Blog

Diaspora në Shifrat e 2020

Migrimi i shqiptarëve jashtë vendit nuk është një dukuri e re. Ai është i dokumentuar të paktën që në shekujt e pesëmbëdhjetë dhe të gjashtëmbëdhjetë, me largimin e një mase tëmadhe banorësh nga trevat shqiptare. Akoma vazhdon të mbetet veprues dhe të japë impaktet e tij domethënëse, si në aspektet demografike, po ashtu edhe ato sociale dhe ekonomike të vendit. Periudhat kohore të formimit të diasporës shqiptare ndryshojnë. Ende nuk përllogaritet një shifër e saktë e diasporës shqiptare për shkak të kompleksitetit që e karakterizon këtë fenomen.Në vitin 2020, sipas vlerësimeve të tërthorta, numri i diasporës së re llogaritet të jetë rreth1,68 milionë shtetas jashtë vendit ose rreth 37 % të shtetasve shqiptarë. Ky publikim kryhet nga INSTAT në kuadër të Strategjisë së Diasporës.

Post a comment