Blog

CONNECT ALBANIA – Një Mekanizëm i Ri Për Të Investuar Në Shqipëri

Ne Kuadrin e Programit “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë në eventin “CONNECT ALBANIA, Një Mekanizëm I Ri Për Të Investuar Në Shqipëri”, organizuar e promovuar nga IOM (Organizata Ndërkombëtare për Migracionin) në Shqipëri, i cili financohet prej Ministrise Italiane te Jashtme dhe Bashkepunimit Nderkombetar dhe realizohet në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit shqiptar për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme shqiptare, Ministrinë e Ekonomisë e Financave të Shqipërisë dhe Agjencia Italiane per Bashkepunim dhe Zhvillim (AICS).

Kur mbahet eventi: 12 Mars 2021

Orari: 10.00 – 13.00

Mënyra e zhvillimit: ONLINE

Linku i Eventit: https://live.kudoway.eu/ad/220211032440

Vini Re: pjesemarrja eshte e kufizuar, nëse dëshironi te merrni pjese, ju lutem na konfirmoni pjesemarrjen tuaj ne adresen: info@connect-albania.al

Eventi “CONNECT ALBANIA – Një Mekanizëm I Ri Për Të Investuar Në Shqipëri”, që do të zhvillohet në modalitetin online, në datën 12 marzo 2021, ia vlen të konsiderohet një takim i rëndësishëm për të interesuarit të marrin pjesë në prezantimin e mekanizmit “CONNECT ALBANIA”. Në veçanti, takimi merr rëndësi për anëtarët e diasporës shqiptare që duan të behen agjentë zhvillimi dhe për investitorët potencialë, të cilët do të kenë mundësinë të njohin, falë pranisë së Përfaqësuesve të Lartë të Qeverisë Shqiptare, motivet e mundësitë e shumta të investimit në truallin e sistemin shqiptar duke pasur si fokus sektorët:

  1. AGRIBIZNES
  2. MANIFAKTURË
  3. SHËRBIMET E SEKTORIT TE TRETË

Me këtë rast do të prezantohet edhe faqja online e mekanizmit “CONNECT ALBANIA”, kushtuar tërësisht investimeve në Shqipëri.

——————————————————————————————————————————————————————————————————————————————————–

Shqipëria ka pasur përherë një marrëdhënie të fortë me Italinë. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve bazohen mbi themele të forta historike, kulturore e ekonomike dhe përforcohen nga prania në Itali e mbi 500 mijë qytetarëve me origjinë shqiptare.

Italia mikpret një nga bashkësitë më të mëdha të diasporës shqiptare jashtë Shqipërisë. Kjo bashkësi, origjina e së cilës daton në shekullin XV, zhvillon një funksion thelbësor lidhjeje mes “dy popujve përballë”.

Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim (AICS) është e pranishme në Shqipëri prej vitit 1991, dhe sipas Institutit Shqiptar të Statistikave ndërshkëmbimi tregtar me Italinë përfaqëson 36.2% të vëllimit të përgjithshëm të ndërshkëmbimeve të Tiranës.

Në vitin 2019, 48% e eksporteve shqiptare kanë shkuar në Itali, prej nga ku kanë ardhur 25% e importeve. Në territorin shqiptar janë të pranishme mëse 700 sipërmarrje të vogla e të mesme italo-shqiptare, si edhe disa banka të rëndësishme italiane dhe grupe industriale të mesme-të mëdha.

Megjithëse prekur nga ngadalësimi global shkaktuar nga pandemia Covid-19, sipas Bankës Botërore në vitin 2021 ekonomia shqiptare do të rritet me 5% të PBB-së, duke rinisur trendin pozitiv të 10 viteve të fundit të një rritjeje të jashtëzakonshme. Në veçanti, prej vitit 2013, rritja për frymë ka përjetuar një përshpejtim dhe PBB vjetor është rritur mesatarisht 3.5% në vit. Kompleksivisht, Vendi i Shqiponjave gëzon qendrueshmëri makroekonomike, bazuar kjo në një treg bankar e financiar që ka treguar forcë mbajtëse ndaj krizave.

Në vite, qeveria shqiptare është angazhuar të krijojë një klimë të favorshme për sipërmarrjen, duke miratuar një seri reformash fiskale e legjislative të cilat, bashkë me marrëveshjet e shkëmbimit të lirë për hyrjen e produkteve shqiptare në tregjet kryesore të BE-së, synojnë të tërheqin investime potenciale e sipërmarrës, interesi i të cilëve ka ardhur në rritje në një seri të gjerë sektorësh si industria përpunuese, agroindustria, energjitë e rinovueshme, shëndetësia, turizmi e energjitë e reja.

Në kuadrin e këtyre të fundit Shqipëria, pas Francës e Maltës, është një prej pak vendeve në Evropë që ka adoptuar teknologjinë “Blokchain” brenda një kornize krejtësisht të rregulluar e në përputhje me direktivat e BE-së në sektorin financiar. Sipas projektimesh në 10 vitet e ardhshme “inovacionet teknologjiike” të lidhura me përdorimin e kontratave informatike “smart contracts” e të Blockchain do të revolucionojnë gjithë sektorët e tregjet për sipërmarrjen.

Sot mbi të gjitha, në kontekstin e krizës prej Covid-19 që po përjetojmë, për vendet e BE-së e Italinë në veçanti Shqipëria përfaqëson një mundësi të vërtetë në gjeografinë ekonomike evropiane si derë hyrëse drejt tregut ballkanik dhe si vend ku kostot e punës janë konkurruese. Pandemia globale ka nxjerrë në pah cënueshmëri që kanë nevojë për një ndryshim perspektive në rimodulimin e modelit aktual të biznesit. Rimodulimi mund të prekë aktivitetet prodhuese, të cilat do synojnë drejt rajonalizimit.

Në këtë skenar IOM Albania ka përballuar sfidën për të mbështetur përfshirjen e diasporës shqiptare në Itali për të nxitur zhvillimin e Shqipërisë përmes implementimit të një mekanizmi inovativ e tërësisht online të quajtur “CONNECT ALBANIA”, i cili ka për qëllim t’i japë një shtysë të mëtejshme investimeve në Vendin e Shqiponjave. Përmes “CONNECT ALBANIA”-s, anëtarët e diasporës shqiptare mund të kthejnë në të dobishme për veten e atdheun njohjet e përvojat e tyre duke vepruar si “agjentë zhvillimi”, funksion në të cilin mund të përfaqësojnë e shoqërojnë sipërmarrje e investitorë potencialë të cilët nga Italia do të duan të hapin sipërmarrje në Shqipëri në mënyrë të shpejtë, efikase dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Mekanizmi i investimeve, CONNECT ALBANIA, është një pjesë thelbësore e programit Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë“. Do të kontribuojë në rritjen e investimeve në Shqipëri, që të krijojë vende të reja pune dhe do të ndikojë në rritjen ekonomike. Programi zbatohet nga Misioni i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) në Shqipëri, Agjencia e Migracionit e OKB-së, me financim nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, në koordinim me Ministrin e Shtetit Shqiptar për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS).