. Autoriteti kompetent për vendosjen e gjobës është Agjencia. 6. Procedura e konstatimit, vendosjes, ankimimit dhe ekzekutimit të gjobës bëhet në përputhje me legjislacionin në fuqi për kundërvajtjet administrative. KREU VIIIDISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT Neni 32Zbatimi i dispozitave 3. Ky ligj zbatohet për investimet strategjike, për të cilat parashikohet të realizohen rishtazi në Republikën e Shqipërisë, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, të cilat konsiderohen “investime të reja”, por edhe për ato investime strategjike të cilat janë në proces të zhvillimit të tyre dhe për të cilat nuk është nënshkruar ende një kontratë ndërmjet institucionit/entit/autoritetit publik dhe investitorit strategjik. 4. Ky ligj zbatohet, gjithashtu, edhe për ato investime strategjike, për të cilat është nënshkruar një kontratë para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe që klasifikohen investime strategjike, në kuptim të këtij ligji, me qëllim realizimin dhe konkretizimin e tyre. Dispozitat e përcaktuara në kreun VII, të këtij ligji, “Masa mbështetëse”, nuk aplikohen për kontratat e investimeve të nënshkruara para hyrjes në fuqi të këtij ligji. Neni 33Aktet nënligjore për zbatimin e ligjit Këshilli i Ministrave miraton aktet nënligjore në zbatim të pikës 3, të nenit 6; të pikave 2, 5 dhe 7, të nenit 8; të pikës 3, të nenit 9; të pikës 6, të nenit 10; të pikës 2, të nenit 11; të pikës 2, të nenit 12; të pikës 2, të nenit 15;  të pikës 1, të nenit 26; dhe të neneve 28 e 29, pika 2, të këtij ligji. Aktet nënligjore në zbatim të pikave 2, 5 e 7, të nenit 8; të pikës 3, të nenit 9; të pikës 6, të nenit 10; të pikës 2, të nenit 11; të pikës 2, të nenit 12; të pikës 2, të nenit 15; nxirren brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. Neni 34Afati përfundimtar i paraqitjes së kërkesave Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, është data 31 dhjetor 2018. Neni 35Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi 3 muaj  pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E T A R I ILIR META
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 06 prill 2016
V E N D I MPËR SHPALLJEN E ZONËS SË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK NË SPITALLË, DURRËS  Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” të territorit, me sipërfaqe 199.7 (njëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë pikë shtatë) ha, pjesë e zonës kadastrale nr.8517, në Spitallë, Durrës, në përbërje të së cilës janë parcelat me numra pasurie, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Llojet e veprimtarive që do të zhvillohen në këtë zonë janë: a) prodhuese, industriale dhe agropërpunim;b) tregtare dhe magazinim mallrash;c) shërbime. 4. Periudha e funksionimit të zonës është deri në 99 vjet.5. Dhënia e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik me qira të bëhet me çmimin simbolik 1 euro.6. Përzgjedhja e zhvilluesit të bëhet nëpërmjet procedurës konkurruese. 7. Si fazë e parë, të përzgjidhet zhvilluesi për një sipërfaqe prej 101.2 (njëqind e një pikë dy) ha, sipas hartës dhe numrave të pasurive bashkëlidhur. 8. Kriteret, në bazë të së cilave vlerësohen zhvilluesit, të jenë:      a)  propozimi i projektit teknik;     b)  ndikimi mjedisor;     c)  ndikimi social;     ç)  kohëzgjatja e punimeve;     d) kapaciteti financiar i kompanisë dhe mundësia e financimit të projektit. 9. Vendimi nr.666, datë 29.7.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e e zonës teknologjike të zhvillimit ekonomik, në Spitallë, Durrës”, i ndryshuar,  shfuqizohet. 10. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.            Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR REVOKIMIN E VENDIMIT NR.775, DATË 4.6.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN “ZONË EKONOMIKE” NË SHKODËR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 2, të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, dhe të neneve 121, 122 dhe 125, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Revokimin e vendimit nr.775, datë 4.6.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen “Zonë ekonomike”, në Shkodër”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR LËVIZJEN JASHTË TERRITORIT TË REPUBLIKËS  SË SHQIPËRISË TË 65 VEPRAVE TË ARTIT NË POSTER TË ARTISTIT HUNGAREZ, PETER POCS, PJESË E FONDIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE, TË CILAT DO TË EKSPOZOHEN NË GALERINË KOMBËTARE TË ARTEVE TË KOSOVËS, PRISHTINË, PËRGJATË MUAJVE PRILL-MAJ 2016 Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19,  të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Lejimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të  65 (gjashtëdhjetë e pesë) veprave artistike, objekte të rralla, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, me qëllim ekspozimin në ekspozitën personale të artistit Peter Pocs “3P”, që do të çelet pranë Galerisë Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Lejimi i lëvizjes të bëhet nga data 4 prill deri më 25 maj 2016. 3. Ekspozimi jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë të bëhet në përputhje me udhëzimin nr.2, datë 18.3.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për lëvizjen e objekteve të trashëgimisë kulturore të luajtshme, me vlera të veçanta kombëtare dhe unikale, për restaurimin, studimin dhe ekspozimin jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”. 4. Ngarkohen Galeria Kombëtare e Arteve të kryejë shoqërimin dhe kthimin e veprave në vendin e origjinës, pas mbarimit të veprimtarisë, dhe Qendra e Inventarizimit të Pasurive Kulturore të kryejë regjistrimin e lëvizjes së objekteve. 5. Ngarkohet ministri i Kulturës për zbatimin  e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR  EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT, DATË 6.10.2015, PËR ÇËSHTJEN “VALIO SHIPPING COMPANY KUNDËR SHQIPËRISË” (APLIKIMI NR.34230/07) Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 46, të Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, ratifikuar me ligjin nr.8137, datë 31.7.1996, “Për ratifikimin e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 6.10.2015, për çështjen “Valio Shipping Company kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.34230/07), në favor të shoqërisë “Valio Shipping Company”, në shumën 1 288 455 (një milion e dyqind e tetëdhjetë e tetë mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë) USD, për sa i përket dëmit pasuror.2. Vlera e përcaktuar si detyrim në pikën 1, të këtij vendimi, të konvertohet në lekë, në bazë të kursit të këmbimit të bankës ku do të depozitohet shuma, në datën e kryerjes së pagesës.3. Shuma e përcaktuar si detyrim, nga ekzekutimi i këtij vendimi, të depozitohet në një nga bankat e nivelit të dytë, në emër të kërkuesit, në vlerën që shteti shqiptar detyrohet, sipas vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 6.10.2015, për çështjen “Valio Shipping Company kundër Shqipërisë” (aplikimi nr.34230/07).4. Pagesa e shumës së depozituar në favor të “Valio Shipping Company”, të bëhet nga Ministria e Financave, pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda një afati 3-mujor nga data që vendimi është bërë përfundimtar, data 6.10.2015.5. Në rast mospagimi brenda afatit 3-mujor, të përmendur në pikën 3, të këtij vendimi, të shumës së përcaktuar si detyrim, të paguhen interesa të thjeshta, të barabarta me kursin marzhinal të huas së Bankës Qendrore Evropiane, për periudhën e mospagimit, plus tre për qind.6. Efektet financiare, të parashikuara për ekzekutimin e këtij vendimi, të përballohen nga fondi i kontingjencës i buxhetit të shtetit.7. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR AGJENCINË E KËRKIMIT TË TEKNOLOGJISË DHE INOVACIONIT Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 dhe 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,  të ndryshuar dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Në buxhetin e miratuar për vitin 2016, në programin “Shërbime për teknologjinë dhe inovacionin”, të grupit buxhetor “Institucione të tjera qeveritare”, zëri “Shpenzime korrente”, të shtohet fondi prej 11 620 000 (njëmbëdhjetë milionë e gjashtëqind e njëzet mijë) lekësh, për Agjencinë e Kërkimit të Teknologjisë dhe Inovacionit, i cili të përdoret për mbulimin e shpenzimeve për mbylljen e veprimtarisë financiare dhe administrative të AKTI-t.2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016.3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Kërkimit të Teknologjisë dhe Inovacionit për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “STUDIM, PROJEKTIM, LIDHJA E RRUGËS TRANSBALLKANIKE ME SUPERSTRADËN FIER-VLORË”  Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të ligjit nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit, “Studim, projektim, lidhja e Rrugës Transballkanike me superstradën Fier-Vlorë”.2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe “tokë truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme 11 356 803 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tre) lekë.4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej  11 356 803 (njëmbëdhjetë milionë e treqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tre) lekësh, të përballohet nga llogaria e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë.5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Zhvillimit Urban.6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.7. Pronarët e përmendur në listën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Vlorë.8. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.9. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.10. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. KRYEMINISTRIEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.217, DATË 23.3.2016, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA MINISTRIA E MBROJTJES TE DREJTORIA E PËRGJITHSHME E ARKIVAVE, PËR DEGËN E ARKIVIT SHTETËROR VENDOR, NË VLORË, TË DISA OBJEKTEVE DHE TË NJË SIPËRFAQEJE TRUALLI FUNKSIONAL, BRENDA TERRITORIT TË PRONËS NR.906, ME EMËRTIM “REPARTI USHTARAK NR.7008, FAKULTETI TEORIK”, ME VENDNDODHJE  NË VLORË, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR, E PËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.660, DATË 4.8.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 121, pika 1, e 124, pika 1, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shfuqizimin e vendimit nr.217, datë 23.3.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga Ministria e Mbrojtjes te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, për Degën e Arkivit Shtetëror Vendor, në Vlorë, të disa objekteve dhe të një sipërfaqeje trualli funksional, brenda territorit të pronës nr.906, me emërtim “Reparti ushtarak nr.7008, Fakulteti Teorik”, me vendndodhje në Vlorë, dhe për një ndryshim në vendimin nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e për një shtesë në vendimin nr.660, datë 4.8.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar”.2. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.  K R Y E M I N I S T R I EDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR TË UJIT” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Miratimin e rregullores “Për funksionimin e Këshillit Kombëtar të Ujit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.2. Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, çdo akt nënligjor që vjen në kundërshtim me këtë rregullore, shfuqizohet.3. Ngarkohen anëtarët e Këshillit Kombëtar të Ujit për zbatimin e këtij vendimi.     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.766, DATË 14.9.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË KOMBËTARE PËR SIGURINË KOMPJUTERIKE (ALCIRT)”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Në vendimin nr.766, datë 14.9.2011, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa: 1. Në pikën 3 bëhen ndryshimet dhe shtesa e mëposhtme: a) Shkronjat “d” dhe “e” ndryshohen, si më poshtë vijon:                                “d) Nxjerr rregullat e sigurisë së rrjeteve dhe të sistemeve kompjuterike shtetërore;                                …                               e) Propozon plotësimin e legjislacionit në fushën e sigurisë kompjuterike dhe merr pjesë në përgatitjen e bazës ligjore për çështjet, që lidhen me fushën e  krimit kibernetik;”. b) Në fund të shkronjës “f” shtohen fjalët “… veçanërisht për çështjet që ndikojnë në sigurinë e fëmijëve që përdorin internetin.”. c) Pas shkronjës “g” shtohen shkronjat “gj”, “h” dhe “i”, me këtë përmbajtje:                 “gj) Realizon kontrollin periodik të zbatimit të rregullave të sigurisë kompjuterike, të nxjerra sipas shkronjës “d” të kësaj pike, të detyrueshme për t’u zbatuar nga të gjitha institucionet shtetërore, duke përjashtuar ato institucione, sistemet kompjuterike të të cilave u nënshtrohen rregullimeve të veçanta ligjore: i. Për institucionet që varen nga Kryeministri apo Këshilli i Ministrave, detyrat e kontrollit dhe verifikimit kryhen sipas një grafiku dhe plani pune, të miratuar nga Kryeministri.ii. Agjencia regjistron në një regjistër të veçantë çdo procedurë kontrolli a verifikimi. h) Mban raportet e ngjarjeve të sigurisë kompjuterike që konstatohen në rrjetet/sistemet kompjuterike shtetërore; i) Krijon dhe përditëson regjistrin kombëtar të ngjarjeve kompjuterike dhe regjistrin e pikave të kontaktit kombëtare/ndërkombëtare;”. 2. Pas pikës 3 shtohen pikat 3.1, 3.2 dhe 3.3, me këtë përmbajtje: “3.1 Çdo institucion shtetëror dhe publik detyrohet të caktojë pikat e kontaktit për çështjet e sigurisë kompjuterike dhe të raportojë menjëherë pranë ALCIRT-it për çdo ngjarje që cenon sigurinë në rrjetet/sistemet e tyre kompjuterike. 3.2   Rregullat e sigurisë të nxjerra nga ALCIRT-i, sipas shkronjës “d”, të pikës 3, të këtij vendimi, publikohen në Buletinin e Njoftimeve Publike. 3.3 Agjencia Kombëtare për Sigurinë Kompjuterike (ALCIRT) propozon marrjen e masave disiplinore ndaj çdo nëpunësi përgjegjës, i cili me veprimet ose mosveprimet e tij nuk zbaton rregullat e nxjerra sipas shkronjës “d”, të pikës 3, të këtij vendimi.”. 3. Pika 7 shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËRMIRATIMIN E KONTRATËS ME NDARJE PRODHIMI, NDËRMJET MINISTRISË SË ENERGJISË DHE INDUSTRISË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (E PËRFAQËSUAR NGA AGJENCIA KOMBËTARE E BURIMEVE NATYRORE) DHE ALBANIDES ENERGY, SH.P.K., PËR KËRKIMIN, ZHVILLIMIN DHE PRODHIMIN E HIDROKARBUREVE NË TOKË, NË SHQIPËRI, BLLOKU “8” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 13, të ligjit nr.7746, datë 28.7.1993, “Për hidrokarburet (kërkimi dhe prodhimi)”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Miratimin e kontratës me ndarje prodhimi, ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të Republikës së Shqipërisë (e përfaqësuar nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore) dhe Albanides Energy, sh.p.k., për kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në tokë, në Shqipëri, blloku “8”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe Industrisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PROGRAMIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA PËR ZHVILLIM, NË MBËSHTETJE TË AKTIVITETEVE TË KONTROLLIT TË ARMËVE TË VOGLA  E TË LEHTA DHE TË SIGURISË FIZIKE E MENAXHIMIT TË STOQEVE TË MUNICIONEVE NË SHQIPËRI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, në mbështetje të aktiviteteve të kontrollit të armëve të vogla e të lehta dhe të sigurisë fizike e menaxhimit të stoqeve të municioneve në Shqipëri, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR LIRIMIN NGA DETYRA TË ADMINISTRATORIT TË SHOQËRISË “NXITJA E BIZNESIT SOCIAL”, SH.A. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 20, të statutit të shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a., miratuar me vendimin nr.391, datë 1.6.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e statutit të shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Lirimin nga detyra të znj. Ardita (Jola) Bonatti, administrator i shoqërisë “Nxitja e biznesit social”, sh.a. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR  DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “KASSEL”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS,  PËR PASURINË “OBJEKTET NR.2 (ISH-FABRIKA E TUBAVE RRYPAVE), NR.14/a (ISH-REPARTI I KOMPRESORËVE), NR.20 TË ISH-NDËRMARRJES “GOMA”, DURRËS”, TË SHOQËRISË “NPV”, SH.A., DURRËS Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Kassel”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë “Objektet nr.2 (ish-Fabrika e Tubave Rrypave), nr.14/a (ish-reparti i kompresorëve), nr.20 të ish-Ndërmarrjes “Goma”, Durrës”, në pronësi të shoqërisë “NPV”, sh.a., Durrës, me sipërfaqe të përgjithshme, sipas genplanit,  9888.7 (nëntë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e tetë pikë shtatë) m2, nga të cilat sipërfaqe ndërtimore 6683.7 (gjashtë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre pikë shtatë) m2, si dhe sipërfaqe funksionale 3205 (tre mijë e dyqind e pesë) m2, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.2. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.       Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***V E N D I MPËR KALIMIN E OBJEKTEVE “MONTIM-MAGAZINË-ZYRA”, “TRANXHAT”, “REPARTI I STAMPIMIT”, “REPARTI  I ELEKTROAUTO + WC”, “REPARTI MEKANIK” DHE “FONDERIA”, TË NDËRMARRJES SË OFIÇINËS SË AUTOMJETEVE, TIRANË, NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.650, DATË 31.7.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PJESSHME TË INVENTARIT (PJESA E TRETË, E KATËRT  DHE E PESTË) TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË BASHKINË TIRANË, TË QARKUT TË TIRANËS” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12, 13, 14 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Kalimin e objekteve “Montim-magazinë-zyra”, “Tranxhat”, “Reparti i stampimit”, “Reparti i elektroauto + Wc”, “Reparti mekanik” dhe “Fonderia”, të Ndërmarrjes së Ofiçinës së Automjeteve, Tiranë, ndodhur në Rrugën e Kavajës, zona kadastrale 8220, sipas listës bashkëlidhur, në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.2. Objektet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, hiqen nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, e cila i bashkëlidhet vendimit nr.650, datë 31.7.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së pjesshme të inventarit (pjesa e tretë, e katërt dhe e pestë) të pronave të paluajtshme shtetërore në Bashkinë Tiranë, të Qarkut të Tiranës”.3. Ngarkohen ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I EDI RAMANë mungesë dhe me porosiZËVENDËSKRYEMINISTRINIKO PELESHI***

