Blog

Çfarë përfiton nëse investon në Shqipëri …

Shqipëria synon të shndërrohet në një nga vendet me potencialin më të lartë për të bërë biznes. Me një pozicion gjeografik të favorshëm, me burime të shumta natyrore, me një krah të lirë pune, me mundësi të mëdha në sektorin e
inovacionit dhe teknologjisë qëllimi kryesor është të jetë ndër vendet më të mira në rajon për të investuar. Falë edhe legjislacionit fiskal favorizues, forcës të re dhe shumë konkurruese të punës, aksesit në tregjet rajonale dhe  europiane, përfshirjes në marrëveshje të shumta tregtare, dhe mundësive të shumta në të gjithë fushat si turizmi, bujqësia, energjia, industria e lehtë përpunuese.
Por cilat janë lehtësitë që përfiton një investitor i huaj apo shqiptar nga Shqipëria.

Tatim fitimi
Zero taksë për biznesin e vogël deri 5 milion Lek
5% për biznesin e vogël dhe të mesëm nga 5-14 milion Lek
5% për industrinë ICT
5% në Agroturizëm
5% për Bashkimet Bujqësore
Zero për hotelet me 5 yje për 10 vjet
Tatimi dividendit 8%

 Tatimi mbi vlerën e shtuar
6% TVSH për akomodimin në struktura akomoduese
6% për gjithë shërbimet e ofruara në hotelet me 5-yje
Përjashtim nga TVSH për inputet dhe makineritë dhe pajisjet bujqësore
Zero TVSH për nënkontraktorët e përpunimit aktiv
6% TVSH për reklamat audiovizive
6% TVSH për librin