Blog

Incentivat Fiskale

  • Përjashtim nga TVSH-ja për furnizimin e makinerive bujqësore;
  • Përjashtim nga TVSH-ja për furnizimin e inputeve bujqësore;
  • Përjashtim nga TVSH-ja për shërbimet veterinare (përveç kafshëve shtëpiake).

Iniciativat fiskale të mëposhtme janë në dispozicion të investitorëve në sektorin e bujqësisë:

Përjashtohen nga TVSH-ja për aktivitetet e mëposhtme:

  • Furnizimi i makinerive bujqësore
  • Furnizimi i inputeve te prodhimit bujqësor, sic janë plehrat, farat, etj.

Skema e kompensimit zbatohet për prodhuesit e bujqësisë, përfshirja e të cilëve paraqet vështirësi në regjimin e rregullt te TVSH-së. Për të gjithë furnizimin e prodhimtarisë

bujqësore nga fermerët tek kompanitë mbledhëse ose ato të agro-përpunimit, 6% e shumës së TVSH-së së faturuar rimbursohet.

Përjashtimi nga TVSH-ja në import për importin e makinerive dhe pajisjeve që shërbejnë për:

  1.  investimet mbi 50 milionë ALL.
  2.  projekt investimi në përpunimin e brendshëm dhe agrobiznesin.
  3.  importimi i makinerive të prodhimit nga binzesi që i nënshtrohet taksës së thjeshtuar të fitimit.

Taksa e Transferimit të Pronësisë: Taksa mbi të drejtën e transferimit të titullit pronësisë mbi pasuritë e paluajtshme vendoset edhe për tranferimin e tokës bujqësore. Norma e taksës caktohet si përqindje dhe niveli tregues i saj është 2% e cmimit të shitjes së pronës.
Taksa e Pronës: Pronarët e “tokës bujqësore” ngarkohen me taksën e pronës mbi taksën bujqësore. Baza e taksës së pronës për tokat bujqësore është sipërfaqja e tokës bujqësore (për hektar). Niveli i taksës në varësi të kategorive varion nga 1800 ALL/HA deri në 5600 ALL/HA. Toka bujqësore e mbjellë me pemë frutore dhe korrja nuk i nënshtrohen taksës së pronës per 5 (pesë) vitet e para duke filluar që nga koha e mbjelljes.
Bujqësia nuk eshte sektori në fokus të Ligjit Nr. 9374, datë 21.04.2005 “Për Ndihmën Shtetërore”, i rregulluar. Megjithatë, me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1443 “Për Organizmin dhe Funksionimin e Agjencisë për Zhvillim .

Për të rritur investimet në sektorin e agroturizmit, Qeveria e Shqipërisë ka aprovuar uljen e nivelit të TVSH-së deri në 6%. Kjo iniciativë është e zbatueshme për furnizmin e akomodimit dhe shërbimin e restorantit (pa përfshirë pijet), vetëm në strukturat e certifikuara të agroturizmit.

Për më tepër, investimet e reja në sektorin e agroturizmit, të cilat ushtrojnë veprimtari akomodimi të certifikuar në agroturizëm janë të përjashtuara nga taksa e ndikimit në infrastrukturë.

Ligji Nr. 9374/2005 “Për Ndihmën Shtetërorë”, i ndryshuar, siguron që ndihma shtetërorë të ofrohet për të gjithë sektorët e ekonomisë, pervec bujqësisë dhe peshkimit, kështu, Ndihma Shtetërorë i ofrohet dhe sektorit të agroturizmit. Deri më tani, Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka aprovuar Ndihmën e Shtetit përmes mbështetjes financiare të ofruar për projektet e përqëndruara në sektorin e agroturizmit

Support