Blog

Dhoma e Biznesit të Diasporës nis bashkëpunimin me AIDA dhe ADISA

Dhoma e Biznesit të Diasporës shqiptare nis bashkëpunimin me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).

Sipas marrëveshjes së nënshkruar ditën e sotme dy agjencitë do të ofrojnë mbështetjen dhe konsulencë për shërbimet e reja që do të ofrohen pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës shqiptare. Interes i përbashkët i tre institucioneve është përmirësimi i klimës së biznesit në Shqipëri, përmirësimin i shërbimeve ndaj sipërmarrësve të Diasporës shqiptare si dhe nxitja e kapitalit investues të Diasporës në vendin e origjinës.

Ky bashkëpunim synon të jetë një mekanizëm i rëndësishëm në lehtësimin dhe mbështetjen e investimeve në Shqipëri duke ndihmuar investitorët ne hapat e para të sipërmarrjes së tyre në Shqipëri, me informacione mbi mundësitë e investimit dhe arsyet kryesore përse vendi ynë është potencial tërheqës për investimet e huaja, këshilla për mjedisin e përshtatshëm për suksesin e projekteve, rajoneve të funksionimit, planeve të investimeve, etj.

Përmirësimi i klimës së biznesit në vendin tonë, vendndodhja shumë e mirë gjeografike e kanë kthyer Shqipërinë në një destinacion me potencial të lartë të investuar me kosto të ulët biznesi.

Support