V E N D I M

PËR 

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.408, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES SË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”,  TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.107/2014, datë 31.7.2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, dhe të nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I.     Në tekstin “Rregullore e Zhvillimit të Territorit”, bashkëlidhur vendimit nr.408, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

1.    Në nenin 1, pika 2 ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“2. Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i të drejtave dhe detyrimeve të autoriteteve të zhvillimit për ushtrimin e funksionit të kontrollit të zhvillimit të territorit, në përputhje me ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, si dhe garantimi i përdorimit të sistemit elektronik të lejeve nga të gjithë aplikuesit dhe institucionet e përfshira, me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimit me një ndalesë.”.

2.     Në nenin 2, pas pikës 10 shtohet pika 10/1, me këtë përmbajtje:

“10/1. “Sistemi elektronik i lejeve” është baza e të dhënave shtetërore për të gjitha kërkesat dhe lejet, sipas legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit, pjesë e Regjistrit të Integruar të Territorit, dhe realizon ndërveprimin e të gjitha subjekteve të përfshira në proces, duke përfshirë aplikuesin, autoritetet përgjegjëse për dhënien e lejeve dhe institucionet publike që kanë detyrimin ligjor të japin informacion apo pëlqim lidhur me kërkesën për leje.”.

3.     Në nenin 3 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a)    Në pikën 2, fjala “ndërtimi” hiqet.

b)    Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:

“3/1. Bashkërendimi i punës, sipas këtij neni, me të gjitha institucionet shtetërore dhe operatorët e shërbimeve publike si dhe marrja e informacionit apo pëlqimit nga institucionet që duhet të shprehen për kërkesat për leje, sipas legjislacionit në fuqi, kryhet nëpëmjet sisemit elektronik të lejeve.”.

c)    Fjalia e shkronjës “a”, të pikës 5, ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“a) U ofron personave të interesuar, edhe nëpërmjet lejes së zhvillimit, të gjitha infomacionet e nevojshme për realizimin e ndërtimit, përpara dorëzimit si dhe gjatë shqyrtimit të aplikimit, përfshirë:”.

ç)  Nënparagrafi “v”, i shkronjës “a”, të pikës 5, ndryshohet, si më poshtë viojn:

“v) çdo informacion tjetër të nevojshëm për kryerjen e projektimit.”.

d)    Pas shkronjës “a”, të pikës 5, shtohet shkronja “a/1”, me këtë përmbajtje:

“a/1) U ofron personave të interesuar informacion dhe asistencë për mënyrën e aplikimit, plotësimin e kërkesës, përmbajtjen e dokumentacionit si dhe për çdo çështje tjetër të nevojshme për dorëzimin e aplikimit për leje.”.

4. Pas nenit 4 shtohet neni 4/1, me këtë përmbajtje:

 

“Neni 4/1
Shërbimet e ofruara nga sistemi elektronik i lejeve

1.    Çdo subjekt, i cili kërkon të pajiset me leje apo të paraqesë deklaratë paraprake për kryerje punimesh, është i detyruar të dorëzojë aplikimin për leje dhe dokumentacionin shoqërues nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.

2.    Autoritetet përgjegjëse, sipas neneve 28 e 29, të ligjit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, si dhe të gjitha institucionet publike që duhet të japin informacion apo mendim lidhur me kërkesën për leje ndërtimi, kanë detyrimin që të pranojnë, shqyrtojnë, miratojnë dhe dorëzojnë aktet e miratimit në mënyrë elektronike, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.

3.    Sistemi elektronik i lejeve shërben si pika e vetme, nëpërmjet të cilit:

a)     paraqitet, elektronikisht, kërkesa për leje, sipas legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit;
b)     realizohet procesi i bashkërendimit ndërinstitucional, gjatë procedurës së shqyrtimit të kërkesave të parashikuara në shkronjën “a”, të këtij paragrafi;
c)     komunikohen vendimet institucionale për kërkesat e përcaktuara në shkronjën “a”, të këtij paragrafi;
ç)     realizohet unifikimi i procedurave të aplikimit dhe shqyrtimit të kërkesave për leje, të përcaktuara në ligjin nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar;
d)     realizohet monitorimi i lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet përgjegjëse të qeverisjes vendore dhe nga Këshilli Kombëtar i Territorit;
dh)     njoftohen aplikuesit lidhur me statusin e kërkesave të tyre;
a.    gjenerohen statistika, në ndihmë të analizimit të problematikave në fushën e planifikimit dhe zhvillimit të territorit si dhe të orientimit të përmirësimit të proceseve dhe problematikave.

4.    Nëpërmjet aplikimit në sistemin elektronik të lejeve, kërkuesi konsiderohet se ka dhënë autorizimin e nevojshëm që autoriteti përgjegjës të veprojë në emër dhe për llogari të tij, për paraqitjen e çdo kërkese apo aplikimi pranë institucioneve publike.”.

5. Pika “i”, e nenit 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“i) ndërhyrje të jashtme për riparimin dhe zëvendësimin e rifiniturave të jashtme të ndërtesave, me kusht që të ruhen karakteristikat origjinale të tyre, si më poshtë vijon:
–    rifreskimi i lyerjes, suvatimit dhe veshjes së fasadave me materiale që kanë karakteristika dhe ngjyra të njëjta me ato ekzistuese;
–    pastrimi i fasadave;
–    riparimi dhe zëvendësimi i dritareve dhe dyerve, qepenave dhe vitrinave (duke përfshirë përdorimin e materialeve të ndryshme), pa ndryshuar karakteristikat e tilla si, forma, ngjyra, dizajni dhe dimensionet e pjesëve të hapura dhe transparente;
–    zëvendësimi i pjesshëm i mbulesës së çatisë, pa ndonjë ndryshim të formës, pjerrësisë dhe karakteristikave të veshjes;
–    riparimi dhe zëvendësimi i ulluqeve e oxhakëve, edhe me materiale të ndryshme;
–    riparimi i ballkoneve, tarracave dhe basamakëve apo barrierave mbrojtëse;
–    vendosja e hekurave mbrojtës në dritare;
–    vendosja e tendave të diellit dhe rrjetave kundër mushkonjave;
–    sistemimi i oborreve;
–    riparimi i rrethimeve ekzistuese.”.

6.      Në nenin 7 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

a)    Pika “ii” ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“ii) Punime të brendshme, si:
– përforcimi i strukturave mbajtëse të brendshme;
– hapja dhe mbyllja e dyerve të brendshme;
– krijimi, eliminimi ose ndryshimi i mureve ndarës (jombajtës) të brendshëm, i mjediseve për shërbime higjienike;
– realizimi i impianteve të reja higjieno-sanitare dhe të ngrohjes/ftohjes.”.

b)    Pas pikës “ii”, shtohet pika “iii”, me këtë përmbajtje:

“iii) Punime të tjera, si:
–     punimet për ndërtimin e rampave për përshtatjen e ndërtesave për personat me aftësi të kufizuara;
–     struktura që instalohen për nevoja të çastit dhe të përkohshme, pa themele dhe që hiqen në çdo rast, brenda një afati kohor maksimal 150-ditor;
–     vendosja e paneleve diellore, fotovoltaike, në shërbim të ndërtesave, jashtë zonave të trashëgimisë historike, kulturore apo zonave të mbrojtura mjedisore, ku vendosja e tyre është e ndaluar;
–     punime riparimi, zëvendësimi dhe mirëmbajtjeje e rrjeteve të infrastrukturës publike, që nuk prekin sistemin konstruktiv të tyre, nuk ndryshojnë përdorimin dhe përmasat e infrastrukturës si dhe kushtet e zhvillimit në zonën përreth;
–     punime riparimi, mirëmbajtjeje dhe rehabilitimi të infrastrukturës së ujitjes, kullimit dhe mbrojtjes nga përmbytja;
–     vendosja e tendave të diellit dhe pergolateve, në përputhje me ligjin që rregullon bashkëpronësinë në ndërtesat e banimit dhe rregulloren arkitektonike të qytetit;
–     ndërhyrjet me qëllim ruajtjen apo rritjen e efiçencës energjetike dhe akustike, në një strukturë ekzistuese, që nuk prekin sistemin konstruktiv të ndërtesës (p.sh. ndërhyrje në themele, mure mbajtëse, tra-kolonë etj.);
–     serra të çmontueshme, pa themele të vazhduara, në shërbim të aktiviteteve bujqësore;
–     vendosja e reklamave në fasadat e jashtme, për qëllime të promovimit të aktivitetit ekonomik privat. Vendosja e tyre rregullohet sipas rregullores specifike të secilit autoritet vendor të planifikimit, me përjashtim të vendosjes së reklamave jashtë territoreve urbane, ku përfshihen, por pa u kufizuar, rrugë interurbane, hekurudha, mjedise aeroportuale, pika doganore, të cilat rregullohen me akte të ministrive përgjegjëse.”.

7. Në nenin 8 bëhen këto ndryshime:

a)    Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Dokumentet që duhet të depozitojë personi i interesuar për njoftimin e deklaratës paraprake për kryerje punimesh, janë:
Formulari i deklaratës, sipas kësaj rregulloreje dhe formatit të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve, dhe, sipas rastit:
Dokumenti që vërteton pronësinë e tij apo të drejta të ligjshme për pasuri private ose publike, për strukturën që ka në përdorim, në përputhje me legjislacionin në fuqi;
c)     Projekti teknik i realizimit të punimeve, i firmosur nga projektues të licencuar.”.

b)    Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Në rastin kur punimet që kryhen me deklaratë paraprake për kryerje punimesh shtrihen në territorin e më shumë se një bashkie, aplikuesi do të paraqesë dokumentacionin përkatës pranë secilës bashki, për punimet që përfshihen brenda territorit administrativ të kompetencës.”.
c)    Pas pikës 3 shtohen pikat 4 dhe 5, me këtë përmbajtje:

“4. Brenda 5 ditëve nga dorëzimi i deklaratës paraprake për kryerje punimesh, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, autoriteti vendor përgjegjës kryen verifikimet e nevojshme dhe, në rast se konstaton mosrespektimin e kushteve dhe kërkesave ligjore që rregullojnë deklaratën paraprake të punimeve, e kundërshton atë me vendim të arsyetuar.

5. Në mungesë përgjigjeje nga autoriteti vendor përgjegjës, brenda afatit 5-ditor, sipas pikës 3, të këtij neni, konfirmimi konsiderohet i dhënë në heshtje dhe sistemi gjeneron aktin përkatës e njofton deklaruesin për mundësinë e fillimit të punimeve.”.

8. Neni 9 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 9
Leja e zhvillimit

1.    Dokumenti i lejes së zhvillimit i paraprin lëshimit të lejes së ndërtimit për ndërtime të reja, nga autoritetet vendore, dhe përmban, në nivel njësie:
përdorimin e tokës dhe strukturat e lejueshme;
intensitetin e ndërtimit;
c)     koeficientin e shfrytëzimit të tokës për ndërtim;
ç)     lartësinë maksimale në metra;
d)    distancat;
dh)     gjelbërimin publik;
e)    parkimin;
ë)     fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese, që pasqyron edhe lidhjen me infrastrukturën në zonë;
f)     informacion rreth kufizimeve apo kushtëzimeve të veçanta në pronën përkatëse.

Në rastet kur për zonën është miratuar një plan i detajuar vendor, leja e zhvillimit përbëhet nga ekstrakti i dokumentit të detajuar të planifikimit. Në rastet kur e drejta e zhvillimit transferohet apo rishpërndahet në një pronë tjetër, sipas neneve 31 e 32, të ligjit nr.107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, leja e zhvillimit përmban edhe volumetrinë e së drejtës së zhvillimit dhe pronën ose ndërtimin ku do të ushtrohet ajo.

Autoriteti i planifikimit mund të përcaktojë në lejen e zhvillimit edhe rregulla arkitektonike dhe instrumente të zbatueshme të drejtimit të zhvillimit, ndër ato të parashikuara në nenet 30 deri në 36, të ligjit.

Leja e zhvillimit jepet, përkatësisht, nga:
a)    kryetari i njësisë së qeverisjes vendore, brenda 10 ditëve nga paraqitja e kërkesës;
b)    Këshilli Kombëtar i Territorit, brenda 30 ditëve nga mbledhja e parë e tij, pas paraqitjes së kërkesës.

Leja e zhvillimit nuk është e nevojshme për pajisjen me leje ndërtimi për punimet sipas shkronjave “c” dhe “ç”, të nenit 11, si dhe në rast rindërtimi, rikonstruksioni, riparimi apo restaurimi të objekteve pa ndryshim të vëllimit ndërtimor ekzistues.

6.     Në rast ndryshimi të statusit apo kufijve të pronës, zhvilluesi duhet të aplikojë për leje të re zhvillimi. ”.

9.     Neni 10 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 10
Dokumentacioni për pajisjen me leje zhvillimi

1.     Dokumentet e vetme që duhet të paraqesë pronari ose zhvilluesi për t’u pajisur me leje zhvillimi, janë, si më poshtë:
a)     Kërkesa për leje, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në këtë Rregullore dhe në sistemin elektronik të lejeve;
b)     Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjes për pronën;
c)     Mandatpagesa e tarifës së aplikimit.

2.     Bashkë me kërkesën për leje zhvillimi, kërkuesi mund të dorëzojë, nëse e vlerëson, edhe një projektide paraprake të objektit që synon të ndërtojë, ku të paraqitet planvendosja e strukturës në hartë, bazuar në dokumentet e zbatueshme të planifikimit. Në rastin e kërkesës për leje zhvillimi në Këshillin Kombëtar të Territorit, kërkuesi duhet, në çdo rast, të dorëzojë projektidenë paraprake, me planvendosjen e strukturës në hartën e azhornuar, si dhe relacionin e studimin e fizibilitetit përkatës.”.

10. Pas nenit 10 shtohet neni 10/1, me përmbajtjen, si më poshtë vijon:

“Neni 10/1
Shqyrtimi i kërkesave për leje zhvillimi

1.     Autoriteti vendor përgjegjës dhe Sekretariati i KKT-së, sipas fushës përkatëse të kompetencës,:
a)     shqyrtojnë kërkesën për leje zhvillimi, duke bashkërenduar punën, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, me të gjitha autoritetet publike të specializuara, nëse pasuria për të cilën kërkohet leja e zhvillimit ndodhet në zona apo është objekt me kufizime apo kushtëzime të veçanta sektoriale, për shkak të vlerave monumentale, arkeologjike, natyrore apo mjedisore;
b)     marrin vetë, kryesisht, dhe administrojnë, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, të gjithë dokumentacionin apo informacionin e nevojshëm nga zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, sipas rastit;
c)     sigurojnë përditësimet e infrastrukturës rrugore, të kanalizimeve, atyre elektrike, telefonike, të pikave të depozitimit të mbetjeve, intensitetin e studimit sizmologjik, si shërbim me një ndalesë.

2.    Pas marrjes së kërkesës dhe verifikimit nëse dokumentacioni është i plotë, autoriteti përgjegjës, si më sipër, njofton kërkuesin që të paguajë, brenda 15 ditëve, të gjitha tarifat për shqyrtimin e aplikimit nga autoritetet që duhet të shprehen në lidhje me kërkesën, në rast se ka të tilla, sipas pikës 1, më sipër. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, autoriteti përgjegjës njofton kërkuesin që, brenda të njëjtit afat, të kryejë plotësimin e dokumentacionit dhe pagesën e tarifave të shërbimit, në rast se ka të tilla. Me dërgimin e njoftimeve, si më sipër, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës, deri në plotësimin e dokumentacionit dhe/ose pagesës së tarifave nga kërkuesi. Nëse subjekti nuk plotëson dokumentacionin ose nuk paguan tarifat e shërbimit brenda afatit të caktuar, autoriteti përgjegjës merr vendim të arsyetuar për refuzimin e kërkesës për leje zhvillimi.

