Mirësevjen!
Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare ju fton të bëheni pjesë e saj!
Qëllimi ynë është të mbështesim investitorët dhe bizneset Start Up nga Diaspora, me ekspertizën, network-un dhe mjetet për të cilat ata kanë nevojë, në mënyrë që sipërmarrjet e tyre në Shqipëri të rezultojnë të sukseshme.
Dhoma e Biznesit të Diasporës do të ofrojë ndër të tjera shërbime si:
- Orientim dhe lehtësim për sipërmarrjet e madhësive të ndryshme dhe Start Up
- Këshillim në fusha të biznesit dhe mentorim
- Njohuri si të bësh biznes dhe trajnime për ndërtimin dhe zhvillimin e kapaciteteve
- Forume Ekonomike dhe takime B2B
- Buletine dhe Newsletter periodik
Për më shumë informacion lidhur me Procedurën e Anëtarësimit ju lutem klikoni këtu
Procedurat e administrimit të anëtarësisë përfshijnë:
- Regjistrim të Anëtarëve – plotësim i formularit me informacionin bazë të kompanisë, adresa, statusi legal, fusha e aktivitetit, dokumenta shoqërues të biznesit
- Kategorizim i Anëtarëve – sipas madhësisë së biznesit dhe natyrës së tij
- Kuota Anëtarësie dhe tarifë rregjistrimi – deri në Nëntor 2021 do të jenë 0 (zero)
- Përfshirja e Anëtarëve dhe kujdesi ndaj interesave të tyre
- Prezantim i skemave përfituese nga Anëtarësia