Forume/Panaire/Workshop

Dhoma e Biznesit të Diasporës ofron mundësinë për të marrë pjesë në një sërë forumesh dhe eventesh që do të ndihmojnë në njohjen e bizneseve nëpërmjet rrjetëzimit dhe takimeve B2B. Qëllimi   i   tyre do   të   jetë   informimi   dhe   ndërgjegjësimi   i bizneseve,  organizatave të shoqërisë civile por edhe strukturave vendore rreth çështjeve ekonomike, interesave të biznesit, si dhe rekomandimeve të tij për përmirësimin e klimës së të bërit biznes dhe klimës së investimeve.

  • Në Dhomën e Biznesit të Diasporës synojmë të organzojmë:

    • Aktivitete rrjetëzimi, takime biznesi me partner kombëtarë dhe ndërkombëtarë;
    • Forume Biznesi;
    • Panaire Pune dhe Karriere;
    • Evente Ndërkombëtare, Konferenca, Takime B2B;
    • Mëngjese Pune;

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare është në proces organizimi të Forumit të Parë të Biznesit të Diasporës Shqiptare, i cili do të zhvillohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës.
Forumi i Biznesit të Diasporës synon të mbledhë së bashku mbi 300 biznese shqiptare në Diasporë dhe Shqipëri. Forumi është konceptuar dhe ndërtuar me panele të rëndësishme paralele, që do të trajtojnë çështje të ndryshme me fokus biznesin dhe partneritetet midis kompanive shqiptare në Diasporë dhe në vend.