Blog

Dhoma e Biznesit gati për “Garën e Brendimit të Biznesit të Diasporës”

Gjatë takimit të organizuar me rastin e 28 nëntorit, nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, Kryetari z. Ardian Lekaj njoftoi për një nisme të re: Brandimin e Biznesit te Diasporës.
z.Lekaj shpjegoi se kjo do të jetë një garë e hapur për të gjithë Shqiptarët dhe jo vetëm për bizneset për të krijuar Logon tonë.

Qëllimi i kësaj nisme është që të gjithë prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve do të kenë mundësinë e përdorimit të kësaj logoje, nëpërmjet një procedure të përcaktuar e cila do të identifikojë prodhimet shqiptare të Diasporës dhe do të lidhë jo vetëm rrjetin e biznesit por edhe rrjetin e konsumatorit shqiptar kudo në botë. “Kjo logo do të dizenjohet nga Shqiptarët për Shqiptarët dhe do të përfaqësojë përsosmëritë e ndryshme të sistemit të të bërit biznes. Të gjithë prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve do të kenë mundësinë e përdorimit të kësaj logoje, nëpërmjet një procedure të përcaktuar e cila do të identifikoje prodhimet shqiptare të Diasporës dhe do të lidhë jo vetëm rrjetin e biznesit por edhe rrjetin e konsumatorit shqiptar kudo në botë tha z.Lekaj.

Post a comment