Blog

Lobimi

Dhomës së Biznesit të Diasporës, lobon me sukses në emër të anëtarëve të saj dhe mbështetet tek Qeveria Shqiptare, Ministri i Shtetit për Diasporën, Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës, me qëllim nxitjen e investimeve të Diasporës.

Njëkohësisht kordinon objektivat me të gjitha institucionet e krijuara për të mbuluar 360° fushat që prekin Diasporën Shqiptare, siç janë: Fondi Shqiptar i Zhvillimit të Diasporës, Agjensia Kombëtare për Diasporën, Qendra e Botimeve për Diasporën, Qendra e Studimeve për Arbëreshët, Gazeta e Diasporës, Minisitria për Evropën dhe Punëve të Jashtme, etj.

Bashkëvepron dhe lobon me kontribues të tjerë serioz në fushën e biznesit, si dhe merr pjesë në diskutime me përfaqësues, tek Këshillit Investimeve dhe Këshilli Kordinues i Diasporës, duke ofruar kështu një “zë” të fortë në mbrojtjen e interesave të anëtarëve të saj dhe të komunitetit të biznesit shqiptar në përgjithësi.

Synimi i Dhomës së Biznesit të Diasporës, është të ofrojë një “mik” për të gjithë inevstitorët shqiptarë, duke i angazhuar të gjithë nën një rrjet të vetëm për Diasporën Shqiptare, po aq sa të ofrojë një platformë informacioni ekonomik, për vizitorët ndërkombëtare apo vendas. Platformë e cila derivon sipas kërkimeve të tregut, bashkëveprimit me biznesin, apo mes diskutimesh të përbashkëta në forumet dhe aktivitete që organizohen sipas një kalendari të mire përcaktuar. Në këtë mënyrë ofrohet një analizë reale e tregut, me oportunitetet që ofron vendi apo mundësitë për përmirësim e zhvillim, me qëllim ndërtimin e një klime më të mirë biznesi dhe rritjen e stimujve për investitorët e Diasporës në Shqipëri.

Support