Informacion

Informacion

Mirësevjen!

Së bashku për Biznes të Suksesshëm!

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ju fton të bëheni pjesë e saj!

Qëllimi ynë është të mbështesim investitorët  dhe bizneset Start Up nga Diaspora, me ekspertizën, network-un dhe mjetet për të cilat ata kanë nevojë, në mënyrë që sipërmarrjet e tyre në Shqipëri të rezultojnë të sukseshme.


Dhoma e Biznesit të Diasporës do të ofrojë ndër të tjera shërbime si:

  • Orientim dhe lehtësim për sipërmarrjet e madhësive të ndryshme dhe Start Up
  • Këshillim në fusha të biznesit dhe mentorim
  • Njohuri si të bësh biznes dhe trajnime për ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve
  • Forume Ekonomike dhe takime B2B
  • Buletine dhe Newsletter periodik

Për më shumë informacion lidhur me Procedurën e Anëtarësimit ju lutem klikoni linkun: https://www.adbc.al/forme-anetaresimi/

Procedurat e administrimit të anëtarësisë përfshijnë:

  • Regjistrim të Anëtarëve – plotësim i formularit me informacionin bazë të kompanisë, adresa, statusi legal, fusha e aktivitetit, dokumenta shoqërues të biznesit
  • Kategorizim i Anëtarëve – sipas madhësisë së biznesit dhe natyrës së tij
  • Kuota Anëtarësie dhe tarifë rregjistrimi – deri në Nëntor 2021 do të jenë 0 (zero)
  • Përfshirja e Anëtarëve dhe kujdesi ndaj interesave të tyre
  • Prezantim i skemave përfituese nga Anëtarësia
Read more

Mundësi Investimi

Dhoma e Biznesit të Diasporës fton të gjithë investitorët në Diasporë, por jo vetëm, të afrojnë potencialin e tyre sipërmarrës drejt tregut dhe ekonomisë shqiptare.
Shqipëria mund t’ju ofrojë investitorëve të Diasporës mundësi të shumta për të zgjeruar sipërmarrjet e tyre.

Energji

Turizëm

Agrokulturë

Transport

Manifakturë

  • Shqipëria është ekonomi vogël dhe bizneset e kanë më të lehtë të organizohen dhe mobilizohen
  • Punonjës të shkolluar, kualifikuar, njohës të disa gjuhëve të huaja dhe të motivuar
  • Akses të shpejtë ndaj tregjeve Ballkanike dhe europiane dhe liberalizim tregtar intensiv
  • Investime nëpërmjet Partneriteteve Publike – Private
  • Investime në sektorë me potenciale zhvillimi si: Energji e Rinovueshme, Turizëm dhe Agroturizëm, Bujqësi, Transport dhe Logjistikë, Shërbime të Teknologjisë së Informacionit, Industri të Përpunimit Aktiv
  • Proçedura të shpejta dhe të unifikuara nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB)
  • Regjistrimi i një biznesi me kosto më pak se 1 Euro dhe në vetëm 8 orë pune
  • Sistem on line për regjistrim dhe pagesa të taksave
  • E pozicionuar në qendër të korridoreve më të mëdha të Europës si në transportin tokësor edhe në transportin ajror dhe detar.
  • Mundësi për bashkëpunime të ngushta midis bizneseve.
  • Stabilitet makroekonomik
  • Kornizë ligjore në përputhje me direktivat e BE
  • Mundësi për të përfituar nga paketat incentivuese për përdorim të tokës dhe kapaciteteve industriale
  • Mundësi për të investuar në porte dhe turizmin bregdetar me potencial të lartë për zhvillim të mëtejshëm
  • Përdorimi i monedhave të ndryshme në transaksionet tregtare përveç
    monedhës vendase
  • Rritje ekonomike e mbështetur në bashkëpunimin midis sektorit publik
    dhe privat
Read more

Advokim

Dhoma e Biznesit të Diasporës synon të luajë një rol efektiv në mbrojtje të interesave dhe objektivave të anëtarëve të saj. Dhoma e Biznesit të Diasporës zotëron kordinimin e duhur me institucionet publike dhe synon ti përgjigjet kërkesave të anëtarëve të saj nëpërmjet shërbimeve dhe ofrimit të informcionit. Lobimi dhe advokimi për një mjedis ekonomik dinamik dhe ndërveprues janë ndër aktivitetet kryesore të Dhomës së Biznesit të Diasporës. Ajo synon të përmirësojë cilësinë e këshillimit ndaj anëtarëve të saj dhe të nxisë advokimin bazuar në transparencë dhe gjithëpërfshirje.

