Blog

Dhoma e Biznesit të Diasporës vjen me disa propozime për Këshillin e Investimeve

Këshilli i Investimeve ka mbajtur online mbledhjen e radhës ku tema kryesore ka qenë ndikimi i situatës së krijuar nga COVID-19, si dhe fillimi i një dialogu të strukturuar mbi ndikimin e biznesit dhe masat afat-shkurtra e afatgjata, që duhet të ndërmerren . Dhoma e Biznesit të Diasporës e përfaqësuar nga Kryetari Ardian Lekaj ,paraqiti disa propozime lidhur me lehtësimin e situatës së krijuar nga COVID-19, si dhe rimëkëmbjen e sistemit ekonomik. Sa i përket hartimit të një strategjie rimëkëmbjeje, z. Lekaj nënvizoi se është i nevojshëm krijimi i një grupi kombëtar ekspertësh. Në fjalën e tij, z.Lekaj ka theksuar se është me rëndësi të kuptohet çdo ndërhyrje nga shteti pasi sistemin financiar mund të ketë pasoja. Sipas tij, masat duhen vlerësuar në një analizë shumëdimensionale për tregun dhe operatorët e tij. Për sa i përket çështjeve administrative dhe proceduriale, z.Lekaj ka këshilluar të krijohet një agjenci koordinimi dhe monitorimi për të përcaktuar rregullat dhe planin e veprimit, që do të vijë nga propozimet e ekspertëve.

Ndër të tjera, ai është ndalur edhe tek disa çështje me rëndësi për biznesin shqiptar në Diasporë dhe Shqipëri.
Përveç propozimeve nga përfaqësuesit e Dhomave të Biznesit në këtë mbledhje u prezantuan edhe gjetjet kryesore të anketës “Mbi Vlerësimin e Ndikimit të Pasojave të Pandemisë COVID-19 mbi Aktivitetin e Biznesit në Shqipëri” zhvilluar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë si dhe Sekretariati i Këshillit të Investimeve.

Post a comment