Blog

INCENTIVAT PËR TEDA-t (Zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik)

  • Hyrja dhe dalja e mallrave në/nga zona, formalitetet dhe procedurat bëhen sipas dispozitave të Kodit Doganor;
  • Zhvilluesit ose përdoruesit që investojnë në zonë brenda 3 (tre) viteve nga fillimi i veprimtarisë ekonomike të zonës u njihen si shpenzime te zbritshme 20 % të shpenzimeve kapitale të vitit korrent për një periudhe dy vjeçare, dhe përjashtohen nga pagesa e 50% të normës të tatimfitimit për 5 (pesë) vitet e para;
  • Furnizimi i mallrave shqiptare të destinuara për t’u vendosur në zonë konsiderohen si furnizime për eksport me shkallë zero në përputhje me përcaktimet e ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe legjislacionit doganor;
  • Projekti i zhvilluesit përjashtohet nga taksa e ndikimit në infrastrukturë;
  • Ndërtimet e realizuara në këtë zonë, sipas projektit të zhvilluesit, përjashtohen nga taksa e pasurisë të paluajtshme për një periudhë 5-vjeçare;
  • Zhvilluesit ose përdoruesit e zonës janë të përjashtuar nga taksa mbi kalimin e së drejtës së pronësisë mbi pasuritë e paluajtëshme;
  • Shpenzimet për paga dhe kontributet shoqërore dhe shëndetsore që punëdhënësi paguan për punëmarrësin njihen 150% të vlerës gjatë vitit të parë.
Support