Blog

Lazim Destani: E vërteta për mbështetjen e emigrantëve të Kapshticës nga KKD

Anëtari i KKD Z. Lazim Destani nëpërmjet një statusi në facebook ka shpjeguar  se si u zgjidh situata e emigrantëve shqiptarë të bllokuar në Kapshticë. Ai ka theksuar se ky ka qenë nje veprim i realizuar nga të 15 anëtarët e KKD, dhe jo një gjest personal i tij. Për t’u dhënë përgjigje kërkesave nga media, Z.Desrani ka sqaruar  opinionin public.Siç bëhej e ditur nga media, situata e emigrantëve shqiptarë që kishin mbetur të bllokuar për disa ditë në zonën neutrale, në Kapshticë ishte mjaft e vështirë dhe brengosëse.
Prandaj më vjen mirë që në saje të angazhimit konkret të Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Majko, në bashkëveprim me Këshillin Koordinues të Diasporës i dhamë zgjidhje të menjëhershme këtij problemi. Ishte ky një veprim konkret i Këshillit 15 anëtarësh ku bëj pjesë edhe unë, që i doli në ndihmë grupit të emigrantëve tanë që po ktheheshin nga Greqia.
Ne si Këshill së bashku kemi mbuluar të gjitha shpenzimet e hotelit në Korçë ku ata do të qëndrojnë për 14 ditë në karantinë.Me këtë rast do të bëja thirrje për zbatimin me rigorozitet të masave për parandalimin e përhapjes së virusit, sipas rekomandimeve që vijnë nga institucionet shëndetësore e qeveritare nga e gjithë bota. Pa panik dhe duke bërë kujdes, edhe kjo pandemi do të kalojë.

Support