Bujqësia

Bujqësia është një nga sektorët më dominues të ekonomisë me një potencial të lartë zhvillimi, duke përbërë burimin kryesor të të ardhurave dhe të punësimit në vend. Në tremujorin e tretë të 2019, aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit ka një kontribut prej +0.15 pikë % në rritjen prej 3.81 % të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB).

Prodhimet bujqësore kryesojnë në totalin e prodhimeve shqiptare që eksportohen në tregjet e huaja. Referuar statistikave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, eksportet bujqësore janë regjistruar në vlerën e rreth 18.3 miliardë lekëve në gjysmën e parë të vitit 2019, me një rritje prej rreth 1.9 miliardë lekësh krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë që në vendin e dytë renditet agroindustria, eksporti i të cilës ka shënuar rritje, me një vlerë prej 7.2 miliardë lekësh, apo 400 milionë lekë më shumë.

Avantazhet

  • Potencial për zhvillimin e bujqësisë organike;
  • Marrëveshje tregtare preferenciale me BE për rritjen e eksporteve dhe marrëveshje tregtare preferenciale me vendet e Ballkanit (CEFTA)
  • Klimë e përshtatshme për kultivimin e produkteve të ndryshme
pp
Më shumë se 40% të të punësuarve
u
20 % kontribut në PBB
  • Tokë pjellore, burime ujore dhe kushte optimal klimaterike
  • Kosto e faktorit punë konkurruese
  • Rritje e qëndrueshme dhe e vazhdueshme e sektorit në vitet e fundit
ii
Mbi 10% Kontribut në Eksport
uui
42 % Tokë e papërdorur

INCENTIVAT FISKALE:

  • Përjashtim nga TVSH-ja për furnizimin e makinerive bujqësore;
  • Përjashtim nga TVSH-ja për furnizimin e inputeve bujqësore;
  • Përjashtim nga TVSH-ja për shërbimet veterinare (përveç kafshëve shtëpiake).

INCENTIVA TË TJERA:

  • Mundësi financimi dhe incentiva për investimet në sera, në sisteme të avancuara të vaditjes dhe kullimit, blerjen e makinerive bujqësore;
  • Skema subvencionimi për fermat bujqësore, për sistemet e grumbullimit dhe të tregtimit me shumicë, kultivimin e produkteve bujqësore të orientuara për eksport;
  • Skema të hapura për kompanitë e huaja në bashkëpronësi me shtetas shqiptarë.
Sektore Strategjikë