Blog

COVID-19 / Lazim Destani ndihmon mijëra familje në Maqedoninë e Veriut

Kompania Ecolog International e filantropit Lazim Destani ka zgjedhur t’i vijë në ndihmë mijëra familjeve në Tetovë si dhe në komunat përreth, duke i dhuruar kupona. Me anë të kuponave secili përfitues mund të shkojë në marketet e përzgjedhura dhe të marrë produkte ushqimore, apo edhe ato të higjienës.
Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Destani bën thirrje nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” që bizneset, pavarësisht natyrës së tyre, të jenë sa më pranë familjeve në nevojë në këtë periudhë të vështirë.

Sipas tij, realizimi i ndihmave, duke blerë produkte vendase është mbështetje gjithashtu edhe për prodhuesit dhe ekonominë e vendit.Lazim Destani dhe kompania Ecolog sapo ka dhuruar për mijëra nxënës në nevojë tableta për zhvillimin e mësimit online në Maqedoni të Veriut, Kosovë, Shqipëri dhe Luginë të Preshevës.