Paketa e Industrisë Fason së Tekstileve dhe Këpucëve në 2014, i dha një stimul të fuqishëm sektorit.
Qeveria mundëson një tarifë simbolike prej 1€ për kontratat e qerasë për qeramarrjen e pronave shtetërore me qëllim:
- Aktivitete manifakture, me nivel investimi mbi 300,000,000 (treqind milionë) Lekë, afërsisht 2.4 Milionë Euro;
- Përpunim aktiv të mallrave, i cili do të mundësojë jo më pak se 50 vende pune;
- Rimbursim të menjëhershëm të TVSH, në rastin e taksapaguesve me risk zero, dhe rimbursim brenda 30 ditëve në rastin e taksapaguesve eksportues;
- Përjashtim nga TVSH për importin e makinerive dhe pajisjeve;
- Incentiva të ndryshme financimi për trajnimet profesionale në punë;
- Lehtësim i procedurave doganore;
- Thjeshtëzim i procedurave mbi punësimin dhe sigurimet shoqërore;
- Zero TVSH për furnizimin e shërbimit për përpunimin e mallrave jo-shqiptare të destinuara për rieksport. (Paketa Fiskale 2019)