Notifications
Clear all

Adbc Forum

Adbc
Postimet
Temat

Mirësevini

Dhoma e Biznesit të Diasporës përmban një Strategji Digjitale të ndërveprimit, për të përmirësuar bashkëpunimin dhe komunikimin, duke mundësuar që sipërmarrjet dhe bizneset të punojnë së bashku në mënyrë efektive, pavarësisht nga vendndodhja apo përmasat. Dhoma e Biznesit të Diasporës lançon platformën e Forumit Digjital për të promovuar diskutimet dhe debatet për biznes dhe ekonomi, për një mjedis pozitiv për rritjen e biznesit. Kjo platformë do të sigurojë Network, Edukim në Biznes dhe Mbështetje për bizneset anëtare. Zhvillimi i mekanizmave bashkëpunues si Forumi Digjital, zgjerohen aftësitë funksionale të anëtarëve dhe sigurohen vlera shtesë për secilin biznes ose sipërmarrje. Anëtarët mund të bashkëpunojnë dhe të lidhen në mënyrë më efikase për të shprehur dhe ndjekur ide të reja, me impakt për biznesin. Duke përfshirë një platformë të kësaj natyre brenda Dhomës së Biznesit për Diasporën, u mundësohet anëtarëve të saj të përmirësojnë komunikimin efektiv përreth njohurive të tyre dhe mundësive të reja në tregje vendase dhe të huaj. Anëtarët mund të sugjerojnë tematika dhe të parashtrojnë ide, të tjerë mund të lexojnë dhe të postojnë. Ky model i mundëson çdo anëtari të jetë bashkëdizenjues i Strategjisë së Dhomës së Biznesit të Diasporës.

0
0

Ndaje: