Investime Strategjike

Shqipëria ofron një gamë të gjerë mundësish në sektorë në rritje si Energjia, Agrokultura, Miniera, Industri Mekanike, Turizëm.

Sipas Heritage Foundation, Indeksi i Lirisë Ekonomike për Shqipërinë në vitin 2020, është 66.9 pikë, duke e vlerësuar si ekonominë e 57-të më të lire në totalin e indeksit për vitin 2020. Indikatori është përmirësuar me 0.4 pikë, udhëhequr nga një përmirësim në mjedisin fiskal.

Shqipëria ka marrëveshje të taksimit të dyfishtë me 41 shtete dhe sipas Komisionit Europian sektori privat dominon në rreth 2/3 të PBB.

  • Sektorë Strategjikë

    • Turizëm
    • Transport, Telekomunikacion
    • Energji dhe Miniera
    • Agrokulturë dhe Peshkim
  • Të Tjera

    • Zona të Zhvillimit Ekonomik dhe Teknik (TEDA)
    • Zona me Prioritet Zhvillimi;

Legjislacioni u ofron investitorëve strategjikë statuse preferenciale, mekanizma nxitës dhe mbështetës, si edhe mekanizma që do të zgjidhin ankesat e tyre.

  • Sektorë Strategjikë

    • Investitor/Investim Strategjik procedurë e asistuar”
    • “Investitor/Investim Strategjik procedurë e veçantë”

    Procedura e aplikimit dhe dokumentat e kërkuara përcillen në Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (www.aida.gov.al);