Blog

DIASPORA’S BRIDGES. Prezantimi i Connect Albania, një mekanizëm i ri për të investuar në Shqipëri.

A.-Jani

– Eventi i dytë prezantues

Pas lançimit zyrtar në muajin Dhjetor 2020, Connect Albania vazhdon rrugëtimin duke adresuar kërkesat e individëve nga Diaspora Shqiptare për t’u çertifikuar si Agjentë të Interesuar të Zhvillimit dhe për të lehtësuar investimet e huaja në Shqipëri. Si pjesë e këtij udhëtimi, më 5 Shkurt 2021, IOM në Shqipëri organizon eventin on-line “DIASPORA’S BRIDGES, Connect Albania, një mekanizëm i ri për të investuar në Shqipëri” për ti prezantuar Programin Connect Albania Diaspores Shqiptare dhe sipërmarrësve, kryesisht në pjesën qendrore të Italisë.

Në këtë event online moren pjesë Z. Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën; Z. Eduard Shalsi, Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes; Z. Alberto Petrangeli, Zëvendës Ambasador i Ambasadës Italiane në Tiranë; Znj. Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri; Z. Bestart Kadia, Zëvendës Ministër i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë; Z. Armand Skapi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme; Z. Daniele Frigeri, Drejtori i CESPI-t; si dhe sipërmarrës të diasporës shqiptare në itali dhe sipërmarrës Italian: Z. Davide Malferrari, Z. Geri Cakoni dhe Znj. Federica Innocenti, të cilët ndanë udhëtimin e tyre të Investimeve në Shqipëri.

“Ky është një model i ri, i cili synon të tërheqë vëmendjen e biznesit në mbarë botën, të cilët  dëshirojë të investojnë në Shqipëri përmes anëtarëve të Diasporës Shqiptare. Tani, mekanizmi  plotësisht funksional dhe po lehtëson angazhimin e anëtarëve shqiptarë të diasporës si Agjentë Zhvillimi, të cilët do të shpërblehen për investimet të suksesshme në Shqipëri” theksoi Znj, Alma Jani, Drejtuese e Zyrës së IOM në Shqipëri gjatë fjalëve të hapjes.

Eventi i dytë online u përqendrua në sektorë prioritarë si Shërbime të Kualifikuara të Sektorit të Tretë (Arkitekturë dhe Inxhinieri, Menaxhimi i Korporatave, Logjistikë & Shpërndarje, Turizëm dhe Hortikulturë).

Gjatë ktivitetit, u ndanë informacione mbi vlerën e shtuar të Programit Connect Albania si mekanizmi i parë i rritjes së investimeve që angazhon Diasporën Shqiptare, arsyet për të investuar në Shqipëri, si dhe potencialin e ekonomisë së Shqipërisë, investimet dhe përfitimet.

“Unë besoj në rëndësinë e projektit Connect Albania. Së bashku me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, po shqyrtojmë transformimin e projektit në një njësi të përhershme administrative nën juridiksionin e këtij institucioni,” tha Z. Pandeli Majko, Ministër i Shtetit për Diasporën.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua kritereve se si të bëhesh ‘Agjent i Zhvillimi i Interesuar’, për të ndërmjetësuar investimet e huaja në Shqipëri.

Individët që aplikojnë për t’u certifikuar si Agjent Zhvillimi të Interesuar duhet të jenë të paktën 18  vjeç, të kenë një leje qëndrimi jashtë Republikës së Shqipërisë për të paktën 5 (pesë) vjet dhe duhet të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm.

Këta persona duhet të paraqesin në Platformën https://www.adbc.al/support-page/login dokumentet e kërkuara nga Rregullorja e Programit Connect Albania, e cila është botuar në faqen e internetit të Programit Connect Albania https://www.adbc.al/rregullorja-e-programit-connect-albania/

Agjentët e suksesshëm të Zhvillimit do të marrin një Bonus në rast se investimi që ata ndërmjetësojnë dhe lehtësojnë është i suksesshëm, bazuar në rregulloren e miratuar.

Sipas INSTAT, ka afro 1.7 milion shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, kryesisht në Evropë, por gjithashtu me një prani të konsiderueshme në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada) si dhe pjesë të tjera të botës, duke përfaqësuar një mundësi të madhe dhe kryesisht të pashfrytëzuar.

Shqipëria ka pasur gjithmonë një lidhje të fortë me Italinë. Marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve kanë baza të thella historike, kulturore dhe ekonomike të bëra edhe më solide nga prania në Itali e mbi 500,000 qytetarëve me origjinë shqiptare.

Agjencia Italiane e Bashkëpunit për Zhvillim është i pranishëm në Shqipëri që nga viti 1991. “Connect Albania është një projekt shumë i rëndësishëm dhe ne jemi shumë krenarë që e mbështesim atë. Marrëdhënia ekonomike midis Italisë dhe Shqipërisë është shumë e veçantë,” vuri në dukje Z. Alberto Petrandeli, Zëvendës Ambasadori Italian në Shqipëri.

“Ky projekt ngre diasporën shqiptare nga roli i emigranteve si dergues remitancash në atë të një kontribuuesi aktiv në zhvillimin e vendit të origjinës. Ministria jonë ka qenë dhe mbetet një partner strategjik i Programit të Diasporës së IOM, i cili përfshin mekanizmin Connect Albania, duke u siguruar atyre mbështetjen e nevojshme. Rrjeti i gjerë diplomatik shqiptar mund të ndihmojë (fillimisht në Itali dhe më pas në vende të tjera) promovimin e Connect Albania,” tha Z. Armand Skapi, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Pas testimit të Programit në fazën e tanishme me Diasporën Shqiptare dhe investitorë të mundshëm kryesisht në Itali, Connect Albania do të bëhet një mekanizëm i qëndrueshëm i rritjes së investimeve për të nxitur angazhimin e Diasporës Shqiptare në të gjithë botën në zhvillimin social dhe ekonomik të vendit.

“Ne jemi të prekur nga pandemia, por falë masave dhe reformave të ndërmarra ne kemi të gjithë potencialin për një rimëkëmbje të shpejtë. Me Connect Albania vendi ynë ka një hapësirë shtesë për të shfrytëzuar potencialin e tij të zhvillimit,” përfundoi fjalimin e tij Z. Eduart Shalsi, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Connect Albania është pjesë e Programit të IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” me kontributin financiar dhe mbështetjen e Ministrisë italiane të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe në koordinim të ngushtë me Ministrinë e Shtetit për Diasporën, si dhe Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunit për Zhvillim (AICS) në Tiranë .

 

Për më shumë informacion mbi Programin Connect Albania vizitoni:

https://www.adbc.al/connect-albania/