0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Dhoma e Biznesit të Diasporës në terren me kultivuesit e shegës

[vc_row][vc_column][vc_column_text]Ndërsa shumë të rinj shqiptarë e shohin të ardhmen në qytete e zhvilluara ose jashtë vendit Ermir Hylviu jo. Ai është një nga fermerët e rinj që ka vendosur të ndërtojë të ardhmen e tij në Shqipëri duke investuar në bujqësi,  kryesisht në pemëtari ku ka mbjellë 23 hektarë pemë shege.

Sipërmarrja e tij “Farm o’clock”, në fshatin Okshtun të Rrogozhinës ka qenë ndalesa e radhës e ekspertëve të bujqësisë, pjese e programit  ‘Diaspora na mëson”, të cilët kanë ofruar asistencën dhe njohuritë e tyre në lidhje me kultivimin e frutit të shegës.“Diaspora na mëson”, një nismë e Dhomës së Biznesit të Diasporës në bashkëpunim me IOM në partneritet me Associazione Italiana Coltivatori.Në këtë projekt po organizohen shkëmbime njohurish dhe ekspertize në terren me ekspertë italianë e përfaqësues të Diasporës shqiptare në Itali për t’u ofruar fermerëve shqiptarë njohuritë, praktikat, metodat dhe teknikat më moderne dhe biologjike për kultivimin e produkteve bujqësore.[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row][vc_row][vc_column][vc_gallery interval=”3″ images=”14434,14435,14436″ img_size=”full”][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!