Nëpërmjet angazhimit aktiv në advokim, Dhoma e Biznesit të Diasporës synon të rrisë profilin e saj midis institucioneve politik bërëse dhe të përforcojë reputacionin në komunitetin e biznesit. Ne besojmë se fokusimi në çështjet të cilat janë në koherencë me misionin e Dhomës dhe transparencën në komunikim përbëjnë çelësin për një advokim të sukseshëm në biznes.

Dhoma e Biznesit të Diasporës është e pjesë e tryezave ndërinstitucionale në fushën e investimeve dhe klimës së biznesit. Prej disa muajsh, Dhoma e Biznesit të Diasporës është pjesë e Këshillit të Investimeve, një platformë e ngritur nga autoritetet shqiptare me mbështetjen e BERZH për të rritur dialogun midis qeverisë dhe sektorit privat, për të përmirësuar klimën e biznesit dhe për të nxitur mirëqeverisjen.

Dhoma e Biznesit të Diasporës është në kordinim të drejtëpërdrejtë me dy institucione publike të specializuara në shërbim të investitorëve dhe biznesit, Agjencia Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA). Nëpërmjet Memorandumit të Bashkëpunimit nënshkruar mes palëve, AIDA dhe ADISA do të ndihmojnë në rritjen e kapaciteteve teknike për shtimin e shërbimeve të ofruara nga Dhoma e Biznesit dhe përmirësimin e cilësisë së tyre.

Read more

Kërkim Tregu

Kërkim Tregu

Jeni gati të zgjeroheni përtej klientelës besnike, por keni nevojë për ndihmë për të identifikuar audiencën e duhur? Keni besimin se shumë biznese në rajonin tonë do të përfitojnë nga produkti ose shërbimi juaj i ri. Por si mund ti gjeni ato?

  • Lejoni Dhomën e Biznesit për Diasporën tju ndihmojë!

Metodat tona kërkimore sigurojnë qasje në industri të ndryshme, shpërndarjen gjeografike të tregjeve si dhe në profilizimin e saktë të konsumatorit, duke ju ndihmuar të krijoni fushata të fuqishme marketingu dhe të vendosni strategji të zhvillimit të informacionit.

  • Një udhëzues për kryerjen e kërkimit të tregut

Kryerja e kërkimit të tregut është hapi i parë për fillimin e një biznesi ose produkti të ri.
Një produkt është i vlefshëm vetëm nëse klientët janë të gatshëm ta blejnë atë. Kjo është arsyeja pse bizneset e suksesshme kryejnë kërkim tregu!

  • Çfarë është kërkimi i tregut?

Qëllimi i studimit të tregut është të merrni informacionin që ju nevojiten për të ndihmuar në marrjen e vendimeve fitimprurëse për biznesin. Kryerja e rregullt e studimit të tregut do t’ju mbajë më të mirë pozicionuar në treg, për të përmirësuar produktet tuaja, , për të zvogëluar riskun nga konkurrenca dhe të ndihmoni kompaninë tuaj të rritet.

“Si të bëhet kërkim i saktë i tregut?

  • Për të marrë rezultatet më të mira nga kërkimi juaj i tregut, duhet të filloni saktë

    • Ide e qartë
    • Plan realizimi
  • Njohja e të dhënave që po kërkoni do t'ju ndihmojë të qëndroni të përqëndruar

    • Filloni procesin e mbledhjes së të dhënave
    • Analizim dhe më pas përdorim i informacionit që merrni.

Ju duhet të jeni të gatshëm të ndaloni në planet tuaja, nëse të dhënat tuaja ju tregojnë që duhet bërë! Jini të gatshëm të lini mënjanë paragjykimet tuaja dhe të qëndroni të hapur për çdo reagim negativ që zbulon kërkimi juaj.

    • Gjeni klientë dhe tregje të reja
    • Njihni Konkurrencën tuaj
    • Përthithni dhe ruani talentin në burime njerëzore
    • Mendoni “Big Picture”

Llojet e kërkimit të tregut

    • Sondazhe
    • Intervista
    • Vëzhgim
    • Publikime në revistat tregtare
    • Revistat periodike on line
    • Studime
    • WebSite
    • Raporte të Institucioneve Publike
    • Informacione për konkurrencën
Read more

English Idioms by theidioms.com