Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare zhvilloi “Takimi me Sektorin Bankar”, si pjesë e bashkëpunimit dhe nxitjes së oportuniteteve për biznesin dhe investimet e Diasporës në Shqipëri.
Takimi u realizua pranë zyrave të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Sky Tower, në një fashë orar të hapur, në respekt të protokolleve COVID-19, ku morën pjesë përfaqësues të ndryshëm nga sektori bankar në vend:
- Shoqata Shqiptare e Bankave
- Otpbank
- Banka Kombëtare Tregtare
- Intesa SanPaolo Bank
- Tirana Bank
Takimet nxitën interes të madh mbi situatën aktuale të sistemit bankar dhe bashkëveprimin me biznesin, vështirësitë e vetë sektorit por dhe ndikimin në treg tek sektorët e tjerë.
U diskutuan mundësitë që nxisin investimet nga Diaspora në Shqipëri dhe nevoja e një regjistri të dhënash aktual dhe të nevojshëm per t’u përpunuar në një informacion proaktiv për investitorët e Diasporës.
Me shumë ineteres u diskutuan oportunitetet që ofron Diaspora, përmes shkëmbimit profesional dhe praktikave më të mira në botë, me mundësi adaptimi dhe në vend.
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, advokon për krijimin e marrveshjeve të tilla që lehtësojnë procedurat e nxisin zhvillim ekonomik. Takimet sektoriale, do të vijojnë gjatë muajve shtator – tetor dhe pritet të publikohet një raport mbi ndërveprimin sektorial dhe impaktin e biznesit në vend, nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare.