Blog

Drejtuesit e Dhomës së Biznesit të Diasporës Ndihmojnë Familjet Shqiptare

Situata e vështirë e krijuar nga koronavirusi ka bërë që shumë shqiptarë kudo në botë të marrin aksione solidare për t’i ardhur në ndihmë cilido ka nevojë.Nëpërmjet një publikim në Facebook, bëhet e ditur se një aksioni të tillë solidar i janë bashkuar edhe dy sipërmarrësit e Diasporës shqiptare, Lazim Destani dhe Ardian Lekaj.

Me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Pandeli Majko dhe në bashkëpunim me Unionin e Sipërmarrësve të rinj, ata kanë kontribuar në ndihmë të familjeve shqiptare në një nga zonat administrative të kryeqytetit.Destani dhe Lekaj, janë drejtues të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe gjithashtu anëtar të KKD-së.

Support