Incentivat Sektoriale

  • INCENTIVAT NË TURIZËM

    • Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave:

    Objektet e reja të akomodimit, hotelet me katër dhe pesë yje me status të veçantë dhe mbajtësit e një marke të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtare (emri i markës), përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e shoqërisë për 10 vjet duke filluar nga fillimi i aktivitetit, por jo më vonë se 3 vite nga data e marrjes së statusit të veçantë.

    • TVSH e reduktuar:

    Ofruesit e shërbimeve në strukturat akomoduese “Hotele/Resortet me pesë yje, me status të veçantë”, mbajtësit e markave tregtare të njohura ndërkombëtare dhe të regjistruar (emri i markës) i nënshtrohen një normë të reduktuar të TVSH-së prej 6%.

    • Përjashtim nga taksa mbi ndikimin në infrastrukturë dhe taksa e ndërtimit:

    Investimet në ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotelet me pesë yje, me status të veçantë” janë të përjashtuara nga taksa mbi ndikimin në infrastrukturë dhe taksa e ndërtimit për objektet e akomodimit “Hotele me me pesë yje, me status të veçantë”

  • INCENTIVAT NË AGROTURIZËM

    • Normë e reduktuar 5% (nga 15%) e tatimit mbi fitimin për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit. Kjo shkallë aplikohet për një periudhë 10 vjeçare për personat juridikë që përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi”, deri më 31 dhjetor 2021;
    • TVSH e reduktuar 6% për furnizimin e shërbimit të akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve;
    • Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për investitorët e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “ agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit;
    • Dhënie me qera të tokës publike për 99 vjet;
    • Tendera publikë për zonat me prioritet për zhvillimin e turizmit;
    • Qeveria siguron të gjithë infrastrukturën mbështetëse dhe teknike të nevojshme, siç janë rrugët, uji, energjia elektrike, etj.
  • INCENTIVAT NË ENERGJI

    • Lidhja e detyrueshme me rrjetet e transmetimit ose shpërndarjes;
    • Pagesa vetëm e kostove të drejtpërdrejta të lidhjes në rrjetet e transmetimit ose shpërndarjes;
    • Marrëveshje afatgjatë (15 vjet) për energjinë elektrike të prodhuar nga impiante me kapacitet ose mbi 15 MW;
    • Përjashtimi nga detyrimet doganore dhe TVSH për prodhimin ose montimin e sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë.
    • Rimbursimi i detyrimeve doganore për lëndët e para të importuara për prodhimin ose montimin e sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë për qëllime sanitare në ndërtesa ose për proçeset teknologjike në industri.
    • Tarifat e FIP (Feed-in-Premium) përmes një proçesi tenderimi konkurrues dhe jodiskriminues (ankande) për instalimet e reja PV mbi 2MW përmes Kontratave për Diferencen (CfD)
    • Përjashtim në import të makinerive dhe pajisjeve, që janë drejtpërdrejtë të lidhura me investimin, në funksion të realizimit të kontratave të investimit, me vlerë të barabartë ose me te madhe se 50 millionë lekë, për prodhimin e energjisë së rinovueshme nga dielli, me fuqi të instaluar prodhimi mbi 0.5 MW, sipas listës së përcaktuar me VKM 953/2014, të ndryshuar.
  • INCENTIVAT NË MANIFAKTURË

    • Qeveria ka miratuar disa masa lehtësuese për industrinë e tekstileve dhe këpucëve duke i dhënë një stimul të fortë industrisë së modës;
    • Qeveria siguron një tarifë simbolike prej 1 Euro të kontratës së qirasë, për qiramarrje të pronës shtetërore;
    • Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH-së në rastin e tatimpaguesve me risk zero, dhe brenda 30 ditëve në rastin e tatimpaguesve eksportues;
    • Përjashtim nga TVSH-ja për importin e makinerive dhe pajisjeve;
    • Lehtësira të ndryshme në financim për trajnimet e stafit;
    • Lehtësimi i procedurave doganore;
    • Thjeshtimi i procedurave për Punësim dhe Sigurimin Social;
    • Politika për Mbështetjen e Biznesit nga qeveria (Paketa Fason e rregulluar me Vendim nr.54, Shkurt 2014, Këshilli i Ministrave);
    • Zero përqind TVSH për furnizimet e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për rieksport (Paketa fiskale 2019).
    • Shkallë 5% e tatim fitimit për personat juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive.

Qeveria Shqiptare ka krijuar një Strategji të Re për të ndihmuar dhe mbështetur fermerët. Skema e re e mbështetjes ka për qëllim arritjen e shumë objektivave të rëndësishme dhe synon të japë zgjidhje për shumë çështje specifike si më poshtë:

  • INCENTIVAT NË BUJQËSI

    • Mbarështimi i kafshëve, peshkimi, agropunimi dhe zhvillimi rural;
    • Mbështetja financiare do të ndihmojë në rritjen e konkurrueshmërrisë, në futjen e teknologjisë së përparuar, në sigurimin e certifikimit, mbledhjes, konservimit dhe përpunimit të produkteve;
    • Kjo nismë synon të adresojë investimet në bletari, menaxhimin e akuakulturës, përdorimin e tokës, si dhe diversifkimin e aktivitetit ekonomik në zonat rurale;
    • Strategjia përfshin të gjitha detajet dhe kriteret për marrjen e mbështetjes për secilën nga aktivitet e lidhura me bujqësinë;
    • Për më tepër skema përmend se fermerët individualë, grupet e fermerëve dhe shoqatat bujqësore do të marrin:
      • 100 për qind e grantit për një sipërfaqe toke deri në pesë hektarë.
      • Për sipërfaqen e tokës 5-10 hektarë fermeri do të marrë 25 për qind më shumë nga vlera e grantit për hektarë.
    • Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet diversifikimit të aktivitetit ekonomik në zonat rurale për individët që do të investojnë në agroturizëm, mbi të cilën do të zbatohet një TVSH e reduktuar prej 6%;
    • Përjashtim nga TVSH i furnizmit të inputeve bujqësore, siç janë plehërat kimike, pesticidet, farat dhe fidanët, përveç hormoneve të klasifikuar në kodet 2937 të VKM-së, sipas listës së përcaktuar me Vendim të Këshillit të Ministrave.
  • INCENTIVAT NË AKUAKULTURË

    • Kontrata qiraje/enfiteoze me tarifë 1 (një) euro/kontrata kur investimi është mbi 100,000,000 (njëqind milionë) lekë për infrastrukturën e lidhur me peshkimin (shkallët e riparimit), në portet e peshkimit, për veprimtari pëer konstruksion, shërbim mirëmbajtje të mjeteve detare lunduruese;
    • Afati i lidhjes së kontratës me tarifë simbolike 1 (një) Euro/kontrata është 20 (njëzet) vjet.
    • Qiraja e infrastrukturës së lidhur me peshkimin, qe do të jetë objekt i kontratës së qirasë/enfiteozës është 100 (njëqind) lekë në muaj;
    • Në rast se do të jepen me qira depozitat e karburantit, vlera e qirasë është 400 (katërqind lekë m3 në muaj;