Banka Botërore në raportin e saj “Doing Business 2020” e ka renditur Shqipërinë në vendin e 82-të në rang global, bazuar kjo në një sërë indikatorësh kryesor për zhvillimin e një ekonomie. Vlerësimin më të lartë Shqipëria e ka marrë në furnizimin me energji elektrike, me konkretisht vendi ynë sipas raportit të BB ka rritur qëndrueshmërinë e furnizimit të energjisë përmes zbatimit automatik.
Por në vlerësimin total krahasuar me vitin 2019, sipas ekspertëve të Bankës Botërore, ka një rritje prej 0.7 pikësh, nga 67 pikë që jemi vlerësuar vitin e kaluar.
Renditja e Shqipërisë në këtë raport ka pasur si bazë disa indikatorë, si hapja e një biznesi, ku vendi ynë është i renditur në vendin e 53-të, me një total pikësh prej 91.8; marrja e lejeve të ndërtimit, renditur në vendin e 16-të me një total pikësh prej 52.7; furnizimi me energji elektrike, renditur në vendin e 107-të, me një total pikësh prej 71; regjistrimi i pronës, renditur në vendin e 98-të me një total pikësh prej 63.4; mundësia e kredi dhënies, renditur në vendin e 48-të me një total pikësh prej 70, si dhe tregtia e jashtme, renditur në vendin e 25 –të me një total pikësh prej 96.3.
Raportin e plotë të “Doing Business 2020”mund ta lexoni këtu: