Blog

Kryesia e Dhomës së Biznesit të Diasporës zhvilloi mbledhjen e parë për vitin 2020

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës z.Ardian Lekaj informoi anëtarët e kryesisë lidhur me çështjet e rendit të ditës, me fokus kryesor diskutimin dhe miratimin e rregullores së Dhomës së Biznesit të Diasporës.
Anëtarët e Kryesisë gjithashtu u informuan mbi aktivitetin e Dhomës së Biznesit të Diasporës, bashkëpunimet e deritanishme midis Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare, Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe Agjencisë së ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).

Gjithashtu u diskutua edhe për organizmin e Forumit të Biznesit të Diasporës Shqiptare, i cili paraprakisht është vendosur të zhvillohet në 3-4 qershor 2020.
Gjatë mbledhjes gjithashtu anëtarët e Kryesisë analizuan dhe prezantuan disa ide konkrete rreth strategjisë për zhvillimin e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare si dhe shërbimeve që ajo do të ofrojë në të ardhmen.

Në përfundim të mbledhjes, u miratua në unanimitet Rregullorja e Dhomës së Biznesit të Diasporës si dhe disa akte të tjera administrative.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Presidenti i Nderit I Dhomës së Biznesit të Diasporës Z. Lazim Destani dhe anëtarët e tjerë të kryesisë Kledis Panajot Rumi (Greqi), Bujar Zhuri (Norvegji), Visar Tasimi (SHBA), Jorida Qirjako (Britani e Madhe) si dhe Ergys Luga (Itali).

Support