“Shqipëria thërret” është një guidë që Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka përgatitur për ti ardhur në ndihmë investitorëve që kërkojnë të investojnë në Shqipëri. Në këtë guidë jepet një paraqitje e përgjithshme e vendit, treguesve kryesorë të tij mbi popullsinë, sipërfaqen, etj. Po më i rëndësishëm mbetet informacioni ekonomik, sistemin e taksave si dhe pikave të forta që mund të gjejnë në Shqipëri bizneset e interesuara përpara se të kalohet në sektorët potencialë. Por cila është oferta që Shqipëria ka për investitorët në vitin 2020?

E para në listë është energjia veçse këtë herë ka një fokus të zgjeruar tek pjesa e energjisë nga burimet e rinovueshme, kryesisht dielli dhe era. Hidroenergjia është gjithashtu në listën e investimeve atraktive potenciale.

Sektori minerar është i dyti në ofertën e përgjithshme të AIDA-s, pasi kjo industri ka si prioritet të saj prodhimin, zgjerimin, promovimin dhe teknologjinë më të fundit.

Turizmi është i treti nga sektorët ku përmenden iniciativat dhënë këtij sektori nga përjashtimi i taksave për investitorët me status special deri tek qiradhënia për 99 vite apo mbështetja me investime në infrastrukturë, energji dhe ujë për investime të mëdha të dedikuara në këtë sektor.

Manifaktura, Agrikultura, Transporti dhe logjistika, Shërbime outsorcing janë disa nga sektorët e tjerë që propozohen për investime.

Për të mësuar më shumë mund të lexoni materialin e plotë këtu:

http://aida.gov.al/wp-content/uploads/2020/01/Albania-Calls.pdf