Sektori i agroturizmit përfaqëson një potencial të madh në zhvillimin e Shqipërisë, kështu mbetet pjesë e fokusit të axhendës qeveritare. Ky sektor ka rritur kontributin e tij në ekonominë e vendit, në aspektin monetar dhe në atë të punësimit, duke u bërë kështu një nga sektorët kryesor strategjik në Shqipëri. Gjithashtu, në këtë sektor shfaqet një interes i gjerë nga qeveria, donatorë, investitorë dhe aktorë të tjerë.
Megjithëse ky sektor nuk përmendet shprehimisht si një sektor strategjik në ligjin për Investime Strategjike, ai konsiderohet një sektor strategjik, duke marrë parasysh që konsiderohet si një nënsektor i turizmit.
Kështu, ato investime/investitorë të cilëve u jepet statusi i investimit/investitorit strategjik në sektorin e turizmit, kanë të drejtën të përfitojnë nga ndihma speciale e ofruar nga AIDA në procedurat përkatëse.
Legjislacioni bazë që rregullon veprimtarinë në sektorin e agroturizmit është si më poshtë: