Kryesia

Visar Tasimi – SHBA

  • KRYESIA – ANËTARËT

Biznesmeni i sukseshëm shqiptar në fushën e sigurimeve, në Connecticut, SHBA. Zgjedhur ndër 40 ekonomistët më të suksesshëm dhe premtues nën 40 vjeç “40 under 40” në edicionin e 23-të të gazetës ekonomike “The Hartford Business Journal”…

Lexo më shumë

Shqiptaro-amerikani i brezit të dyte i lindur në SHBA. I diplomuar nga Universiteti i Connecticut-it, si ekonomist dhe zëvendëspresident në fushën e sigurimit shëndetësor. I zgjedhur si 40 ekonomistët më të suksesshëm nën 40 vjeç “40 under 40” ne edicionin e 23-të të gazetës ekonomike “The Hartford Business Journal”. Aktiv në qeverisjen lokale, ku mban postin në Bordin e Financave të qytetit Naugatuck, Connecticut që më 2018. Themelues i shkollës shqipe në Ëaterbury më 2011, njëkohësisht themelues i bursës vjetore “Albanian Community Scholarship of Waterbury” dhe drejtor i festivalit kombëtar shqiptar në Waterbury. Ka bashkëpunime të vazhdueshme me Senatin Amerikan dhe ka qenë disa herë i ftuar në Kuvendin e Connecticut-it për mbrojtjen e mësimit në gjuhën shqipe dhe njohjes së lejeve të drejtimit në SHBA.

Email: visartasimi@adbc.al

Bujar Zhuri – Norvegji

  • KRYESIA – ANËTARËT

Z. Zhuri është një ndër aktivistët më të njohur në rrjetin e bizneseve të Diasporës. Që prej vitit 2007, është angazhuar në konsulencën e bizneseve me interes për të investuar në Shqipëri, veçanërisht në sektorin e hidro energjisë dhe turizmit. Z. Zhuri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin turistik të dy destinacioneve me rëndësi: Saranda dhe Vlora. Këto dy qytete bregdetare janë kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve nordik.

Lexo më shumë

Bujar Zhuri është një nga aktivistët më të njohur në rrjetin e bizneseve të Diasporës. Z. Zhuri ka kryer studimet e larta në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, duke vijuar me studime të tjera në Universitetin e Oslo-s, Norvegji, pasuar me një sërë trajnimesh të tjera në shkollën e Lartë Gjovik, Norvegji. Dallohet për mbeshtetjen ndaj projekteve të ndryshme ekonomike, social – kulturore dhe filantropike.  Që prej vitit 2007, Z. Zhuri është angazhuar në konsulencën e bizneseve me interes për të investuar në Shqipëri, duke influencuar veçanërisht biznese nordike të penetrojnë në Shqipëri. Një prej kontributeve të tij më të rëndësishme lidhet me procesin e negociimit me kompaninë norvegjese “Statkraft”, për investimin në kaskadën e Devollit (Devoll Hydropower), projekt vital për ekonominë shqiptare. Z. Zhuri ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në promovimin turistik të dy destinacioneve me rëndësi: Saranda dhe Vlora. Këto dy qytete bregdetare janë destinacioni i preferuar i turisteve nordik. Rreth 600 norvegjezë kanë investuar në pasuri të paluajtshme në këto dy qytete. Aktualisht, është në partneritet dhe në process negociimi edhe për dy investime të tjera norvegjeze në Shqipëri,  një në turizem dhe tjetri në bujqësi, me një buxhet rreth 100 mil euro.

Email: bujarzhuri@adbc.al

Panajot K. Rumi - Greqi

  • KRYESIA – ANËTARËT

Panajot K. Rumi biznesmen i suksesshëm shqiptar, me një eksperiencë disa vjeçare në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë industriale në Ballkan, në Itali dhe më gjerë. Në moshë relativisht të re, nisi bisnesin e tij privat në fushën e tregtisë dhe të inxhinierisë. Sot është themelues i suksesshëm dhe CEO i grupit të bizneseve “RUMMING”…

Lexo më shumë

Panajot K. Rumi kreu studimet si inxhinier ndërtimi në Universitetin e Athinës Perëndimore (UNIWA). Në moshë relativisht të re, nisi bisnesin e tij privat në fushën e tregtisë dhe të inxhinierisë. Sot është themelues i suksesshëm dhe CEO i grupit të bizneseve “RUMMING”. Me një eksperiencë disa vjeçare në sektorin e ndërtimit dhe të tregtisë industriale në Ballkan, në Itali dhe më gjerë.

Me përkushtim dhe pasion në fushën e ndërtimit, ka shërbyer në kompani të mëdha , si drejtor eksportesh, konsulent biznesi dhe përfaqësues ligjor dhe tatimor për projekte të rëndësishme. Në vitin 2019 fiton çmimin “MëndjeArti i Diasporës”.

Email: panajotrumi@adbc.al

Namik Shabi –Turqi

  • KRYESIA – ANËTARËT

Njohës i fushës së biznesit edhe lobues për investimet e huaja në trevat shqiptare. Z. Shabi ka qenë organizator i një sërë aktivitetesh me pjesëmarrje të gjerë të komuniteti shqiptar në shtetin e Turqisë me tematika në fushat ekonomike, social dhe kulturore…

Lexo më shumë

Kryetari i shoqatës “Vatra” në Turqi me aktivitet të rëndësishëm në promovimin e shqiptarëve në shoqërinë turke, njëkohësisht edhe lobues për investimet e huaja në trevat shqiptare. Z. Shabi ka kontribut në ngritjen e qendrave kulturore shqiptare si dhe rimëkëmbjen e shoqatave shqiptare në Turqi, duke evidentuar vazhdimisht rolin e tyre në komunitetet shqiptare në Turqi. Z. Shabi ka qenë organizator i një sërë aktivitetesh me pjesëmarrje të gjerë të komuniteti shqiptar në shtetin e Turqisë.

Email: namikshabi@adbc.al

Jorida Qirjako – Britani e Madhe

Email: joridaqirjako@adbc.al

Ergys Luga – Itali

Email: ergysluga@adbc.al

Ivi Xhelili – Kanada

Email: ivixhelili@adbc.al