0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Dhoma e Biznesit të Diasporës”- në bashkëpunim me “Unionin e Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë” – YAEU dhe “Akademinë e Sipërmarrjes”, në dt. 22 tetor 2021, ora 15:00 zhvillon seancën e dytë të trajnimit dhe këshillimit mbi proçesin e Fiskalizimit !

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Në mbështetje të biznesit dhe kryesisht antarëve të saj, “Dhoma e Biznesit të Diasporës”- DHBD nëpërmjet edhe bashkëpunimit me “Unionin e Sipërmarrësve të Rinj të Shqipërisë” – YAEU dhe “Akademinë e Sipërmarrjes”, në dt. 22 tetor 2021, ora 15:00, në ambientet e DHBD-së (Sky Tower, kati 13/3, Tiranë) do të zhvillojë  seancën e dytë të trajnimit dhe këshillimit, me prani dhe lidhje direket në platformën zoom, për të trajtuar mangësitë, problematikat apo vështirësitë që mund të hasen gjate procesit të fiskalizimit online.

 Lektore në këtë takim është znj. Rozana Çelmeta, Drejtore e Drejtorisë së Proçeseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

 Për shkak të kufizimeve të njohura, jeni të lutur te konfirmoni praninë Tuaj, duke e specifikuar atë në fizike ose virtuale, në adresën: [email protected] dhe/ose [email protected]

 Programi trajnues ofrohet pa pagesë për anëtarët e Dhomës së Biznesit të Diasporës. 

 

Pasi të keni vendosur pjesëmarrjen, lutemi të përmblidhni pyetjet dhe problematikat që keni hasur gjatë proçesit të fiskalizimit, me qëllim për t’u trajtuar specifikisht me Znj. Çelmeta.

 

 

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_single_image image=”14506″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!