Blog

Dhoma e Biznesit të Diasporës – CONNECT ALBANIA

Dhoma e Biznesit të Diasporës në bashkëpunimi me IOM Albania kanë mundësuar nisjen e punës së një strukture të re për tërheqjen e investitorëve shqiptarë në vendlindje. Connect Albania është një mekanizëm inovator për nxitjen e investimeve, i cili ë shpejti do të arrijë fazën finale të implementimit.

Në koordinim të ngushtë me Dhomën e Biznesit të Diasporës, stafi i Njësisë së Connect Albania do të ofrojë asistencë me informacion të plotë dhe koherent për të gjithë investitorët shqiptarë që dëshirojnë të investojnë në vendlindje. Stafi do të marrë informacionin e plotë në lidhje me procedurat e investimeve në Shqipëri, fushat prioritare të investimeve si dhe do të lehtësojë dhe koordinojë të gjitha hapat e investimeve.

Si pjesë e këtij projekti janë “Agjentët e Zhvillimit” të cilët do të jenë specialistë shqiptarë pjesë e komunitetit shqiptar në Itali, puna e të cilëve do të jetë evidentimi i kërkesave dhe nevojave që kanë investitorët shqiptarë që duan të zgjerohen edhe në Shqipëri.Ky program është një qasje e re që do të përdoret për herë të parë në Shqipëri. Agjentët e Zhvillimit do të tërheqin investime të Diasporës Shqiptare dhe të huaja nga Italia në Shqipëri. Ata do të shërbejnë si ndërmjetës (ura lidhëse) midis Njësisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe investitorëve e bizneseve të mundshëme.

Support