3.    Nëse autoriteti përgjegjës, brenda afatit 5-ditor, nuk njofton kërkuesin për mangësi në dokumentacion apo për detyrimin e pagesës së tarifave, dokumentacioni konsiderohet i miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës është i detyruar të vijojë me shqyrtimin e kërkesës.

4.     Të gjitha autoritetet publike, që duhet të shprehen në lidhje me kërkesën, kanë detyrimin t’i dërgojnë autoritetit përgjegjës, nëpëmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, të dhëna lidhur me përditësimet e infrastrukturës apo ekzistencën e kufizimeve sektoriale të mundshme, lidhur me pronën/zhvillimin e propozuar. Në mungesë të përgjigjes brenda afatit 10-ditor, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës për leje. Në rast se, për shkak të kufizimeve të natyrës monumentale apo arkeologjike, është e nevojshme kryerja e vëzhgimeve të thelluara të pronës, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës nga autoriteti përgjegjës, deri në përfundimin e procedurave të parashikuara nga ligji.

5.     Brenda 5 ditëve, nga marrja e të gjitha përgjigjeve prej autoriteteve publike të specializuara apo miratimit në heshtje, nga ana e tyre, autoriteti vendor përgjegjës ose KKT-ja, sipas fushës së kompetencës, merr vendimin për:
a) lëshimin e lejes së zhvillimit;
b) refuzimin e lejes së zhvillimit.

6.     Në rastet kur kërkuesi, bashkë me kërkesën për leje zhvillimi, ka dorëzuar edhe projektidenë paraprake, sipas pikës 2, të nenit 10, më sipër, autoriteti vendor përgjegjës ose KKT-ja, sipas fushës së kompetencës, ka detyrimin që, krahas lëshimit të lejes së zhvillimit, të shprehet, brenda të njëjtit afat, nëse projektideja është hartuar në përputhje me dokumentet e planifikimit dhe rregullat e projektimit dhe, nëse është rasti, të japë vërejtjet e veta.

7.     Leja e zhvillimit apo vendimi për refuzimin e saj i dërgohet kërkuesit nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit.”.

11.  Në nenin 13 bëhen këto ndryshime:

a)    Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Transferimi i lejes së ndërtimit gjatë afatit të zbatimit të saj duhet t’i komunikohet, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, autoritetit që ka lëshuar lejen, bashkë me aktet zyrtare që vërtetojnë kalimin e titullit mbi lejen e ndërtimit.”.

b)    Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Zyra përgjegjëse, pranë autoritetit kompetent, kryen verifikimet lidhur me transferimin e lejes dhe, në rast se nuk vëren parregullsi, kryen, pa vonesë, regjistrimin e të dhënave të titullarit të ri të lejes në regjistrat përkatës dhe njofton palët e interesuara, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.”.

12.  Pika 1, e nenit 14, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Leja e ndërtimit lëshohet në përputhje me përcaktimet e lejes së zhvillimit, dokumenteve të planifikimit, të rregulloreve të zhvillimit e ndërtimit si dhe dispozitave ligjore që rregullojnë veprimtarinë ndërtimore në Republikën e Shqipërisë.”.

13.  Në nenin 15 bëhen këto ndryshime:

a)    Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me leje ndërtimi për ndërtime të reja, si dhe për shtesa apo rikonstruksione në ndërtime ekzistuese, janë:
Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve;
Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në një zhvillim, përfshirë marrëveshjet nëpërmjet pronarëve dhe zhvilluesit ose/dhe palëve të treta;
c)     Plani i vendosjes së ndërtimit mbi fragmentin e hartës në gjendjen ekzistuese;
ç)      Projekti i ndërtimit dhe relacioni përkatës;
d)     Grafiku paraprak i punimeve dhe afati i dorëzimit të objekteve, sipas fazave të zbatimit;
dh)     Preventivi;
e)     Deklarata e projektuesit të licencuar, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve të ndërtimit, nëpërmjet së cilës konfirmohet përputhshmëria e projektit me lejen e zhvillimit, dokumentet e planifikimit e kontrollit të zhvillimit, në fuqi, dhe me legjislacionin që rregullon veprimtarinë e ndërtimit në Republikën e Shqipërisë, përfshirë dispozitat antisizmike, të sigurisë, mbrojtjes nga zjarri dhe higjieno-sanitare;
ë)      Lejet, licencat, autorizimet apo aktet e miratimit, të nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, në zbatim të legjislacionit të posaçëm për lejet, licencat dhe autorizimet, në rastet kur është e nevojshme që ato të paraqiten përpara marrjes së lejes së ndërtimit;
f)   Mandatpagesën/at e tarifës/ave të aplikimit;
g)     Kopje e policës së sigurimit të projektuesve, për mbulimin e përgjegjësive profesionale.

b)  Pas pikës 1 shtohen pikat 1/1, 1/2 dhe 1/3, me këtë përmbatje:

“1/1. Projekti i ndërtimit hartohet konform kushteve të përcaktuara në lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit dhe në bazë të tij lëshohet leja e ndërtimit. Në varësi të llojit të ndërtimit, projekti përmban:

i.    projektin arkitektonik, përfshirë eliminimin e barrierave arkitektonike, në rastet kur është e detyrueshme me ligj;
ii.    projektin konstruktiv;
iii.    projektet e instalimeve hidrosanitare, elektrike dhe të ngrohje-ftohjes;
iv.    relacionin për mbrojtjen nga zjarri;
v.    projektin e efiçencës energjetike, në rastet kur është e detyrueshme me ligj.

1/2. Për prishjen e objekteve, në rast se prishja nuk shoqërohet me ndërtim të ri, kërkuesi duhet të paraqesë kërkesë të veçantë. Dokumentet që duhet të dorëzojë aplikuesi për t’u pajisur me leje për prishje ndërtimi janë, si më poshtë vijon:
Kërkesa për leje ndërtimi, sipas formatit të aplikimit, të përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve;
Dokumente që vërtetojnë të drejtat pasurore të kërkuesit mbi objektit që kërkohet të prishet;
c)     Raporti teknik i ekspertëve për gjendjen fizike dhe ndërtimore të objektit që do të prishet;
ç)     Mandatpagesën/at e tarifës/ave të aplikimit.

1/3. Për ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250 m2, nuk janë të detyrueshme projektet e instalimeve si dhe mbikëqyrja dhe kolaudimi i punimeve, me kushtin që zbatuesi të dorëzojë një deklaratë noteriale, me të cilën të konfirmojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë civile dhe penale, se objekti është ndërtuar në përputhje me lejen e ndërtimit dhe projektin përkatës.”.

c)  Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2.  Autoritetet përgjegjëse kanë detyrimin që të botojnë, në faqen zyrtare të institucionit, listën e plotë të dokumenteve që kërkohen për t’u pajisur me leje ndërtimi.”.

14.  Neni 17 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 17
Ndryshimi i projektit gjatë ndërtimit

1.    Rastet, në të cilat mund të ndryshohet projekti i ndërtimit, sipas nenit 48, të ligjit, pa zmadhuar vëllimin e përgjithshëm të tij, pa ndryshuar përdorimin dhe kushtet e zhvillimit, nga ato të përcaktuara në dokumentet e planifikimit në fuqi, janë ndryshime:
të sistemit konstruktiv të objektit apo të punimeve teknike në zbatim;
të numrit dhe formës së njësive brenda objektit;
për përmirësimin e efiçencës energjetike;
ç)  në instalime, për sa kohë që rritet cilësia e punimeve;
d)     për të shtuar elemente arkitektonike, për përdorim të barabartë e të pavarur të hapësirave të projektuara nga të gjithë personat, përfshirë ata me aftësi të kufizuara;
dh)    ndryshime në fasadë.

2. Rishikimi bëhet me procedurë të përshpejtuar, sipas nenit 24, të kësaj rregulloreje.”.

15.  Në nenin 19 bëhen këto ndryshime:

a)    shkronja “ë”, e pikës 1, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“ë. resorte dhe fshatra turistikë tradicionalë, komplekse parqesh ujore, argëtimi apo zbavitjeje, që përmbajnë ujë në basen, mbi 5 000 m3, impiante skish, teleferikë dhe infrastruktura ndihmëse.”.

b)  Pas pikës 3 shtohet pika 4, më këtë përmbajtje:

“4. Për punimet që kryhen me deklaratë paraprake punimesh, sipas nenit 7, të kësaj rregulloreje, autoriteti përgjegjës është njësia përkatëse e qeverisjes vendore.”.

16.  Neni 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 20
Aplikimi dhe procesi i shqyrtimit të kërkesave për leje nga autoriteti vendor

1.    Kërkesat për leje, sipas kësaj rregulloreje, paraqiten për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentacionit shoqërues të kërkesës për leje.
2. Autoriteti përgjegjës, brenda 5 ditëve nga paraqitja e tyre, shqyrton dokumentacionin e depozituar, për çështje të përmbushjes së formës dhe konformitetit të projektit me lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit. Brenda këtij afati, ai shqyrton:
a)     identitetin e nënshkruesit dhe faktin nëse është personi i legjitimuar për të paraqitur kërkesën;
b)     plotësimin e plotë e të saktë të të gjitha të dhënave të detyrueshme, të kërkuara në formular;
c)     paraqitjen e të gjitha dokumenteve shoqëruese, të detyrueshme;
ç)     konfirmitetin e projektit të propozuar me lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit;
d)     pagesën e tarifës së shërbimit/aplikimit.

3.     Nëse projekti nuk është në përputhje me lejen e zhvillimit/dokumentet e planifikimit apo personi nuk legjitimohet për të paraqitur kërkesën, autoriteti përgjegjës merr vendim të arsyetuar për rrëzimin e kërkesës dhe njofton aplikuesin.

4.     Pas marrjes së kërkesës dhe verifikimit që dokumentacioni është i plotë, autoriteti përgjegjës, si më sipër, njofton kërkuesin që të paguajë, brenda 15 ditëve, të gjitha tarifat për shqyrtimin e aplikimit nga autoritetet që duhet të shprehen në lidhje me kërkesën, në rast se autoriteti përgjegjës ka identifikuar të tilla, sipas pikës 1, të nenit 10/1, më sipër. Në rast se dokumentacioni nuk është i plotë, autoriteti përgjegjës njofton kërkuesin që, brenda të njëjtit afat, të kryejë plotësimin e dokumentacionit dhe pagesën e tarifave të shërbimit, në rast se ka të tilla. Me dërgimin e njoftimeve, si më sipër, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës deri në plotësimin e dokumentacionit dhe/ose pagesës së tarifave nga kërkuesi. Nëse subjekti nuk plotëson dokumentacionin ose nuk paguan tarifat e shërbimit brenda afatit të caktuar, autoriteti përgjegjës merr vendim të arsyetuar për refuzimin e kërkesës.

5.     Nëse autoriteti përgjegjës, brenda afatit 5-ditor, nuk njofton kërkuesin për mangësi në dokumentacion apo për detyrimin e pagesës së tarifave, dokumentacioni konsiderohet i miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës është i detyruar të vijojë me shqyrtimin e kërkesës.

6.     Në rast se dokumentacioni është i plotë dhe është kryer pagesa e të gjitha tarifave të shërbimit të institucioneve përgjegjëse, aplikimi konsiderohet i pranuar për shqyrtim të mëtejshëm.”.

17.  Neni 21 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 21
Shqyrtimi i kërkesave për leje nga autoriteti vendor

1.     Në rast pranimi të kërkesës për shqyrtim, sipas pikave 3 dhe 4, të nenit 20, struktura përgjegjëse dërgon pranë autoriteteve përgjegjëse të identifikuara kërkesën për dhënien e informacionit, mendimeve, vendimeve, lejeve, licencave apo autorizimeve të nevojshme, të shoqëruar me mandatpagesën për shlyerjen e tarifave përkatëse të shërbimit.

2.     Të gjitha autoritetet publike të specializuara, që duhet të shprehen në lidhje me aplikimin, kanë detyrimin t’i njoftojnë autoritetit përgjegjës, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, të dhënat, opinionet dhe aktet e pëlqimit/miratimit lidhur me zhvillimin e propozuar. Në mungesë të përgjigjes, brenda afatit 10-ditor, kërkesa konsiderohet e miratuar në heshtje dhe autoriteti përgjegjës ka detyrimin të vijojë me shqyrtimin e kërkesës për leje. Në rast se, për shkak të detyrimeve ligjore që rrjedhin nga legjislacioni në fushën e trashëgimisë kulturore, monumentale apo arkeologjike, është e nevojshme kryerja e vëzhgimeve të thelluara të pronës apo vendimmarrja e këshillave të specializuara, në lidhje me projektin e propozuar, afati për dhënien e pëlqimit/miratimit është 30 ditë, nga dorëzimi i kërkesës pranë sekretariatit përkatës. Në mungesë të përgjigjes, brenda afatit 30-ditor, pëlqimi apo miratimi konsiderohet i dhënë. Deri në dhënien e përgjigjes nga institucionet përgjegjëse, si më sipër, pezullohet llogaritja e afatit të shqyrtimit të kërkesës nga autoriteti vendor.

3.      Brenda 10 ditëve, nga marrja e të gjitha përgjigjeve prej autoriteteve publike të specializuara apo miratimit në heshtje, nga ana e tyre, autoriteti vendor përgjegjës përfundon shqyrtimin teknik të kërkesës dhe njofton kërkuesin për vendimmarrjen përkatëse, sipas nenit 22.

4.     Në përfundim të shqyrtimit teknik të përputhshmërisë së projektit me legjislacionin në fuqi, zyra/organi përgjegjës i planifikimit, pranë autoritetit vendor, përgatit raportin e vlerësimit teknik dhe ia përcjell atë për vendimmarrje, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, kryetarit të bashkisë. Raporti i vlerësimit teknik dhe rezultati i njoftohet aplikuesit, nëpërmjet sistemit, dhe merret për bazë për qëllimet e gjenerimit të vendimit në heshtje, në mungesë përgjigjeje.

5.     Në rast se është e nevojshme që të kryhen ndryshime në projektin e paraqitur, zyra/organi përgjegjës i planifikimit, pranë autoritetit vendor, i dërgon njoftim kërkuesit për kryerjen e tyre, duke dhënë edhe arsyet ligjore përkatëse. Këto ndryshime duhet të kryhen nga pala e interesuar brenda 5 ditëve nga njoftimi i kërkesës dhe duhet të verifikohen nga institucionet përkatëse që i kanë kërkuar ato, brenda 2 ditëve. Në rast se ndryshimet nuk dorëzohen brenda afatit 5-ditor ose nuk pasqyrohen saktësisht në projekt, autoriteti përgjegjës vendor merr vendim për refuzimin e kërkesës.

6.  Kërkesa për ndryshimin e projektit fillestar pezullon llogaritjen e afatit për kryerjen e shqyrtimit teknik deri në kryerjen e ndryshimit përkatës të dokumentacionit. Ky afat mund të ndërpritet vetëm një herë dhe vetëm bazuar në një kërkesë të arsyetuar për plotësimin apo saktësimin e dokumenteve që nuk zotërohen/disponohen nga administrata publike.

7.  Afatet e përcaktuara në këtë nen nuk zbatohen për ndërtimet sipas nenit 24, të kësaj rregulloreje.”.

18.  Neni 22 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 22
Vendimi për lejen nga autoriteti vendor

1. Në përfundim të shqyrtimit teknik kryetari i bashkisë njofton aplikuesin, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, lidhur me:

a)    miratimin e kërkesës për leje ndërtimi dhe detyrimin për kryerjen e pagesës së taksës në infrastrukturë;
b)    refuzimin e lejes së ndërtimit.

2.     Brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, për miratimin e kërkesës për leje ndërtimi, kërkuesi duhet të ngarkojë në sistem aktet që provojnë pagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.

3. Autoriteti përgjegjës, brenda 5 ditëve nga përmbushja e kushteve të përcaktuara në pikën 2, të këtij neni, i dërgon aplikuesit, nëpërmjet sistemit elektronik, lejen e ndërtimit, të nënshkruar elektronikisht prej tij. Kërkuesi ka të drejtë që të kërkojë edhe dorëzimin fizik të lejes së ndërtimit, pranë sportelit të shërbimit me një ndalesë.

4.     Në mungesë të plotësimit të kushteve sipas pikës 2, të këtij neni, autoriteti përgjegjës i dërgon aplikuesit, nëpërmjet sistemit elektronik, vendimin për refuzimin e lejes së ndërtimit.”.

19.  Pika 3, e nenit 23, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Riparaqitja e kërkesës për leje ndërtimi, pas mospranimit ose refuzimit të saj, trajtohet si kërkesë e re.”.

20.  Në nenin 24 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijion:

a)    Në shkronjën “c”, të pikës 1, nënparagrafi “i”, ndryshohet, me këtë përmbajtje:

“i. ndërtime të reja apo shtesa, me sipërfaqe të përgjithshme deri në 250m2;”.

b)    Pas shkronjës “ç”, të pikës 1, shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbatje:

“ç) ndryshimin e projektit të ndërtimit, sipas nenit 17, të kësaj rregulloreje.”.

c)    Pas pikës 2 shtohet pika 3, me këtë përmbajtje:

“3. Procedura e përshpejtuar zbatohet edhe në rastin e miratimit të lejeve të ndërtimit për investime strategjike, sipas legjislacionit sektorial në fuqi, apo investimeve publike, nga Këshilli Kombëtar i Territorit.”.

21.  Neni 25 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Neni 25
Shqyrtimi i kërkesave për leje ndërtimi, që miratohen nga KKT-ja

1. Kërkesa për leje ndërtimi paraqitet për shqyrtim nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, i cili mundëson edhe ngarkimin, lehtësisht, të dokumentacionit shoqërues të kërkesës për leje ndërtimi.

2.     Sekretariati i KKT-së shqyrton kërkesat për leje ndërtimi nga ana formale, brenda 5 ditëve nga data e paraqitjes së tyre.

3.      Në rast se dokumentacioni është i plotë, autoriteti përgjegjës, si më sipër, njofton kërkuesin që të paguajë, brenda 15 ditëve, të gjitha tarifat për shqyrtimin e aplikimit nga autoritetet që duhet të shprehen në lidhje me kërkesën. Nëse dokumentacioni nuk është i plotë, autoriteti përgjegjës njofton aplikuesin që, brenda të njëjtit afat, të kryejë plotësimin e dokumentacionit dhe pagesën e tarifave të shërbimit, në rast se ka të tilla. Me dërgimin e njoftimeve, si më sipër, pezullohet llogaritja e afatit të shyrtimit të kërkesës deri në plotësimin e dokumentacionit dhe/ose pagesës së tarifave nga kërkuesi. Nëse subjekti nuk plotëson dokumentacionin ose nuk paguan tarifat e shërbimit brenda afatit të caktuar, autoriteti përgjegjës merr vendim të arsyetuar për refuzimin e kërkesës.

4.      Në rast se dokumentacioni është i plotë dhe është kryer pagesa e të gjitha tarifave të shërbimit të institucioneve përgjegjëse, aplikimi konsiderohet i pranuar për shqyrtim të mëtejshëm.

5.     Pas pranimit të kërkesës për shqyrtim, Sekretariati i KKT-së kryen shqyrtimin teknik të kërkesës për leje ndërtimi, brenda 30 ditëve nga paraqitja e saj.

6.     Sekretariati i KKT-së bashkërendon punën, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, me të gjitha autoritetet përgjegjëse, të cilat duhet të shprehen brenda 10 ditëve në lidhje me aplikimin. Ai merr dhe administron, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, të gjitha opinionet dhe aktet e pëlqimit/miratimit që mund të jenë të nevojshme, sipas rastit. Në mungesë të përgjigjes brenda afatit 10-ditor, pëlqimi apo miratimi konsiderohet i dhënë dhe sekretariati mund të vijojë shqyrtimin e kërkesës për leje. Në rast se është e nevojshme vendimmarrja e këshillave kolegjiale të specializuara, lidhur me projektin e ndërtimit, afati për dhënien e pëlqimit/miratimit është 30 ditë, nga dorëzimi i kërkesës pranë sekretariatit përkatës. Në mungesë të përgjigjes brenda afatit 30-ditor, pëlqimi apo miratimi konsiderohet i dhënë.

7.     Ministria përgjegjëse e linjës dhe institucionet përkatëse të varësisë shqyrtojnë përputhshmërinë me politikat, strategjitë dhe legjislacionin sektorial, si dhe kriteret teknike të veçanta për objektin përkatës, brenda 10 ditëve nga marrja e njoftimit/kërkesës nga Sekretariati i KKT-së. Në mungesë të përgjigjes brenda afatit 10-ditor, pëlqimi apo miratimi konsiderohet i dhënë dhe sekretariati mund të vijojë shqyrtimin e kërkesës për leje.

8.     Në rast se sekretariati vlerëson se është e nevojshme që të kryhen ndryshime në projektin fillestar, ai ka të drejtë që t’i kërkojë aplikuesit kryerjen e tyre, duke dhënë edhe arsyet përse i vlerëson të nevojshme. Këto ndryshime duhet të kryhen, nga pala e interesuar, brenda 15 ditëve nga njoftimi i kërkesës. Në rast se ndryshimet nuk dorëzohen brenda afatit 15-ditor ose nuk reflektohen saktësisht në projekt, sekretariati i njofton kërkuesit refuzimin e kërkesës. Kërkesa për ndryshimin e projektit fillestar ndërpret afatin për kryerjen e shqyrtimit teknik deri në kryerjen e ndryshimit përkatës të dokumentacionit.
9.     Brenda 20 ditëve, nga paraqitja e raportit të vlerësimit teknik nga Sekretariati i KKT-së, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, KKT-ja vendos për:

a)  miratimin e lejes së ndërtimit;
b)  refuzimin e lejes së ndërtimit;
c)  miratimin me kusht.

