0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Dhoma e Biznesit të Diasporës bëhet anëtare e Këshillit të Investimeve

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, i përfaqësuar nga drejtoresha ekzekutive znj. Blerina Turdiu dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, e përfaqësuar nga znj. Soana Jaupllari, morën pjesë në mbledhjen e radhës dhe të parën për këtë vit të Këshillit të Investimeve.
Dy institucionet, janë bërë anëtare të Këshillit të Investimeve me vendim të Këshillit të Ministrave, në fund të vitit që lamë pas.

Gjatë kësaj mbledhje, u theksua rëndësia e ndërveprimit bashki- biznes për rritjen e transparencës dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi, u vu në dukje progresi i shënuar nga zbatimi i reformës administrative-territoriale. Këshilli i Investimeve ka realizuar në vitin 2019 një anketim në të gjithë Shqipërinë për bashkëveprimin e sipërmarrësve me pushtetin vendor.
Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje u diskutuan edhe çështje të tjera të rëndësishme nga të pranishmit.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!