Blog

FORUMI “DIASPORA BUSINESS TALKS”

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare organizoi sot  Forumin “Biznesi përtej kufijve-Rrjetëzimi i bizneseve të Diasporës Shqiptare” duke alternuar prezencën e kufizuar fizike me pjesëmarrjen e gjerë virtuale nga pikëpamja e përfaqësimit dhe shtrirjes gjeografike të folësve në respektim të rregullave kufizuese të pandemisë Covid-19.

“Diaspora Business Talks” u hap me fjalën përshëndetëse të z. Ardian Lekaj, Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, i cili uroi mirëseardhjen folësve në panelet e tyre virtuale dhe gjithë pjesëmarrësve.

Krahas rasteve të suksesit falë punës këmbëngulëse të sipërmarrjeve të ndryshme nga diaspora në sfidë të hapur ndaj krizës dhe kufizimeve të shkaktuara nga pandemia, z.Lekaj shprehu optimizmin edhe për sigurimin e vaksinës dhe hyrjen në fazën e vaksinimit të popullsisë.

Bashkëbisedimi vazhdoi në formën e komunikimeve prezantuese nga anëtarë të diasporës me përshkrimin e aktiviteteve të tyre si edhe planet për të ardhmen ku vlen të theksohet shprehja e gatishmërisë së DHBD për të asistuar çdo inisiativë të re biznesi në Shqipëri. Krahas shembujve frymëzues të sipërmarrjeve Diamandi Glass dhe Hybrid Real Estate, një vend të posaçëm zuri fjala e z.Gasmend Toska, i cili në një analizë të përmbledhur theksoi rolin kryesor të drejtimit dhe orientimit institucional në zhvillimin ekonomik. Bashkëbisedimit ju bashkua edhe znj. Anila Smorgraf, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës e cila theksoi rëndësinë e politikave institucionale krahas integrimit të prurjeve të gjeneratave nga universitete drejt hapësirave të reja investuese duke aplikuar zhvillimet e teknologjisë së informacionit.

Për të dhënë një informacion shkencor të klimës së biznesit në Shqipëri foli znj. Soana Jaupllari , Pedagoge e Fakultetit Ekonomik të UT e theksoi rëndësinë e ndërkombëtarizimit dhe rrjetëzimit e bizneseve, bashkëpunimin me pushtetin lokal për projekte të sipërmarrjes, aplikimin e inovacionit teknologjik si edhe investimet në industrinë blu. Rëndësia dhe potenciali universitar ishte një çështje me rëndëndësi që u përmend nga z.Martin Serreqi, zv/Dekan i Fakultetit të Ekonomisë për trjatimin më të gjerë të së cilës z. Serreqi u shpreh i gatshëm të ofrojë informacion dhe asistencë për çdo interesim konkret të mënyrave të përfshirjes së këtij potenciali.

Aktivitetit ju bashkua z. Lirim Krasniqi, si përfaqësues i Organizatës GERMIN që operon në Kosovë. z. Krasniqi prezantoi një nga projektet e GERMIN në bashkërendimin e bashkëpunimit investues të sipërmarrjeve të biznesit në diasporë me pushtetin lokal të origjinës për të siguruar një shfrytëzim maksimal të potencialit përkatës në drejtim të zhvillimit ekonomik të komunave përkatëse.Gjithashtu z. Krasniqi theksoi rëndësinë madhore të garancisë institucionale në besimin e investitorëve të diasporës dhe promovimi i besimit të diasporës.

Ndër folësit present në aktivitet ishte z. Gent Selenica, Baboon, i cili përfaqëson më së miri praktikën e transferimit të sukseshëm të eksperiencës dhe njohurive të fituara në diasporë me sipërmarrjen e tij në Shqipëri, Kompaninë e shpërndarjes “Baboon”, të cilën ai synon ta zgjerojë si aktivitet edhe në vende të tjera të rajonit dhe më gjerë. Aktiviteti u përshëndet edhe nga znj. Elisabeta Katiaj, Drejtuese e Unonit të Sipërmarrësve të Rinj e cila përgëzoi Dhomën për aktivitetin dhe solli eksperincën e saj të sukseshme personale të aplikimit të dijeve në sipërmarrje biznesi personale dhe familjare në Shqipëri.Në përfundim të aktivitetit z.Lekaj falenderoi gjithë pjesëmarrësit që u bënë pjesë e këtyre diskutimeve.

Post a comment