Aktivitete

Dhoma e Biznesit të Diasporës organizoi mbledhjen e parë të Asamblesë së Përgjithshme të anëtarëve për vitin 2020

Mbledhja e Asamblesë së Anëtarëve është një prej aktiviteteve më të rëndësishme të Dhomës së Biznesit, e cila shërben për të bërë një bilanc të punës së zhvilluar që prej krijimit të Dhomës.
Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës z.Ardian Lekaj komunikoi se kuota e anëtarësimeve pranë Dhomës do të jenë 0 (zero) deri në muajin Nëntor 2021, si rezultat i mbështetjes dhe asistencës financiare nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës nëpërmjet projektit “Për Dhomën e Biznesit të Diasporës” – krijimi dhe nxitja e investimeve në Shqipëri.


Nismë kjo e cila u mbështet nga Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Lazim Destani dhe anëtarët e tjerë të asamblesë të pranishëm në mbledhje Kledis Panajot Rumi, Bujar Zhuri, Silva Mecaj dhe Gjin Gjoni.  

Read more

Kryesia e Dhomës së Biznesit të Diasporës zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2020

Kryetari i Kryesisë z. Ardian Lekaj informoi anëtarët lidhur me çështjet e rendit të ditës, me fokus kryesor diskutimin dhe miratimin e rregullores së Dhomës së Biznesit të Diasporës

Anëtarët e Kryesisë gjithashtu  u informuan mbi aktivitetin e Dhomës së Biznesit të Diasporës, bashkëpunimet e  deritanishëm midis Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë së ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara  (ADISA).

Gjithashtu u diskutua edhe për organizmin e Forumit të Biznesit të Diasporës Shqiptare, i cili paraprakisht është vendosur të zhvillohet në 3-4 qershor 2020.

Gjatë mbledhjes gjithashtu anëtarët e Kryesisë analizuan dhe prezantuan disa ide konkrete rreth strategjisë për zhvillimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare si dhe shërbimeve që ajo do të ofrojë në të ardhmen.

Në përfundim të mbledhjes, u miratua në unanimitet  Rregullorja e Dhomës së Biznesit të Diasporës si dhe disa akte të tjera administrative.

Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Presidenti i Nderit I Dhomës së Biznesit të Diasporës Z. Lazim Destani dhe anëtarët e tjerë të kryesisë Kledis Panajot Rumi (Greqi), Bujar Zhuri (Norvegji), Visar Tasimi (SHBA), Jorida Qirjako (Britani e Madhe si dhe Ergys Luga (Itali).

Read more

Dhoma e Biznesit të Diasporës në konferencën Ballkanike për Dialogun në Biznes në Hagë.

Dhoma e Biznesit të Diasporës mori pjesë në konferencën Ballkanike për Dialogun në Biznes, 2020 e cila u zhvillua të enjten në Hagë.

Gjatë kësaj konferencë u diskutua rreth zhvillimeve më të fundit ekonomike në vendet e Ballkanit në Shqipëri, Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Greqi.
Një nga çështjet kryesore të diskutimeve ishte “Si të bësh biznes” në vendet e Ballkanit. Ndërsa me tej diskutimet u fokusuan te të potencialet që kanë dhe çfarë mund të ofrojnë vendet e rajonin të Ballkanit Perëndimor.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z.Ardian Lekaj, i cili prezantoi para kompanive Hollandeze të interesuara për investime në Shqipëri mundësitë dhe potencialet që ofron vendin ynë.

Read more

Kryesia e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare zhvillon mbledhjen e parë

Kryesia e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare zhvilloi mbledhjen e parë me anëtarët ku i pranishëm ishte dhe Ministri i Shtetit për Diasporën z. Pandeli Majko.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i bashkëpunimit të parë me Dhomën e Tregëtisë Shqiptare në Itali. Gjithashtu anëtarët e rinj u njohën me punën e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe shërbimet që ajo ofron.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës, z. Ardian Lekaj njohu anëtarët me punën e deritanishme të Dhomës si dhe prezantoi punën fillestare të këtyre muajve që nga krijimi i Dhomës si dhe aktiviteti e programuara për vitin 2020.
Dhoma e Biznesit të Diasporës shqiptare e krijuar në nëntor 2019 është e gatshme të pranojë sipërmarrësit shqiptarë për anëtarësim nga kudo në botë.

Read more

“MendjeArtët 2020”

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Unioni i Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë organizuan aktivitetin “MendjeArtët 2020”, një event i cili kishte për qëllim nxitjen dhe motivimin e sipërmarrësve të rinj që prodhojnë produkte dhe shërbime në Shqipëri dhe më gjerë.

Këta sipërmarrës të rinj në moshë, me iniciativën dhe punën e tyre kanë arritur të bëhen konkurrentë të denjë dhe të sfidojnë të mëdhenjtë e botës së biznesit. Një nga prioritete dhe sfidat e tyre është edhe hedhja në treg e produkteve inovative dhe cilësore “Made in Albania”.Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Ardian Lekaj tha se kjo iniciativë do të vijojë edhe më tej. “Dhoma e Biznesit të Diasporës është një urë lidhëse për individët që kanë “mendjen e artë” me sipërmarrësit shqiptarë kudo në botë në mënyrë që ata të gjejnë një mundësi në çdo vend ku ndodhen shqiptarët”.Aktiviteti “MendjeArtët 2020”, përveçse një diskutim i hapur rreth sfidave me të cila përballen të rinjtë në botën e biznesit ishte dhe një moment vlerësimi për arritjet e këtyre sipërmarrësve të rinj, të cilëve ju ndanë edhe disa çmime inovative..Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Z. Ardian Lekaj gjatë aktiviteti i dorëzoi çmimin “MëndjeArtët e Diasporës” Z. Kledis Panajot Rumi, Anëtar i Dhomës së Biznesit të Diasporës dhe Znj. Migena Gjerazi, sipërmarrëse e suksesshme në Shqipëri dhe Diasporë.

Read more

Konferenca “Itali dhe Shqipëri, një portë e hapur në Ballkan”.

Kjo konferencë u organizua nga Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare në bashkëpunim me Universitetin eCampus, Ambasadën Italiane në Shqipëri dhe me mbështetjen e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, ku një nga qëllimet e saj ishte promovimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare.
Konferenca trajtoi problematikat dhe arritjet në Diasporë me vëmendje të vecantë ate te Italisë, si dhe pranine e Italisë në vendin tonë kryesisht në sektorë si arsimi dhe infrastruktura.

Këtë konferencë e përshëndetën, Ministri i Shtetit për Diasporën Z. Pandeli Majko, Prof. Bruno Giardina, Rektor i universitetit “Zoja e Këshillit të Mirë”, Prof. Lucia Cucciarelli, drejtuese e zyrës për bashkëpunimin shkollor në Ambasadën Italiane në Tiranë si dhe Prof. Enzo Siviero, rektor i Universitetit eCampus.

Read more

Forumi “Albania Gateway to Ballkan”

Në 3 Dhjetor në Rotterdam u zhvillua aktiviteti i parë i Dhomës së Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me Ambasadën Shqiptare në Hollandë, me temën “Albania Gateway to Ballkan” .
Këtij forumi iu bashkuan rreth 100 biznesmenë nga Hollanda, Belgjika ,dhe Gjermania. Disa biznese nga të cilat, dy nga Hollanda një nga Belgjika dhe një nga Gjermania, treguan interes konkret për investimet në tregun Shqiptar.

Read more

English Idioms by theidioms.com