INCENTIVAT SEKTORIALE

INCENTIVAT NË TURIZËM



Përjashtim nga tatimi mbi të ardhurat e korporatave

Objektet e reja të akomodimit, hotelet me katër dhe pesë yje me status të veçantë dhe mbajtësit e një marke të njohur dhe të regjistruar ndërkombëtare (emri i markës), përjashtohen nga tatimi mbi të ardhurat e shoqërisë për 10 vjet duke filluar nga fillimi i aktivitetit, por jo më vonë se 3 vite nga data e marrjes së statusit të veçantë.




TVSH e reduktuar

Ofruesit e shërbimeve në strukturat akomoduese “Hotele/Resortet me pesë yje, me status të veçantë”, mbajtësit e markave tregtare të njohura ndërkombëtare dhe të regjistruar (emri i markës) i nënshtrohen një normë të reduktuar të TVSH-së prej 6%




Përjashtim nga taksa mbi ndikimin në infrastrukturë dhe taksa e ndërtimit

Investimet në ndërtimin e strukturave akomoduese “Hotelet me pesë yje, me status të veçantë” janë të përjashtuara nga taksa mbi ndikimin në infrastrukturë dhe taksa e ndërtimit për objektet e akomodimit “Hotele me me pesë yje, me status të veçantë”

INCENTIVAT SEKTORIALE

INCENTIVAT NË AGROTURIZËM

  • Normë e reduktuar 5% (nga 15%) e tatimit mbi fitimin për subjektet, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit. Kjo shkallë aplikohet për një periudhë 10 vjeçare për personat juridikë që përfitojnë statusin “subjekt i certifikuar agroturizmi”, deri më 31 dhjetor 2021
  • TVSH e reduktuar 6% për furnizimin e shërbimit të akomodimit dhe restorantit, me përjashtim të pijeve
  • Dhënie me qera të tokës publike për 99 vjet
  • Përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë për investitorët e subjekteve, të cilat zhvillojnë veprimtari pritëse të certifikuar si “ agroturizëm”, sipas legjislacionit në fuqi në fushën e turizmit
  • Tendera publikë për zonat me prioritet për zhvillimin e turizmit
  • Qeveria siguron të gjithë infrastrukturën mbështetëse dhe teknike të nevojshme, siç janë rrugët, uji, energjia elektrike, etj

INCENTIVAT SEKTORIALE

INCENTIVAT NË ENERGJI



Lidhja e detyrueshme me rrjetet e transmetimit ose shpërndarjes




Pagesa vetëm e kostove të drejtpërdrejta të lidhjes në rrjetet e transmetimit ose shpërndarjes




Marrëveshje afatgjatë (15 vjet) për energjinë elektrike të prodhuar nga impiante me kapacitet ose mbi 15 MW




Përjashtimi nga detyrimet doganore dhe TVSH për prodhimin ose montimin e sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë




Rimbursimi i detyrimeve doganore për lëndët e para të importuara për prodhimin ose montimin e sistemeve të paneleve diellore për prodhimin e ujit të ngrohtë për qëllime sanitare në ndërtesa ose për proçeset teknologjike në industri




Tarifat e FIP (Feed-in-Premium) përmes një proçesi tenderimi konkurrues dhe jodiskriminues (ankande) për instalimet e reja PV mbi 2MW përmes Kontratave për Diferencen (CfD)




Përjashtim në import të makinerive dhe pajisjeve, që janë drejtpërdrejtë të lidhura me investimin, në funksion të realizimit të kontratave të investimit, me vlerë të barabartë ose me te madhe se 50 millionë lekë, për prodhimin e energjisë së rinovueshme nga dielli, me fuqi të instaluar prodhimi mbi 0.5 MW, sipas listës së përcaktuar me VKM 953/2014, të ndryshuar.

INCENTIVAT SEKTORIALE

INCENTIVAT NË MANIFAKTURË

  • Qeveria ka miratuar disa masa lehtësuese për industrinë e tekstileve dhe këpucëve duke i dhënë një stimul të fortë industrisë së modës
  • Qeveria siguron një tarifë simbolike prej 1 Euro të kontratës së qirasë, për qiramarrje të pronës shtetërore
  • Rimbursimi i menjëhershëm i TVSH-së në rastin e tatimpaguesve me risk zero, dhe brenda 30 ditëve në rastin e tatimpaguesve eksportues
  • Përjashtim nga TVSH-ja për importin e makinerive dhe pajisjeve
  • Lehtësira të ndryshme në financim për trajnimet e stafit
  • Thjeshtimi i procedurave për Punësim dhe Sigurimin Social
  • Politika për Mbështetjen e Biznesit nga qeveria (Paketa Fason e rregulluar me Vendim nr.54, Shkurt 2014, Këshilli i Ministrave)
  • Zero përqind TVSH për furnizimet e shërbimeve të përpunimit të mallrave joshqiptare të destinuara për rieksport (Paketa fiskale 2019).
  • Shkallë 5% e tatim fitimit për personat juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në industrinë automotive.