Blog

Kuadri Ligjor për Turizmin

Ky informacion u përgatit me asistencën e Agjencisë Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve (AIDA) dhe IOM Albania, përmes mekanizmit Connect Albania.

Industria e turizmit ka rritur kontributin e saj në ekonominë e vendit, në aspektin monetar dhe atë të punësimit, duke u bërë kështu sektori kryesor i ekonomisë në Shqipëri. Në sektorin e turizmit është shfaqur interes nga qeveria, donatorë, invetitorë, dhe aktorë të tjerë.

Turizmi përmendet si një sektor strategjik në Ligjin ekzistues të Sektorëve Strategjik. Si i tillë, ato investime/investitorë të cilëve u jepet statusi i investimit/investitorit strategjik, kanë të drejtëen të përfitojnë nga ndihma speciale e ofruar nga AIDA në procedurat përkatëse.

Legjislacioni bazë që rregullon veprimtarinë në sektorin e turzimit është si më poshtë:

Ligji Nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar

Ligji Nr. 93/2015 “Për Turizmin”, i ndryshuar

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr 413 datë 19.06.2019 “Strategjia Kombëtare e Turizmit 2019-2023”

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.770, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurat për klasifikimin e procedurave akomoduese”

Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr.257, datë 9.5.2018 “Për miratimin e kritereve, procedurave dhe dokumenteve të kërkëuara për entitete që aplikojnë për investitorë për struktura akomoduese me ‘4 yje’ dhe ‘5 yje’”

Legjislacioni Fiskal: Ligji i Taksave mbi të Ardhurat, Ligji i TVSH-së, Ligji i Taksave Lokale, Ligji Kombëtar i Taksave

Ligji Nr. 9374/2005 “Për Ndihmën Shtetërore”, i ndryshuar