Manifaktura

Sektori i manifakturës në Shqipëri është i fuqishëm dhe dinamik, falë aktivitetit të ndërmarrjeve shumë të suksesshme në industrinë e tekstilit dhe këpucëve. Nëpërmjet kësaj përvoje të madhe dhe forcës së aftë punëtore, Shqipëria ofron një potencial të shkëlqyeshëm për të rritur diversitetin e ekonomisë së vet duke kaluar nga industria e tekstileve dhe këpucëve në industrinë e automobilëve.

    • Kontribut prej 15% në PBB;
    • 11% të punësimit total;
    • Mbi 10,000 kompani operojnë në sector;
    • Sektori i Manifakturës dominuar nga kompanitë e përpunimit të ushqimeve;
    • Bashkëpunime me marka të njoura në Europë;
    • Eksporti i tekstile- këpucë përbën rreth 40% të eksporteve totale, sipas të dhënave të 2019, dhe më shumë se 40% e fuqisë punëtore në industrinë përpunuese.

Forcë punëtore e kualifikuar, produktive dhe me kosto konkuruese

Mbi 1.000.000 e popullsisë së Shqipërisë janë profesionistë të rinj dhe të mirëarsimuar. 57% e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 35 vjeç, ndërsa mosha mesatare është 35 vjeç. Aftësi të shkëlqyera gjuhësore: Anglisht, Italian, Frëngjisht, Gjermanisht, Spanjisht, etj

  • Të dhëna kyçe mbi sektorin e manifakturës

    • Nga viti 2016 deri në 2018, eksportet në manifakturë u rritën me 16%;
    • Rritje prej 9% e importeve të makinerive dhe pajisjeve në këto vite;
    • Partneritetet me kompanitë më të njohura dhe shitësit me pakicë në të gjithë Evropën.
  • Tregjet më të rëndësishme janë:

    • Italia
    • Gjermania
    • Greqia
    • Franca
    • Hollanda
  • Incentivat qeveritare

    Paketa e Industrisë Fason së Tekstileve dhe Këpucëve në 2014, i dha një stimul të fuqishëm sektorit.

      • Qeveria mundëson një tarifë simbolike prej 1€ për kontratat e qerasë për qeramarrjen e pronave shtetërore me qëllim:
      • Aktivitete manifakture, me nivel investimi mbi 300,000,000 (treqind milionë) Lekë, afërsisht 2.4 Milionë Euro;
      • Përpunim aktiv të mallrave, i cili do të mundësojë jo më pak se 50 vende pune;
      • Rimbursim të menjëhershëm të TVSH, në rastin e taksapaguesve me risk zero, dhe rimbursim brenda 30 ditëve në rastin e taksapaguesve eksportues;
      • Përjashtim nga TVSH për importin e makinerive dhe pajisjeve;
      • Incentiva të ndryshme financimi për trajnimet profesionale në punë;
      • Lehtësim i procedurave doganore;
      • Thjeshtëzim i procedurave mbi punësimin dhe sigurimet shoqërore;
      • Zero TVSH për furnizimin e shërbimit për përpunimin e mallrave jo-shqiptare të destinuara për rieksport. (Paketa Fiskale 2019)
    Sektorët Strategjikë

SEKTORI BPO

Sektori i BPO në Shqipëri ka treguar një rritje të qëndrueshme dhe aktualisht punëson rreth 35,000 profesionistë në më shumë se 400 firma. Tirana është epiqendra e BPO në Shqipëri, pasuar nga Durrësi, Shkodra dhe Vlora.

Fuqia e forcës punëtore cilësore është një nga kushtet kryesore për zhvillimit e BPO. Pjesa dërrmuese e shqiptarëve të punësuar në këtë sektor janë nën 35 vjeç, me aftësi të shkëlqyera gjuhësore dhe larmishmëri të formimeve akademike. Avantazhe të tjera lidhen me disponueshëmrinë e infrastrukturës, cilësinë dhe kostot e ambjenteve të punës, penetrim i lartë i Internetit dhe Lidhjes se Linjave Fikse por edhe lidhur me aksesin në tregje, me politikat shumë liberale tregtare dhe Marrëveshje të Tatimit të Dyfishtë me 41 shtete. Gjithashtu, janë nënshkruar shumë marrëveshje të tregtisë së lirë (BE, CEFTA, EFTA, Turqi dhe Programi USA GSP) me synim lehtësimin e eksporteve të bizneseve.

Sipas AIDA, shërbimet BPO në Shqipëri përdoren nga brande si: Adidas, Vodafone, eBay, Sky, Apple, Barclays, Groupon, Air France dhe Alitalia. Tregjet aktuale të klientëve janë: Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja, Gjermania, Austria, Zvicra dhe Italia.

Vlera totale e industrisë përllogaritet afërsisht mes $130m dhe $160m.

STRUKTURA E INDUSTRISË

Kompanitë me aktivitet Data Entry dhe Call Center janë mes shërbimeve kryesore të sektorit BPO në Shqipëri. Mes sipërmarrjeve të tjera madhore të këtij sektori në Shqipëri përfshihen:

    • Shërbimet e Kujdesit ndaj Klientit dhe Call Center
    • Veprimtari IT dhe Software
    • Financë dhe Kontabilitet
  • Kompanitë Kryesore BPO në Shqipëri:

    • PWC Alba Contact Teleperformance
    • Albacall Ernst & Young LocalEyes
    • Deloitte IDS – Intercom Data Services Euroservices

    Incentivat: Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e software-ve, tatimi mbi fitimin është 5%.

    Për më shumë informacion http://aida.gov.al/sektoret/