Blog

Si i përgjigjemi COVID-19?

COVID-19, ka krijuar një impakt negativ jo vetëm në shëndetësi por dhe në nivelin ekonomik të çdo vendi, pasi efekti zinxhir ka reduktuar punët operacionale dhe ka ndikuar në “ngrirjen” e plotë ose të pjesshme të të gjithë veprimtarive tregtare në vend.

Në Shqipëri COVID-19, është konsideruar “armik i padukshëm” dhe në këto kushte, vendi duhej të ofronte një qasje të shpejtë për të ruajtur balancën e sistemit shëndetësor, por dhe atij ekonomik. E gjendur para një situate emergjente, Shqipëria shpall COVID-19, si “Gjendje e Fatkeqësive Natyrore”.

Ligji “Për Mbrojtjen Civile” përcakton se Fatkeqësi natyrore konsiderohen fatkeqësitë që shkaktohen nga dukuri natyrore ekstreme, që lidhen me tërmetet, përmbytjet dhe vërshimet e ujit dhe dukuri të tjera që ndikojnë në jetën e njerëzve, gjënë e gjallë, pronën, trashëgiminë kulturore dhe mjedisin.”

Ndër të tjera, me këtë ligj qeveria duhet të :

  • hartojë plan zbatimi për mbrojtjen e qytetarëve
  • kompesojë qytetarët e prekur nga fatkeqësia natyrore
  • si dhe të caktojë prioritete dhe kufizime që parandalojnë pasojat nga fatkeqësia.

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, po monitoron vazhdimisht zhvillimet e tregut dhe është një aleat besnik për të gjithë anëtarët e saj, ndërkohë i përgjigjet çdo biznesi anëtar që ndjen nevojën të këshillohet mbi praktikat juridiko-ekonomike.

Më poshtë gjenden disa pyetje-përgjigje rreth COVID-19, të cilat do të azhurnohet nëse informacione të tjera ofrohen nga tregu, institucionet përgjegjëse apo veprimtaritë tregtare.

Support