10.      Vendimi i KKT-së njoftohet nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit dhe botohet në regjistër nga Sekretariati i KKT-së, jo më vonë se 5 ditë nga data e marrjes së vendimit.

11.      Brenda 15 ditëve nga marrja e njoftimit, nëpërmjet sistemit elektronik të lejes për miratimin e lejes së ndërtimit, kërkuesi duhet të ngarkojë aktet që provojnë pagimin e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja.

12.      Sekretariati i KKT-së, brenda 30 ditëve nga miratimi i lejes së ndërtimit dhe pas marrjes së konfirmimit për plotësimin e kushteve të pikës 11, të këtij neni, lëshon dokumentin e lejes së ndërtimit, nëpërmjet sistemit elektronik, dhe i dërgon kërkuesit, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve të ndërtimit, vendimin e KKT-së për lejen e ndërtimit. Kërkuesi ka të drejtë që të kërkojë edhe dorëzimin fizik të lejes së ndërtimit, pranë Sekretariatit të KKT-së.

13.      Në rastet kur KKT-ja vendos për miratimin me kusht të lejes së ndërtimit, brenda 30 ditëve, nga miratimi i lejes së ndërtimit, Sekretariati lëshon dokumentin e lejes së ndërtimit, pas marrjes së konfirmimit për plotësimin e kushteve.”.

22.  Në nenin 26 bëhen këto ndryshime:

a)    Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“1. Kërkesat për leje shqyrtohen nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve dhe botimit në regjistër.”.

b)  Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Kërkesa për leje paraqitet në formatin e përcaktuar në sistemin elektronik të lejeve, që plotësohet nga kërkuesi dhe shoqërohet nga dokumentacioni i kërkuar, sipas kësaj rregulloreje”.

c)  Pas pikës 4 shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:

“5. Gjithë dokumentacioni që dorëzohet nga aplikuesi, për kërkesat nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, duhet të jetë i nënshkruar me firmë elektronike nga personat përkatës.
6.  Neni 20, për shqyrtimin e kërkesave për çështje të formës, gjen zbatim për të gjitha kërkesat për leje, sipas neneve 9, 11, 12, 17 e 18, të kësaj rregulloreje.”.

23. Pas nenit 26 shtohet neni 26/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 26/1
Miratimi në heshtje

1.     Sistemi elektronik i lejeve përllogarit dhe sinjalizon organin apo strukturën përgjegjëse për përfundimin e afatit, të paktën 24 orë përpara përfundimit të tij.

2.  Me kalimin e afatit 60-ditor, nga dërgimi elektronikisht i kërkesës për leje, kërkesa konsiderohet, automatikisht, e miratuar në heshtje, me përjashtim të rasteve kur, sipas legjislacionit në fuqi, nuk aplikohet parimi i miratimit në heshtje. Sistemi elektronik i lejeve gjeneron dhe i dërgon automatikisht aplikuesit aktin, i cili përmban të dhënat e kërkesës, datën e paraqitjes së saj si dhe faktin që organi publik nuk ka njoftuar përgjigjen e tij brenda afatit të përcaktuar. Akti i miratimit në heshtje botohet automatikisht nga sistemi elektronik i lejeve edhe në regjistër. Akti i miratimit në heshtje, sipas kërkesës së paraqitur, përbën, së bashku me mandatin e pagesës së taksës së ndikimit në infrastrukturë, të vetmet dokumente të nevojshme për fillimin e punimeve.

3.     Miratimi në heshtje dhe rregullat e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, aplikohen edhe në rastin e kërkesave që struktura përgjegjëse paraqet tek autoritetet publike të specializuara, që duhet të shprehen në lidhje me aplikimin. Opinionet dhe aktet që janë të nevojshme, sipas legjislacionit sektorial, konsiderohen të dhëna apo miratuara, nëse përfundon afati brenda të cilit ato duhet të shprehen.”.

24.  Neni 27 ndryshon, si më poshtë vijon:

 

“Neni 27
Certifikata e përdorimit

1.    Në përfundim të procesit të zhvillimit aplikuesi paraqet kërkesën për t’u pajisur me certifikatë përdorimi, së bashku me procesverbalin e kolaudimit dhe dokumentacionit shoqërues, përfshirë deklaratën e përputhshmërisë, pranë autoritetit të planifikimit.

2.     Për lejet që miratohen nga KKT-ja, certifikata e përdorimit, që vërteton përfundimin e punimeve, lëshohet nga Sekretariati i KKT-së, pasi ai ka bashkërenduar procesin me autoritetin vendor të zhvillimit të territorit dhe me ministritë e linjës, në përputhje me ligjin dhe me legjislacionin për disiplinimin e punimeve në ndërtim.

3.  Në rastet e lejeve për grup ndërtimesh, sipas pikës 8, të nenit 42, të ligjit, certifikata e përdorimit jepet me përfundimin e punimeve, edhe përpara afatit të përcaktuar sipas fazave të grafikut të punimeve e dorëzimit të objekteve. Grafiku i punimeve dhe fazat e dorëzimit të objekteve mund të ndryshojnë me kërkesën e subjektit zhvillues, në emër të të cilit lëshohet leja e ndërtimit, edhe gjatë kohës së ekzekutimit të lejes, sipas ecurisë së punimeve.

4.  Autoriteti përgjegjës bashkërendon punën, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, me të gjitha autoritetet publike të specializuara, që duhet të shprehen në lidhje kryerjen e punimeve, në përputhje me normat dhe standardet në fuqi. Autoriteti përgjegjës, brenda 3 ditëve, nga depozitimi i deklaratës së përputhshmërisë, kërkon, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve, të gjitha opinionet, relacionet dhe aktet e konfirmimit, që janë të nevojshme për lëshimin e certifikatës së përdorimit të objektit.

5.     Të gjitha autoritetet publike të specializuara, që duhet të shprehen në lidhje kryerjen e punimeve, në përputhje me normat dhe standardet në fuqi, kanë detyrimin t’i njoftojnë autoritetit përgjegjës, nëpëmjet sistemit elektronik të lejeve, opinionet, relacionet dhe aktet e konfirmimit. Në mungesë të përgjigjes, brenda afatit 15-ditor, nga momenti i marrjes së kërkesës, pëlqimi apo miratimi konsiderohet i dhënë dhe autoriteti përgjegjës ka detyrimin të vijojë me procedurat përkatëse.

6.     Brenda 5 ditëve, nga marrja e të gjitha përgjigjeve prej autoriteteve publike të specializuara apo miratimit në heshtje nga ana e tyre, sipas rastit, zyra/organi përgjegjës i planifikimit, pranë autoritetit vendor, apo Sekretariati i KKT-së, përgatit raportin e vlerësimit dhe e njofton atë nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.

7.      Brenda 7 ditëve, nga paraqitja e raportit të vlerësimit, dhe, në çdo rast, jo më vonë se 30 ditë nga data e paraqitjes së deklaratës së përputhshmërisë, sipas rastit, kryetari i bashkisë apo Sekretariati i KKT-së vendos:

a)     lëshimin e certifikatës së përdorimit të objektit, që vërteton përfundimin e punimeve, në përputhje me kushtet e lejes së ndërtimit ose deklaratës paraprake për kryerje punimesh, si dhe zbatimin e kritereve të dokumenteve të planifikimit dhe të kontrollit të zhvillimit;
b)     në rastet kur konstatohet mospërputhje e punimeve të kryera, për lëshimin e aktit të konstatimit të mospërputhshmërisë, i cili jep sugjerimet dhe afatin kohor, dhe, nëse afati kohor nuk respektohet, sanksionet për sigurimin e përputhshmërisë nga zhvilluesi.

8.     Në rastin kur autoriteti përgjegjës, brenda afatit të përcaktuar në pikën 7, të këtij neni, nuk lëshon certifikatën e përdorimit dhe aktet e kontrollit janë pa shkelje dhe është lëshuar akti i kolaudimit pa shkelje, atëherë kërkesa, sipas pikës 1, konsiderohet, automatikisht, e miratuar në heshtje dhe sistemi elektronik i lejeve të ndërtimit gjeneron, menjëherë, vendimin e miratimit. Vendimi i miratimit në heshtje publikohet automatikisht nga sistemi elektronik i lejeve edhe në regjistër. Vendimi i miratimit në heshtje, sipas kërkesës së paraqitur, përbën të vetmin dokument të nevojshëm, së bashku me aktet e kolaudimit, për regjistrimin e pronës në regjistrat e pasurisë, sipas legjislacionit në fuqi.”.

25.  Pas nenit 27 shtohet neni 27/1, me këtë përmbajtje:

“Neni 27/1
Mbikëqyrja e punimeve

Gjatë mbikëqyrjes së punimeve mbahen aktet e kontrollit për proceset e ndërtimit, nga subjektet, persona fizikë dhe juridikë, të pajisur me licencë në fushën e mbikëqyrjes së punimeve të ndërtimit, sipas fazave të mëposhtme:

a)     Ngritja e kantierit të punimeve, përfshirë murin rrethues;
b)     Piketimi i strukturës;
c)     Përfundimi i themeleve dhe kuota 0;
ç)     Përfundimi i karabinasë për të gjithë objektin;
d) Përfundimi i fasadave dhe rifiniturave të strukturës së re, përfshirë sistemet e ngrohjes, ftohjes, hidraulike, të komunikimit elektronik;
dh)     Përfundimi i sistemimit të jashtëm, në planin e vendosjes së strukturës së re, përfshirë vendosjen e kutisë postare dhe lidhjen me infrastrukturat publike ekzistuese.”.

26.  Pas nenit 45 shtohet neni 45/1, me këtë përmbajtje:

 

“Neni 45/1
Fillimi i funksionimit të sistemit elektronik të lejeve

1.     Sistemi elektronik i lejeve fillon nga funksionimi, në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, më 20 prill 2016.

2.     Gjatë periudhës 20 prill 2016 – 31 gusht 2016, kërkesat për leje, sipas kësaj rregulloreje, mund të paraqiten edhe nëpërmjet depozitimit të tyre dhe të dokumentacionit shoqërues pranë sportelit të shërbimit me një ndalesë. Në këtë rast, detyrimi i ngarkimit on-line të dosjes së aplikimit është përgjegjësi e këtij autoriteti dhe kryhet menjëherë me paraqitjen e kërkesës në sportel dhe në prani të vetë aplikuesit. Në këtë rast, aplikuesi dorëzon kërkesën për leje dhe dokumentet në letër dhe CD. Në përfundim të ngarkimit në sistem, sporteli i dorëzon aplikuesit numrin e identifikimit të kërkesës, që mundëson ndjekjen e ecurisë së saj.

