Blog

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare diskuton bashkëpunimin me “Germin”

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare z.Ardian Lekaj, ka zhvilluar një takim me bashkëdrejtuesen e organizatës “Germin” Sihana Bejtullahu dhe drejtuesin e degës së “Germin” në Tiranë, Amarildo Çeka. Pika kryesore e diskutimit ishte bashkëpunimi mes dy strukturave. “Germin” me një përvojë të konsiderueshme në çështjet e Diasporës mund të ofrojë një qasje me të shpejtë në komunitetet shqiptare në botë. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e projekteve të përbashkëta si dhe instrumentat e ndryshme për përfshirjen e Diasporës kryesisht në sektorin ekonomik.

Post a comment