Blog

Energjia

Shqipëria ka potencial shumë të madh me burime natyrore. Burimet ujore janë ndër burimet më të rëndësishme natyrore në Shqipëri, ndërkohë, depozitat minerale në Shqipëri përfshijnë kromin (32,8 milionë ton), bakrin (53 milionë ton), hekur-nikelin (220 milionë ton), gurin gëlqeror, gurin ranor, asfaltin dhe bitumin natyror, gurin gëlqeror dekorativ, gurin ranor masiv dekorativ.
Që nga viti 2017 hidroenergjia zë 23.5 % të prodhimit të përgjithshëm të produkteve parësore.
Gjithashtu, më shumë se 35.5% të hidroenergjisë janë siguruar nga operatorët e sektorit privat.

Në të njejten kohë, Shqipëria ka një potencial të pashfrytëzuar sa i përket energjisë së erës.  Përgjatë Bregut të Adriatikut, ku ndodhen shumë zona me potencial të lartë të energjisë së erës, mbetet një burim i rëndesishëm. Pjesa kryesore e territorit (afërsisht 2/3 e gjithë sipërfaqes) është kodrinore dhe malore (lindja e vendit).

Bregdeti shtrihet në drejtimin Veri-Jug. Shpejtësia mesatare e erës prej 6-8 m/s, me densiteti mesatar i energjisë prej 250-600 Ë/m2 ofron potencial për të paktën 20 centrale eolike. Potenciali i përgjithshëm i energjisë eolike që mund të prodhohet përmes parqeve eolike është vlerësuar për më shumë se 2000 mW. Në 5 vitet e ardhshme Qeveria Shqiptare synon të gjenerojë 5% të totalit të elektricitetit prej burimeve të erës.

Territori i Shqipërisë ndodhet në pjesën perëndimore të Gadishullit të Ballkanit, në bregun lindor të deteve Adriatik dhe Jon. Intensiteti mesatar varion nga 1185 në 1690 kËh/m2 në vit me pjesën më të madhe të vendit që i përket 1500 kËh/m2 në vit. Kështu kushtet klimatike e bëjnë Shqipërinë destinacion të preferuar për investimin në energji diellore.; Rrezatimi diellor në Shqipëri 1,500 kËh/m2/vit; Rrezatimi diellor mesatar ditor 4.1 kËh/m2 ; Orët mesatare me diell 2,400 orë/vit;

Shqipëria ka gjithashtu, vëllim domethënës të rezervave të naftës dhe prodhon më shumë se 1.4 milion ton/vit. Kompani ndërkombëtare të shfrytëzimit të naftës dhe gazit tashmë janë vendosur në Shqipëri. Tregu i naftës shqiptare, gazit dhe nënprodukteve të tyre është i lirë, i hapur dhe i liberalizuar. Qeveria Shqiptare ka vetëm rol rregullator. Rezervat e naftës në Shqipëri logariten në 1.4 mln ton/vit; Rezervat e vlerësuara të naftës 500 mln barrela; ndërkohë rezervat e naftës në Patos-Marinzë 200 mln barrela.

Support