3.  Duke filluar nga data 1 shtator 2016, aplikimi, pranimi dhe shqyrtimi i kërkesave për leje dhe deklarata paraprake, sipas kësaj rregulloreje, sikurse edhe lëshimi i lejeve dhe ndërveprimi institucional do të kryhet, ekskluzivisht, nëpërmjet sistemit elektronik të lejeve.

4.     Kërkesat e dorëzuara më formë shkresore, deri në datën 31 gusht 2016, do të vijojnë të shqyrtohen nga autoritetet përgjegjëse në formë shkresore, sipas rregullave dhe procedurave të parashikuara në legjislacionin në fuqi në momentin e aplikimit.

5.     Brenda 10 ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, sporteli i shërbimit me një ndalesë kryen rolin e Qendrës së Asistencës në:

a)     bashki, për të ndihmuar qytetarët për informacion lidhur me aplikimin nëpërmjet sistemit;
b)     ministrinë përgjegjëse për zhvillimin e territorit, e cila do të koordinojë punën me gjithë institucionet përgjegjëse për të asistuar bashkitë dhe organet e tjera shtetërore në procesin e përdorimit të sistemit elektronik të lejeve.

6.     Agjencia e Zhvillimit të Territorit merr të gjitha masat që, brenda datës 20 prill 2016, të gjithë autoritetet përgjegjëse për zhvillimin e territorit të dorëzojnë pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit informacionin dhe bazën materiale të nevojshme për pajisjen e nëpunësve, të përfshirë në procesin e shqyrtimit të kërkesave për leje, me kodet hyrëse për aksesimin e sistemit si dhe me firmë elektronike, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

7.     Agjencia e Zhvillimit të Territorit merr të gjitha masat që, brenda datës 20 prill 2016 dhe në bashkëpunim me qendrat e asistencës së autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e territorit, të zhvillojë trajnimin e personelit administrativ, të caktuar si përdorues të sistemit elektronik të lejeve.

8.     Nënshkrimi elektronik, i kualifikuar për subjektet, persona fizikë e juridikë, të pajisur me licencë në fushat e projektimit, mbikëqyrjes, zbatimit dhe kolaudimit të punimeve të ndërtimit, ofrohet nëpërmjet infrastrukturës së çelësit publik, e cila administrohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit. Rregulla të detajuara për përdorimin e sistemit, procesin e aplikimit, të drejtat dhe përgjegjësitë e institucionit administrues dhe të subjekteve përdorues të sistemit përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Zhvillimit Urban dhe ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, brenda një muaji, nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

II.     Shtojcat A, B dhe D, bashkëlidhur tekstit “Rregullore e Zhvillimit të Territorit”, shfuqizohen në datën 1 shtator 2016.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet në datën 20 prill 2016.

