Këshilla të Mira

Krijoni një “grup-pune” brenda ndërrmarrjes dhe mirëpërcaktoni detyrat dhe ndërveprimet e tyre.

Komunikoni përmes këtij grupi-pune dhe qartësoni çdo punonjës “kur” të drejtohet “ku” dhe “tek cili”.

Afishoni larjen korrekte të duarve nëper tualete apo lavamanë operatorësh, për të siguruar larjen dhe shpërlarjen e duhur të duarve.

Sigurohuni të shmagni kontaktet fizike dhe mundësoni punën nga shtëpia, duke krijuar akses online për eficensën e biznesit dhe për të monitoruar orarin e punës operativ të punonjësve nga shtëpia.

Vendosni desinfenktues nëpër akse të ndryshme (koridore, tualete, zyra mbledhjeje etj).

Ofroni doreza për punonjësit e biznesit tuaj, në rastet e ndërveprimit të shpeshtë dhe me të tjerë, me një përdorim ose të tilla që të mund të lahen me ujë e sapunë, hekurosohen dhe ri-shpërndahen në kushtet e përshtatshme, me kusht që dorezat të ndërrohen çdo ditë.

Konsideroni të njoftoni punonjësit tuaj mbi Protokollin e Sigurisë:

  • Mund të përdorni E-mail apo rrjetet e tjera të komunikimit elektronik,
  • apo të shpërndani Protokollin e Sigurisë tek të gjithë punonjësit me përgjegjësi të plotë për të konfirmuar marrjen e informacionit,
  • apo të krijoni sesione trajnimi mbi Protokollin e Sigurisë,
  • apo vendosni Protokollin e Sigurisë të afishuar, si një mënyrë për t’i kujtuar për rëndësinë e veprimeve të tyre.

Mbi të gjitha, sigurohuni të komunikoni sa më shpesh me stafin tuaj dhe informoni në kohë dhe për çdo hap të gjithë stafin apo partnerët, kështu do të keni mirëkuptimin po aq sa dhe zbatimin e rregullave nga punonjësit dhe partnerët.

Krijoni një formular

Krijoni një formular dhe shpërndajeni me një frekuencë që e mendoni të arsyeshme, për t’u përditësuar mbi shëndetin e punonjësve, simpomat e tyre, apo kontakte potenciale me njerëz të infektuar apo nga zona të infektuara. Më pas zbatoni Protokollet: