HIDRO ENERGJI

Burimet ujore janë ndër burimet më të rëndësishme natyrore në Shqipëri. Lumenjtë kryesorë dhe qindra lumenj dhe përrenj më të vegjël si dhe territori hidrografik i Shqipërisë me rreth 700 m mbi nivelin e detit ofrojnë një potencial të konsiderueshëm për investime.

    • Forcë punëtore shumë e kualifikuar dhe me experience teknike dhe inxhinierike, sidomos në sektorin e hidro-energjisë
    • Rekord i vërtetuar i investimeve të huaja të suksesshme në sector – AYENAS Energy, ENSO Hydro Energy, ETEA, Schneider Electric Sas, Amadeus Group, CNR (Compagnie Nationale du Rhone), VERBUND AG, Essegei S.p.A, San Leon Energy, IDROENERGIA ALBANIA sh.p.k.

Shqipëria ka Potencial shumë të madh në Energjinë Hidroelektrike:

Që nga viti 2017 hidroenergjia zë 23.5 % të prodhimit të përgjithshëm të produkteve parësore. Gjithashtu, më shumë se 35.5% të hidroenergjisë janë siguruar nga operatorët e sektorit privat.

ENERGJIA E ERËS

Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar sa i përket energjisë së erës, sidomos përgjatë Bregut të Adriatikut, ku ndodhen shumë zona me potencial të lartë të energjisë së erës. Pjesa kryesore e territorit (afërsisht 2/3 e gjithë sipërfaqes) është kodrinore dhe malore (lindja e vendit). Bregdeti shtrihet në drejtimin Veri-Jug.

    • Shpejtësia mesatare e erës prej 6-8 m/s
    •  Densiteti mesatar i energjisë prej 250-600 Ë/m2
    •  Potencial për të paktën 20 centrale eolike

Potenciali i përgjithshëm i energjisë eolike që mund të prodhohet përmes parqeve eolike është vlerësuar për më shumë se 2000 mW. Në 5 vitet e ardhshme Qeveria Shqiptare synon të gjenerojë 5% të totalit të elektricitetit prej burimeve të erës.

ENERGJIA DIELLORE

Territori i Shqipërisë ndodhet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, në bregun lindor të deteve Adriatik dhe Jon. Intensiteti mesatar varion nga 1185 në 1690 kËh/m2 në vit me pjesën më të madhe të vendit që i përket 1500 kËh/m2 në vit.

    • Rrezatimi diellor në Shqipëri 1,500 kËh/m2/vit
    • Rrezatimi diellor mesatar ditor 4.1 kËh/m2
    • Orët mesatare me diell 2,400 orë/vit

    Kushtet klimatike e bëjnë Shqipërinë destinacion të preferuar për investimin në energji diellore.

ENERGJIA E GAZIT DHE NAFTËS

Shqipëria ka vëllim domethënës të rezervave të naftës dhe prodhon më shumë se 1.4 milion ton/vit. Kompani ndërkombëtare të shfrytëzimit të naftës dhe gazit tashmë janë vendosur në Shqipëri. Tregu i naftës shqiptare, gazit dhe nënprodukteve të tyre është i lirë, i hapur dhe i liberalizuar. Qeveria Shqiptare ka vetëm rol rregullator.

    • Rezervat e naftës në Shqipëri 1.4 mln ton/vit
    • Rezervat e vlerësuara të naftës 500 mln barrela
    • Rezervat e naftës në Patos-Marinzë 200 mln barrela

INDUSTRIA MINERARE

Shqipëria është shumë e pasur me burime minerale. Depozitat minerale në Shqipëri përfshijnë kromin (32,8 milionë ton), bakrin (53 milionë ton), hekur-nikelin (220 milionë ton), gurin gëlqeror, gurin ranor, asfaltin dhe bitumin natyror, gurin gëlqeror dekorativ, gurin ranor masiv dekorativ. Hulumtimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i xeheroreve minerale përbëjnë një aktivitet të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Sektori i minierave është rritur çdo vit dhe është përqendruar kryesisht në prodhimin e kromit, bakrit, hekurit, nikelit, bitumit dhe mineraleve inerte që përdoren si lëndë të parë në industrinë e ndërtimit. Kohët e fundit, prodhimi dhe përpunimi i kromit dhe bakrit ka parë një rritje të konsiderueshme të investimeve. “Albchrome” është investitori më i madh në sektorin e prodhimit të kromit dhe ferrokromit me më shumë se 43 milionë Euro të investuara në pesë vitet e fundit. “Albchrome” është cilësuar si një nga pesë prodhuesit më cilësor të ferrokromit në botë.

    • Lidhja e detyrueshme me rrjetet e transmetimit ose shpërndarjes;
    • Pagesa vetëm e kostove direkte të lidhjes në rrjetet e transmetimit ose shpërndarjes;
    • Marrëveshje afatgjatë (15 vjet) për energjinë elektrike të prodhuar nga impiante me kapacitet 15 MW dhe më shumë;
    • Përjashtimi nga detyrimet doganore dhe TVSH për prodhimin ose montimin e sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të nxehtë;
    • Rimbursimi i detyrimeve doganore për lëndët e para të importuara për prodhimin ose montimin e sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të nxehtë për qëllime sanitare në ndërtesa ose për proceset teknologjike në industri;
    • Tarifat FIP ​​(Feed-in-Premium) përmes një procesi tenderues konkurrues, jo-diskriminues (ankand) për instalimet e reja PV mbi 2MË përmes Kontratave për Diferencë (CfD).
    • Për shkak të burimeve potencialisht të larta të energjisë diellore (mbi 1700 kë / m2 / vit) në rajone të kufizuara, potenciali i pashfrytëzuar për instalimin e PV në tokë jopjellore është deri në 1900 MË.
    • Për më shumë informacion http://aida.gov.al/sektoret-strategjike/