K R Y E M I N I S T R I 

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

NIKO PELESHI

 *SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Vendime të miratuara në mbledhjen e këshillit të ministrave, datë 22 qershor 2016
V E N D I M PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.953, DATË 29.12.2014, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË LIGJIT NR.92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 159, të ligjit nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Neni 10, i vendimit nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:“Neni 10Përcaktimi i kategorisë së eksportuesve për qëllim të rimbursimit të TVSH-së 1. Për qëllime të rimbursimit të TVSH-së, kategoritë e eksportuesve në zbatim të pikës 3, të nenit 77, të ligjit, janë personat e tatueshëm eksportues si dhe personat e tatueshëm që rieksportojnë mallrat joshqiptare nën regjimin e përpunimit aktiv në Republikën e Shqipërisë, siç përcaktohet në Kodin Doganor, të cilët plotësojnë njëkohësisht kriteret e mëposhtme: a) Vlera e eksporteve të kryera në periudhën/at tatimore, për të cilën/at kërkohet rimbursim, është më shumë se 70% e vlerës së përgjithshme të shitjeve, përfshirë eksportet;b) Kanë aktivitet eksportues mbi 1vit;c) Paraqesin si dokument prove të kryerjes së eksportit deklaratën doganore të eksportit, lëshuar sipas legjislacionit doganor në Republikën e Shqipërisë; ç) Nuk kanë detyrime të papaguara të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. 2.   Personat e tatueshëm, që plotësojnë kriteret sipas pikës 1, të këtij neni, rimbursohen automatikisht brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim të TVSH-së, si persona me risk zero. 3. Personat e tatueshëm, vlera e eksporteve të të cilëve, të kryera në periudhën/at tatimore për të cilën/at kërkohet rimbursimi, përbën më shumë se 50% deri në 70% të vlerës së përgjithshme të shitjeve përfshirë eksportet, rimbursohen brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim të TVSH-së, duke iu nënshtruar më parë procedurës së analizës së riskut.      Nëse nga analiza e riskut rezulton se personi i tatueshëm që klasifikohet në këtë kategori duhet t’i nënshtrohet procesit të kontrollit tatimor, e gjithë procedura, përfshirë kontrollin, përfundon brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës. Në të kundërt, brenda afatit 30-ditor nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim kryhet rimbursimi i TVSH-së nëpërmjet sistemit të thesarit. 4. Të gjithë personat e tjerë të tatueshëm që kryejnë eksporte, por nuk klasifikohen në pikat 1 dhe 3, të këtij neni, rimbursohen brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për rimbursim duke iu nënshtruar procedurës së analizës së riskut.”. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA* * *V E N D I MPËR  KRIJIMIN E FONDIT NË MBËSHTETJE TË MIKRONDËRMARRJEVE, NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME QË USHTROJNË AKTIVITET NË ZONAT TURISTIKE/HISTORIKE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar, të neneve 8 e 8/1, të ligjit nr.9374, datë 21.4.2005, “Për ndihmën shtetërore”, të ndryshuar, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.10303, datë 15.7.2010, “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit dhe të funksionimit të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA)”, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Krijimin e Fondit në Mbështetje të Mikrondërmarrjeve, Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike/historike, më poshtë “Fondi”, me vlerë të përgjithshme 49 000 000 (dyzet e nëntë milionë) lekë, për një kohëzgjatje zbatimi 3-vjeçare, për periudhën 2016-2018. Fondi fillon të zbatohet në vitin 2016 me këtë shtrirje kohore dhe sipas vlerave të mëposhtme: Për vitin 2016, vlera e fondit të jetë 29 000 000 (njëzet e nëntë milionë) lekë.Për vitin 2017, vlera e fondit të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë.Për vitin 2018, vlera e fondit të jetë 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë. 2. Fondi, përveç fondeve nga buxheti i shtetit, i parashikuar në pikën 1, mund të ketë si burim financimi edhe donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare. Në këtë rast, procedurat e aplikimit dhe kriteret për përzgjedhjen e përfituesve përcaktohen në marrëveshjen që do të lidhet me donatorin apo institucionin financiar e cila miratohet bashkërisht nga ministri përgjegjës për ekonominë dhe përfaqësuesi i donatorit apo i përfaqësuesit të institucionit financiar. 3. Fondi u jep ndihmë, në formë granti të drejtpërdrejtë, mikrondërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, nëpërmjet bashkëfinancimit. Në varësi të vlerësimit për projektin e dorëzuar nga aplikanti/tët, Fondi mbulon deri në 50% të kostove të pranueshme, por jo më shumë se 3 000 000 (tre milionë) lekë. 4. Përfitimi i ndërmarrjeve për të njëjtin projekt nga mbështetja e programeve apo projekteve, duke përdorur fonde nga donatorët apo institucione financiare ndërkombëtare, nuk përbën pengesë për përfitim edhe nga Fondi në Mbështetje të Mikrondërmarrjeve, Ndërmarjeve të Vogla dhe të Mesme, që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike/historike. Në këtë rast, Fondi do të mbulojë vetëm 30% të kostove. 5. Objektivi kryesor i Fondit është stimulimi i mikrondërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike/historike, për t’iu mundësuar atyre mbështetje financiare për investime kapitale në ambientet e ushtrimit të aktivitetit. 6. Qëllimi i Fondit është rivitalizimi ekonomik në zonat turistike/historike. 7. Kostot e pranueshme, që mund të bashkëfinancohen, përfshijnë kostot për: a) rikonstruksion të ambienteve të brendshme të vendit të ushtrimit të aktivitetit;b) blerje makinerish/pajisjesh;c) shërbime këshillimore për projektimin për ristrukturimin dhe modernizimin e ambienteve të punës. 8. Përfitojnë nga Fondi ndërmarrjet që plotësojnë kushtet e mëposhtme: a) Janë biznese të klasifikuara si mikro, të vogla apo të mesme, sipas ligjit nr.8957, datë 17.10.2002, “Për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, të ndryshuar.b) Kanë selinë e tyre brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.c) Ushtrojnë aktivitetin e tyre në një nga zonat turistike/historike.ç) Kanë një kontratë qiraje të paktën dyvjeçare për ambientet ku ushtrohet aktiviteti.d) Janë të regjistruara në QKB dhe nuk kanë detyrime tatimore e doganore të papaguara.      dh) Nuk janë në proces falimentimi ose procedurë likuidimi;e) Plotësojnë kriteret e legjislacionit të ndihmës shtetërore për ndihmën “De minimis”.ë) Duhet të jenë të afta për të financuar jo më pak se 50% të vlerës së projektit. 9. Procedura e aplikimit për këtë fond është, si më poshtë vijon: a) Aplikimi paraqitet në sportelin e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) nga vetë kërkuesi apo çdo person i autorizuar prej tij sipas formatit të aplikimit, të miratuar nga drejtori Ekzekutiv i AIDA-s. Aplikanti së bashku me formularin e aplikimit duhet të dorëzojë dokumentet e  mëposhtme:  – Aktin e regjistrimit të subjektit sipas legjislacionit në fuqi (QKB); – Pasqyrat financiare të vitit të fundit të ndërmarrjes. Në rastet kur bilanci është negativ, ndërmarrja duhet të dorëzojë një vërtetim bankar që vërteton se ndërmarrja ka në llogari bankare një shumë të barabartë me buxhetin e projektit;– Buxhetin e projektit, së bashku me një vërtetim bankar që vërteton se mbulon në masën 50% vlerën e projektit; –   Planin e biznesit; – dokumentin që vërteton se janë paguar të gjitha detyrimet e parashikuara nga legjislacioni doganor dhe tatimor;– Kontratën e qirasë të paktën me një afat dyvjeçar për ambientet ku ushtrohet aktiviteti;– Dokumentin e identifikimit, të njohur nga ligji, të personit që paraqet kërkesën në emër të subjektit;– Autorizimin që vërteton se personi i cili paraqet kërkesën në emër të subjektit, kur ky nuk është titullari i subjektit, është i autorizuar prej këtij subjekti për të aplikuar dhe për të bërë deklarimet e kërkuara në emër të subjektit. b) Punonjësi i AIDA-s asiston të interesuarin në plotësimin e formularit të aplikimit, verifikon identitetin dhe kërkon nënshkrimin e formularit të plotësuar. c) Dokumentet paraqiten në origjinal, në kopje me të njëjtën fuqi provuese me origjinalin ose në kopje të panjësuara me origjinalin, nën përgjegjësinë e plotë të aplikantit për vërtetësinë e akteve të marra si kopje të vërteta të origjinalit. ç) Kur kërkesa paraqitet nga personi i autorizuar, sipas shkronjës “a” të kësaj pike, bashkë me dokumentet paraqitet edhe dokumenti që vërteton faktin e të qenit i autorizuar. d) Aplikimi pajiset me një numër aplikimi dhe regjistrohet në Regjistrin e Skemës së Grantit për Ndarje të Kostove. dh) Aplikimet shqyrtohen nga Komisioni i Aprovimit të Grantit i cili përbëhet nga drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, që është njëkohësisht edhe kryetar i këtij Komisioni, 2 anëtarë të emëruar nga drejtori Ekzekutiv i AIDA-s dhe 2 anëtarë të caktuar nga ministri përgjegjës për ekonominë. e) Vendimi për miratimin ose refuzimin e një aplikimi bazohet vetëm mbi dokumentet e paraqitura. ë) Vendimi për akordim të grantit merret me shumicë votash dhe nënshkruhet nga të gjithë anëtarët prezent të Komisionit. f) Pas njoftimit, ndërmarrja, së cilës i është miratuar kërkesa, paraqitet pranë AIDA-s për të nënshkruar marrëveshjen kontraktuale për dhënien e grantit sipas formatit të miratuar nga drejtori Ekzekutiv i AIDA-s, në të cilën do të përcaktohet dhe afati për përfundimin e projektit.    Procedurat e hollësishme të aplikimit, të disbursimit si dhe mënyra e menaxhimit të fondit përcaktohen në rregulloren e funksionimit të fondit, e cila miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për ekonominë.Kjo pikë nuk zbatohet në rastin ku përveç fondeve nga buxheti i shtetit, të parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, fondi ka si burim financimi donatorë të ndryshëm apo institucione financiare ndërkombëtare. 10. Ngarkohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për menaxhimin e Fondit në Mbështetje të Mikrondërmarrjeve, Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, që ushtrojnë aktivitet në zonat e mbrojtura turistike. Përjashtimisht për vitin 2016, autorizohet Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për të lidhur marrëveshje mirëkuptimi me AADF-në (Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim) për mbështetjen e sipërmarrjeve që do të ushtrojnë aktivitetin e tyre në pazarin e Korçës. 11. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen, si më poshtë vijon: – 29 000 000 (njëzet e nëntë milionë) lekë, nga fondet e planifikuara për AIDA-n, për vitin 2016;– 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë të planifikohen në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë, për vitet 2017 dhe 2018, e cila krijon një zë të veçantë për këtë qëllim, për llogari të AIDA-s. 12. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Ministria e Financave  dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA* * *V E N D I MPËR  NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2016, MIRATUAR PËR PROKURORINË E PËRGJITHSHME Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme, në programin “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, zëri “Shpenzime kapitale”, të shtohet fondi prej 5 100 000 (pesë milionë e njëqind mijë) lekësh, për ngritjen e sistemit elektronik për administrimin e kërkesave për verifikimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike. 2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016. 3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Prokuroria e Përgjithshme për zbatimin e këtij vendimi.      Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA* * * V E N D I MPËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.561, DATË 16.8.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PAGAT SIPAS GRADAVE PËR PUNONJËSIT, OFICERË DHE NËNOFICERË, TË GARDËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të nenit 34, të ligjit nr.8869, datë 22.5.2003, “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Lidhja nr.1, “Niveli i pagës për gradë, sipas roleve për punonjësit e Gardës së Republikës së Shqipërisë”, bashkëlidhur vendimit nr.561, datë 16.8.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2016, në buxhetin e Gardës së Republikës së Shqipërisë. 3. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 qershor 2016. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA* * *V E N D I MPËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR, PËR NGRITJEN E ZYRËS RAJONALE PËR BASHKËPUNIM RINOR  Në mbështetje të nenit të 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave V E N D I M : Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për ngritjen e Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe të statutit të saj, sipas teksteve që i bashkëlidhen këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA* * *V E N D I MPËR SHPALLJEN E LIQENIT TË SHKODRËS DHE LUMIT BUNA SI ZONË BASHKËMENAXHUESE PESHKIMI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 54, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shpalljen e liqenit të Shkodrës dhe të lumit Buna, nga grykëderdhja deri në pikën e bashkimit me liqenin e Shkodrës, si zonë bashkëmenaxhuese peshkimi, duke pasur parasysh statusin si zonë natyrore veçanërisht e mbrojtur dhe si habitat i shpendëve ujorë, të përfshirë në listën e Konventës Ramsar, për të ushtruar aktivitetin e peshkimit tradicional. 2. Plani i bashkëmenaxhimit për zonën e liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna  miratohet me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, brenda 12 muajve nga data e miratimit të kësaj zone. 3. Plani i bashkëmenaxhimit, sipas pikës 2, të jetë në përputhje me planin e menaxhimit të basenit Drin-Buna. 4. Veprimtaritë dhe investimet që do të kryhen në zonën e bashkëmenaxhimit të liqenit të Shkodrës dhe lumit Buna të jenë në përputhje me legjislacionin në fuqi për zonat e mbrojtura. 5. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Mjedisit për zbatimin e këtij vendimi Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  K R Y E M I N I S T R IEDI  RAMA* * * V E N D I MPËR NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.1093, DATË 28.12.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E PROCEDURAVE, TË KRITEREVE DHE PËRPARËSIVE PËR DHËNIEN E BONUSIT TË STREHIMIT” Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1/1, të nenit 14, të ligjit nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Pas pikës 9, të vendimit nr.1093, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje: “9/1. Përjashtimisht për vitin 2016, edhe në rastet kur njësitë e qeverisjes vendore nuk kanë fonde të miratuara në buxhetin e tyre për bonus strehimi, buxheti i shtetit do të përballojë deri në 50% të qirasë, ndërkohë që pjesën e mbetur e përballon qytetari që përfiton bonusin e strehimit. Bashkitë paraqesin kërkesat për bonus strehimi brenda datës 30 shtator 2016.”. 2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Urban për ndjekjen e zbatimin e këtij vendimi.         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  K R Y E M I N I S T R IEDI   RAMA* * *V E N D I MPËR RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE PËR SHPENZIME KORENTE, NDËRMJET PROGRAMEVE BRENDA BUXHETIT TË VITIT 2016, MIRATUAR PËR MINISTRINË E MIRËQENIES SOCIALE  DHE RINISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 17, të ligjit nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Në buxhetin e vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, të bëhet rishpërndarja e fondeve për shpenzime korente, ndërmjet programeve, si më poshtë vijon: a) Programit “Përkujdesi social”, tit.10430, kap.1, art.602, “Mallra e shërbime të tjera (për pajisjen me dekodera, sipas përcaktimeve të vendimit të Këshillit të Ministrave nr.480/2015 dhe specifikimeve teknike të vendimit nr.38/2015 të Autoritetit të Mediave Audiovizive, të familjeve në nevojë, përfituese nga skema e ndihmës ekonomike)”, t’i shtohet fondi prej 180 000 000 (njëqind e tetëdhjetë milionë) lekësh. b) Programit “Tregu i punës”, tit.10550, kap.1, art.606, “Transferta për buxhetet familjare dhe individët”, t’i pakësohet fondi prej 130 000 000 (njëqind e tridhjetë milionë) lekësh.c) Programit “Tregu i punës”, tit.10550, kap.1, art. 602, “Mallra e shërbime të tjera”, t’i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh. ç) Programit “Përfshirja sociale”, tit.10460, kap.1, art.602, “Mallra e shërbime të tjera”, t’i pakësohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh. d) Programit “Arsimi i mesëm profesional”, tit.09240, kap.1, art.602, “Mallra e shërbime të tjera”, t’i pakësohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh. 2. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.  K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA* * *V E N D I MPËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË DOKUMENTIT TË NDRYSHIMIT NR.1, TË MARRËVESHJES SË GRANTIT NR.TF018931, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD), QË VEPRON SI ADMINISTRATORE E FONDEVE GRANT TË SIGURUARA NGA QEVERIA E KONFEDERATËS ZVICERANE, PËRFAQËSUAR NGA SEKRETARIATI SHTETËROR ZVICERAN PËR ÇËSHTJET EKONOMIKE (SECO), NË KUADËR TË FONDIT TË MIRËBESIMIT TË SECO-S PËR FUQIZIMIN E KAPACITETEVE MBIKËQYRËSE TË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE NË SHQIPËRI Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 7 e 27, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Miratimin, në parim, të dokumentit të ndryshimit nr.1 të marrëveshjes së grantit nr.TF018931, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), që vepron si administratore e fondeve grant të siguruara nga qeveria e Konfederatës Zvicerane, përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike (SECO), në kuadër të fondit të mirëbesimit të SECO-s, për fuqizimin e kapaciteteve mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në Shqipëri, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.Ky vendim hyn në fuqi menjёherё. K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA* * *V E N D I MPËR SHPALLJEN E ZONËS SË TEKNOLOGJISË DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK NË KOPLIK, MALËSI E MADHE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: 1. Shpalljen “Zonë e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik” të territorit me sipërfaqe 61 (gjashtëdhjetë e një) ha, pjesë e zonës kadastrale nr.2220, në Koplik, Malësi e Madhe, të përbërë nga parcelat me numrat e pasurive dhe sipërfaqet përkatëse, sipas listës që i bashkëlidhet këtij vendimi. 2. Shtrirja, kufijtë, pikat e hyrjes dhe të daljes së kësaj zone përcaktohen në hartën treguese, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 3. Veprimtaritë që do të zhvillohen në këtë zonë janë të llojit: a) prodhuese, industriale dhe agropërpunimi;b) tregtare dhe magazinimi mallrash;c) shërbime. 4. Periudha e funksionimit të zonës është deri në 99 vjet. 5. Zona e teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik jepet me qira, me çmimin 1 euro. 6. Përzgjedhja e zhvilluesit të zonës të bëhet nëpërmjet procedurës konkurruese. 7. Kriteret, në bazë të të cilave do të vlerësohen zhvilluesit, janë: a) propozimi i projektit teknik;b) ndikimi mjedisor;c) ndikimi social;ç)  kohëzgjatja e punimeve;d) kapaciteti financiar i kompanisë dhe mundësia e financimit të projektit. 8. Vendimi nr.12, datë 4.1.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e zonës ekonomike në Koplik, Shkodër”, dhe vendimi nr.773, datë 4.6.2008, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e autoritetit kontraktues, për dhënien e statusit të zhvilluesit të zonës ekonomike në Koplik, Shkodër, dhe miratimin e bonusit, në procedurën përzgjedhëse konkurruese, që i jepet shoqërisë”, shfuqizohen. 9. Ngarkohet Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes për zbatimin e këtij vendimi.         Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  K R Y E M I N I S T R IEDI RAMA