Blog

Final Pitching, Agro Challenge

Qeveria Gjermane nëpërmjet GIZ mbështet Shqipërinë duke përmirsuar kapacitetin dhe performancën e të rinjve në fushën e sipërmarrjes që lidhet me bujqësinë, nëpërmjet projektit SDRAlbania implementuar nga Instituti ADRIAPOL.
Me datë 26 korrik 2020, u zhvillua eventi final i konkursit të ideve të biznesit Agro Challenge. Gjatë këtij eventi 11 statup-e rriten të prezantojnë përpara jurisë.

Qëllimi i këtij projekti ishte që të mbështesë sipërmarrësit në fushën agro si dhe t’ju krijojë atyre network-un e nevojshëm sipërmarrës për të zgjeruar biznesin e tyre.
Për këtë arsye edhe juria e cila do të gjykonte startup-et përbëhej nga sipërmarrës, akademik dhe aktorë të ekosistemit të startup-eve.

Pjesë e jurisë që vlerësoj këto startup-e ishin:
– Z. Ardian Leka, sipërmarrës, Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare
– Z. Alban Zusi, sipërmarrës, Food Industry
– Z. Dritan Mezini, sipërmarrës, duapune.com
– Z. Gerion Treska, sipërmarrës, Yunus Social Business
– Dr. Kejda Nuhu, pedagoge, Universiteti Barleti
Startup-et të cilat do të përfaqësojnë Shqipërinë në Global Agripreneurs Summit i cili do të mbahet në Tetor 2020 në Greqi, ku konkurrohet për 20 000 euro.
Startup-et fituese të këtij eventi ishin:
– Alpine Bees;
– Vajra Malësie.