0694245555  Rr. Ibrahim Rugova nr. 5,Sky Tower 13/3, Tiranë, Shqipëri

Dhoma e Biznesit të Diasporës anëtare e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë

[vc_row][vc_column][vc_column_text]

Dhoma e Biznesit të Diasporës behet anëtare e Bashkimin të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë. Një arritje e rëndësishëm kjo për një strukturë e cila është krijuar prej pak muajsh.Anëtarësimi pranë këtij unioni është një hap i domethënës drejt përfaqësimit të bizneseve të Diasporës, në nivel kombëtar.

Ky bashkëpunim është një shtysë për realizimin e një pune të përbashkët me të gjithë përfaqesite e biznesit në vend dhe bashkërendimin e aktiviteteve me potencial zhvillimi në Shqipëri. “Njohja dhe qasja e përbashkët me Dhomat operacionale ne vend, si dhe marrëdhëniet me organizmat simotra në shtete të tjera, promovon interesat e përgjithshëm të biznesit për zhvillimin e tregtisë dhe industrisë në nivel kombëtar” , tha për Diaspora Shqiptare kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës z. Ardian Lekaj.

“Nëpërmjet këtij bashkëpunimi pritet, të mblidhen, të përpunohen dhe të shpërndahen të dhëna tregtare të cilat do të shërbejnë si një regjistër kombëtar, për të arsyetuar dhe raportuar te dhëna mbi sektorë potencial, në emër të biznesit, theksoi ai. Për të qëne pjesë e Bashkimit të Dhomave, Dhoma e Biznesit të Diasporës plotësoi kriteret e domosdoshme si: anëtarësimin e 100 ose më shumë sipërmarrësve, ku anëtarët së bashku të kenë një xhiro të konsiderueshme import-eksporti si dhe të kenë lidhje të zyrtarizuara me organizatat simotra të vendit përkatës etj.

Me këtë anëtarësim Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, angazhohet sërish për një përfaqësim të denjë, në nivel kombëtar, të interesave të të gjithë investitorëve të Diasporës, që dëshirojnë të investojnë në Shqipëri. Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë është një organizim që  ka për qëllim, të japë mendime, propozime e të bëjë vlerësime për nismat ligjore apo politikat publike të ndërmarra nga Qeveria, përmbajtja e të cilave lidhet me interesat e anëtarëve të saj.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

No Posts Found!