Kryetari

Ardian Lekaj - Hollandë

  • Kryetar i Dhomës së Biznesit të Diasporës

Lekaj është një histori suksesi në fushën e biznesit evropian dhe më gjerë. Sipërmarrës i suksesshëm me mbi 25 vjet arritje të dukshme në zhvillimin dhe rritjen e biznesit. Një investitor kryesor në zhvillimin e porteve…

Lexo më shumë

Sipërmarrës i suksesshëm me mbi 25 vjet arritje të dukshme në zhvillimin dhe rritjen e biznesit. Një investitor kryesor në zhvillimin e porteve. Ka zhvilluar porte në dete si; Mesdhe, Deti i Zi dhe ai Adriatik. Ka drejtuar projekte të ndryshme në Evropë, në fusha si: Infrastrukturë, manifakturë, miniera, qendra shërbimi etj, me vlera deri në 400 milion euro.

Z.Lekaj ka mbaruar studimet për ekonomi në Universitetin e Tiranës, ndërsa studimet Master i ka kryer në Holandë në fushën e prokurimeve. Që prej vitit 1991 jeton në Holandë. Gjithashtu, z. Lekaj është aktivist dhe mbështetës i komuniteteve shqiptare jashtë vendit. Bashkethemelues i Fondacionit Dutch Albanian Foundation. Përveç zotërimit të kompanive të ndryshme, që nga viti 2007 ai është pjesë e Bordit Mbikëqyrës të kompanive Hollandeze dhe Belge.

Duke patur një angazhim të vazhdueshëm në mbështetje të vendit të tij, jashtë vendit, Z. Lekaj mori titullin e nderit “Ambasador i Kombit” dhe në vitin 2019 ai zgjidhet një nga anëtarët e 15-të të Këshillit Kordinues i Diasporës shqiptare.

Email: ardianlekaj@adbc.al